Skënder Rusi
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Skënder Rusi
TITANIKU I PUTHJES
Unë të puth ty
dhe e harroj botën,
Mundësinë e saj reale
të zhdukjes!
Gjer atëhere do të ngrihet prapë
një varkë si e Noes,
Por unë do të zgjedh
Titanikun e puthjes!
Edhe në ndodhtë
që ai të mbytet prapë,
Prej tij,kurrë,
nuk kam për të zbritur!
Noeja shpëtoi botën
me një varkë,
Po s’bëri dot asgjë
Për Titanikun!
Ai është ende atje,
në fund të detit,
Si një dëshmi
e bukurisë fatale!
Unë të puth ty
dhe e harroj botën,
Mundësinë e zhdukjes
së madhe!
Unë të puth ty
dhe e harroj botën,
Mundësinë e saj reale
të zhdukjes!
Gjer atëhere do të ngrihet prapë
një varkë si e Noes,
Por unë do të zgjedh
Titanikun e puthjes!
Edhe në ndodhtë
që ai të mbytet prapë,
Prej tij,kurrë,
nuk kam për të zbritur!
Noeja shpëtoi botën
me një varkë,
Po s’bëri dot asgjë
Për Titanikun!
Ai është ende atje,
në fund të detit,
Si një dëshmi
e bukurisë fatale!
Unë të puth ty
dhe e harroj botën,
Mundësinë e zhdukjes
së madhe!
Re: Skënder Rusi
ATA PO PUTHEN
Ata po puthen,e po mirë,
le të puthen,
Le t’i shtojnë kësaj dite
marrëzinë e vet!
Veç e veç,ata janë mëkatarë,
Të dy bashkë
e krijojnë një shenjt!
Ata po shkrihen,e po mirë,
le të shkrihen,
(Bota e tërë ka lindur
nga ky art!)
Ku mund të gjesh
dhe ndonjë nuancë grije,
Dhe ndonjë shi prej vjeshte
që të lag!
Ata duhen ,e po mirë,
le të duhen!
Siç duhet dita
me natën që e ka afër!
Ata veç e veç janë mëkatarë,
Po krijojnë një shenjt
kur puthen bashkë!
Ata po puthen,e po mirë,
le të puthen,
Le t’i shtojnë kësaj dite
marrëzinë e vet!
Veç e veç,ata janë mëkatarë,
Të dy bashkë
e krijojnë një shenjt!
Ata po shkrihen,e po mirë,
le të shkrihen,
(Bota e tërë ka lindur
nga ky art!)
Ku mund të gjesh
dhe ndonjë nuancë grije,
Dhe ndonjë shi prej vjeshte
që të lag!
Ata duhen ,e po mirë,
le të duhen!
Siç duhet dita
me natën që e ka afër!
Ata veç e veç janë mëkatarë,
Po krijojnë një shenjt
kur puthen bashkë!
Re: Skënder Rusi
NJË GRUA E ÇUDITSHME
U dashurova me një grua
pothuajse të bukur,
Ajo është herë-herë
pothuajse e çuditshme!
I pëlqen ta prek
veç në shtëpinë e muzgut,
Kur gjithçka të jetë
pothuajse lunatike!
U dashurova me një grua
pothuajse të kendshme,
Ajo është herë-herë
pothuajse e pazakonshme,
Është e pa arsye
po unë ,pikërisht për këtë,
E kam ngritur kasollen
në pyllin e saj të flokëve!
U dashurova me një grua
pothuajse të rrallë,
Ajo është herë-herë
pothuajse e pakuptimtë!
NJëlloj si unë
që jam kjo natë e bardhë,
Që e mbështjell të gjithën
që të mos më ikë!
U dashurova me një grua
pothuajse të bukur,
Ajo është herë-herë
pothuajse e çuditshme!
I pëlqen ta prek
veç në shtëpinë e muzgut,
Kur gjithçka të jetë
pothuajse lunatike!
U dashurova me një grua
pothuajse të kendshme,
Ajo është herë-herë
pothuajse e pazakonshme,
Është e pa arsye
po unë ,pikërisht për këtë,
E kam ngritur kasollen
në pyllin e saj të flokëve!
U dashurova me një grua
pothuajse të rrallë,
Ajo është herë-herë
pothuajse e pakuptimtë!
NJëlloj si unë
që jam kjo natë e bardhë,
Që e mbështjell të gjithën
që të mos më ikë!
Re: Skënder Rusi
AROMË LIVE
Sa më ngacmon kjo erë e mirë,
Me trupin e një gruaje
e ngjashme!
Nuk jam siç kam qenë dikur,
fëmijë,
Tani më torturojnë
aromat e grave!
Eh,e kam edhe unë
aromën time,
Që s’është edhe aq zili
për ta pasur!
Po ju,gra të bukura
flakini parfumet,
E duam live erën tuaj të dashur!
Ajo të deh si një verë e ëmbël,
Të bën të harrosh
edhe se si quhesh!
Gra të bukura, mos ju duket ëndërr,
Me aromën tuaj
unë do të bëj parfumet!
Sa më ngacmon kjo erë e mirë,
Me trupin e një gruaje
e ngjashme!
Nuk jam siç kam qenë dikur,
fëmijë,
Tani më torturojnë
aromat e grave!
Eh,e kam edhe unë
aromën time,
Që s’është edhe aq zili
për ta pasur!
Po ju,gra të bukura
flakini parfumet,
E duam live erën tuaj të dashur!
Ajo të deh si një verë e ëmbël,
Të bën të harrosh
edhe se si quhesh!
Gra të bukura, mos ju duket ëndërr,
Me aromën tuaj
unë do të bëj parfumet!
Re: Skënder Rusi
NJË BURRË I SHËMTUAR QË KA RËNË NË DASHURI
Sot kam parë një burrë
të shëmtuar,
(E kish sjellë ndajnata në park!)
Krihej me gishtat
e zverdhur nga nikotina,
Por s’bëhej dot i bukur,aspak!
Ishte ulur në një stol me puthjen,
Priste të vinte
mbretëresha e muzgut!
Ajo shfaqej gjithnjë
e rrethuar me fllade,
Nga frymëmarrja e atij
që desh të bëhej i bukur!
O Zot,po ajo ishte e rënë nga qielli!
S’e them dot
pse e kishte zgjedhur atë!
Është një mister
që nuk e zgjidh dot Skënderi,
Ndërsa parku hesht e nuk bën zë!
Sot kam parë një burrë
të shëmtuar,
(E kish sjellë ndajnata në park!)
Krihej me gishtat
e zverdhur nga nikotina,
Por s’bëhej dot i bukur,aspak!
Ishte ulur në një stol me puthjen,
Priste të vinte
mbretëresha e muzgut!
Ajo shfaqej gjithnjë
e rrethuar me fllade,
Nga frymëmarrja e atij
që desh të bëhej i bukur!
O Zot,po ajo ishte e rënë nga qielli!
S’e them dot
pse e kishte zgjedhur atë!
Është një mister
që nuk e zgjidh dot Skënderi,
Ndërsa parku hesht e nuk bën zë!
Re: Skënder Rusi
NE TË DY
Ne të dy
jemi një vjeshtë më vete,
kemi shirat tanë
që bien dhe na lagin!
Kemi mënyrën tonë
si e krijojmë rënien e gjetheve,
Dhe një tjetër botë
nga e marrim ajrin!
Ne të dy
jemi një erë më vete,
Kemi tjetër drejtim
nga vijnë stuhitë,
Kemi të tjera pemë
ku na flenë vdekjet,
Dhe të tjerë zjarre
që ndezim çdo ditë!
Ne të dy
jemi një dimër më vete,
Kemi tjetër dëborë
që na ngroh kur bie!
Kemi tjetër qiell,
të tjerë planete,
Dhe natyrisht,
të tjera çaste marrëzie!
Ne të dy
jemi një vjeshtë më vete,
kemi shirat tanë
që bien dhe na lagin!
Kemi mënyrën tonë
si e krijojmë rënien e gjetheve,
Dhe një tjetër botë
nga e marrim ajrin!
Ne të dy
jemi një erë më vete,
Kemi tjetër drejtim
nga vijnë stuhitë,
Kemi të tjera pemë
ku na flenë vdekjet,
Dhe të tjerë zjarre
që ndezim çdo ditë!
Ne të dy
jemi një dimër më vete,
Kemi tjetër dëborë
që na ngroh kur bie!
Kemi tjetër qiell,
të tjerë planete,
Dhe natyrisht,
të tjera çaste marrëzie!
Re: Skënder Rusi
GJITHNJË E MË PAK
Gjithnjë e më pak
po japim të puthura,
Të hidhura,pa sheqer
kafet po i pimë!
Ditët tona(ato më të bukurat)
I mbajmë veshur
edhe prapë ngrijmë!
Gjithnjë e më pak
po japim përqafime,
Përpiqemi
po nuk i shmangim dot dimrat!
Tani edhe mes nesh
kanë filluar grindjet,
Ashtu kot më kot,
siç fillojnë shirat!
Gjithnjë e më pak
po gjejmë njeri-tjetrin,
Nëpër këtë pyll
me drurë të pikëlluar!
Ndoshta është kështu
me të gjithë njerëzit,
Ndoshta ndodh kështu
me çdo të dashuruar!
Gjithnjë e më pak
po japim të puthura,
Të hidhura,pa sheqer
kafet po i pimë!
Ditët tona(ato më të bukurat)
I mbajmë veshur
edhe prapë ngrijmë!
Gjithnjë e më pak
po japim përqafime,
Përpiqemi
po nuk i shmangim dot dimrat!
Tani edhe mes nesh
kanë filluar grindjet,
Ashtu kot më kot,
siç fillojnë shirat!
Gjithnjë e më pak
po gjejmë njeri-tjetrin,
Nëpër këtë pyll
me drurë të pikëlluar!
Ndoshta është kështu
me të gjithë njerëzit,
Ndoshta ndodh kështu
me çdo të dashuruar!
Re: Skënder Rusi
NË GJUMIN E TIM ETI
Hyra një natë në gjumin e tij,
Ish me një grua
që s’di nga kish ardhur!
Ajo kish një natë me flokë të zinj,
Ku im atë kohën e kish ndalur!
Asnjeri nga të dy nuk më shihte,
Unë isha kthyer krejtësisht në ajër!
Dhe asnjëri nga të dy nuk e dinte,
Ç’përgjues të madh kishte afër!
Atë grua unë ende s’po e njihja,
Ku të linte nata e saj e flokëve!?
Ishin aq të rinj dhe aq të bukur,
Dhe asnjërit s’mund t’i thuash
që po gabonte!
Erdhën pastaj ca dridhje të dheut,
Të tilla sa u trembën edhe ata!
Gruaja lëvizi dhe unë njoha nënën,
Në moshën më të bukur të saj!
Im atë e kish çuar kohën mbrapa,
Siç e çojmë një disk
ku na pëlqen më shumë!
E shpinte atje sa herë vinte nata,
Tek ca puthje
nga të cilat linda unë!
Hyra një natë në gjumin e tij,
Ish me një grua
që s’di nga kish ardhur!
Ajo kish një natë me flokë të zinj,
Ku im atë kohën e kish ndalur!
Asnjeri nga të dy nuk më shihte,
Unë isha kthyer krejtësisht në ajër!
Dhe asnjëri nga të dy nuk e dinte,
Ç’përgjues të madh kishte afër!
Atë grua unë ende s’po e njihja,
Ku të linte nata e saj e flokëve!?
Ishin aq të rinj dhe aq të bukur,
Dhe asnjërit s’mund t’i thuash
që po gabonte!
Erdhën pastaj ca dridhje të dheut,
Të tilla sa u trembën edhe ata!
Gruaja lëvizi dhe unë njoha nënën,
Në moshën më të bukur të saj!
Im atë e kish çuar kohën mbrapa,
Siç e çojmë një disk
ku na pëlqen më shumë!
E shpinte atje sa herë vinte nata,
Tek ca puthje
nga të cilat linda unë!
Re: Skënder Rusi
VDEKJA IME
Nuk di se si
mua më humbi vdekja,
Më ra rrugës
ndërsa isha duke ecur!
U ktheva ta kërkoj
e veç një këpucë ia gjeta,
Tjetra,ku dihet
ku i kishte mbetur!
Ajo më vinte pas
ngado që unë bridhja,
S’më ndahej
as kur bija për të fjetur!
Hirushe
që s’u bë dot kurrë imja,
E ndoshta kurrë
s’ka për të më gjetur!
S’di se si
mua më humbi vdekja,
(më ra rrugës
apo e hodha vetë!?)
Sidoqoftë,
unë njerën këpucë ia gjeta,
Por nuk ia jap
që më të mos më ndjekë
Nuk di se si
mua më humbi vdekja,
Më ra rrugës
ndërsa isha duke ecur!
U ktheva ta kërkoj
e veç një këpucë ia gjeta,
Tjetra,ku dihet
ku i kishte mbetur!
Ajo më vinte pas
ngado që unë bridhja,
S’më ndahej
as kur bija për të fjetur!
Hirushe
që s’u bë dot kurrë imja,
E ndoshta kurrë
s’ka për të më gjetur!
S’di se si
mua më humbi vdekja,
(më ra rrugës
apo e hodha vetë!?)
Sidoqoftë,
unë njerën këpucë ia gjeta,
Por nuk ia jap
që më të mos më ndjekë
Re: Skënder Rusi
Kredo
Ç’gjë e bukur ta pjestosh,
Jetën tënde me të tjerët!
Që nga ata, hapat e vegjël,
E gjer tek ato, rrahjet e zemrës!
Ç’gjë e bukur ta pjestosh
Frytin tënd me të tjerët!
Dhe jo vetëm atë që të lodh më pak,
Por edhe atë që të mundon më tepër!
Ç’gjë e bukur ta pjestosh,
Jetën tënde me të tjerët!
Që nga ata, hapat e vegjël,
E gjer tek ato, rrahjet e zemrës!
Ç’gjë e bukur ta pjestosh
Frytin tënd me të tjerët!
Dhe jo vetëm atë që të lodh më pak,
Por edhe atë që të mundon më tepër!
Re: Skënder Rusi
Përse?
Në krahun e thyer të një zogu,
Ndodhet arti i mrekullive të gjahtarit.
Ai qesh me dhimbjen më të bukur
Të përpëlitjes së puplave mes ajrit.
Qiellit ia vodhi cicërimat,
E fëmijës më sykaltër që kishte.
Ai, që, natyrisht e dinte
Pse qëllohen zogjtë me çifte!
Në krahun e thyer të një zogu,
Ndodhet arti i mrekullive të gjahtarit.
Ai qesh me dhimbjen më të bukur
Të përpëlitjes së puplave mes ajrit.
Qiellit ia vodhi cicërimat,
E fëmijës më sykaltër që kishte.
Ai, që, natyrisht e dinte
Pse qëllohen zogjtë me çifte!
Re: Skënder Rusi
Shqiptarët
Për ditë po ikin. Për natë.
Pa ditur se ku, si në jerm!
Gjarpëri i asfaltit ia bën me sy,
Por asnjëri prej tyre s’e shkel (!)
Asnjëri prej tyre s’e shkel (!)
Ç’ta ndotin asfaltin e bekuar?!
Dhe ecin arave, pa pyetur për kufij,
Si në një "Evropë të Bashkuar!"
Si në një Evropë të Bashkuar,
Për ditë po ikin. Për natë.
Pa ditur se ku, si në jerm!
Gjarpëri i asfaltit ia bën me sy,
Por asnjëri prej tyre s’e shkel (!)
Asnjëri prej tyre s’e shkel (!)
Ç’ta ndotin asfaltin e bekuar?!
Dhe ecin arave, pa pyetur për kufij,
Si në një "Evropë të Bashkuar!"
Si në një Evropë të Bashkuar,
Re: Skënder Rusi
Vajza prej qelqi
Vajzë e vogël,
Me sy prej qelqi,
Sa herë hyj brenda tyre,
Unë eci zbathur,
Mos thyej ndonjë gjë,
Që,dot,s’e ndreq!
Qelq,
I ke sytë,
Qelq!
Vajzë kryeneçe,
Me buzët prej qelqi,
Sa herë ndeshem me to,
Ti mua më kap rob,
Dhe robërit i trajtoke keq!
Qelq,
I ke buzët,
Vajzë e vogël,
Me sy prej qelqi,
Sa herë hyj brenda tyre,
Unë eci zbathur,
Mos thyej ndonjë gjë,
Që,dot,s’e ndreq!
Qelq,
I ke sytë,
Qelq!
Vajzë kryeneçe,
Me buzët prej qelqi,
Sa herë ndeshem me to,
Ti mua më kap rob,
Dhe robërit i trajtoke keq!
Qelq,
I ke buzët,
Re: Skënder Rusi
Ç’trishtim
Ç’trishtim,të jetosh në një qytet-brengë,
Ku shumë gjëra ecin për mbrapsht!
Vajzat e bukura rrinë fshehur nga djemtë,
Të shëmtuarat shëtisin në bulevard(!)
Ç’trishim në këtë qytet që më deh,
Me erën e qelbur të vodkës!
Ku vetja herë-herë më duket
Ç’trishtim,të jetosh në një qytet-brengë,
Ku shumë gjëra ecin për mbrapsht!
Vajzat e bukura rrinë fshehur nga djemtë,
Të shëmtuarat shëtisin në bulevard(!)
Ç’trishim në këtë qytet që më deh,
Me erën e qelbur të vodkës!
Ku vetja herë-herë më duket
Re: Skënder Rusi
Ndjenjë
Në qiell retë u shpërndanë
ç'do gjë u bë e kaltër!
ti e kupton, ne kete are
me vjen te rri gjer naten.
Ti e kupton perse ketej
un i sjell nxenesit shpesh
i ve ata per te kenduar
qe koken ti ta kthesh.
Ata s'kuptojne dot asgje
se jane aq te vegjel!
dhe zene e qeshin dhe ata
kur shohin qe ne qeshim!
Në qiell retë u shpërndanë
ç'do gjë u bë e kaltër!
ti e kupton, ne kete are
me vjen te rri gjer naten.
Ti e kupton perse ketej
un i sjell nxenesit shpesh
i ve ata per te kenduar
qe koken ti ta kthesh.
Ata s'kuptojne dot asgje
se jane aq te vegjel!
dhe zene e qeshin dhe ata
kur shohin qe ne qeshim!
Similar topics
» Poezi nga Skender Braka
» Rusi, vrasin shoqen dhe e servirin për darkë
» Rusi, babai i heq levën e lojrave, fëmija e vret
» Vranë vajzën dhe hëngrën kufomën, dënohen autorët në Rusi
» Rusi, vrasin shoqen dhe e servirin për darkë
» Rusi, babai i heq levën e lojrave, fëmija e vret
» Vranë vajzën dhe hëngrën kufomën, dënohen autorët në Rusi
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi