Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkëndija ka shumë armiq

Shko poshtë

Shkëndija ka shumë armiq Empty Shkëndija ka shumë armiq

Mesazh nga Dewil Fri 5 Nov 2010 - 4:52

Shkëndija ka shumë armiq Thumbnail.php?file=4_520641808


“Nuk ka drejtësi në sportin e Maqedonisë. Thjesht është absurde kur flitet se nuk bëhen dallime në baza etnike. Tani e kam vërtetuar se me mish e shpirt janë mbledhur të gjithë ata që nuk e duan klubin e Shkëndijës, që të arrijë një rezultat të lartë”, tha portieri, Suat Zendeli
Hajrush MANI


Ndeshja Teteks – Shkëndija ashtu sikurse kishte filluar, me anulime, probleme dhe shumë paqartësi, ka përfunduar me nervozë dhe mërzi edhe nga të gjithë ata që kishin shkuar ta shikojnë një ndeshje që duhej të ishte normale. Por sipas futbollistëve kuqezi, kjo nuk ishte ashtu. Pikërisht njëri prej lojtarëve që ishte provokuar më shumë në këtë duel ishte portieri shkupjan, Suat Zendeli, i cili në fund mezi arriti të ndalet nga i gjithë stafi i ekipit dhe bashkëlojtarët, që të mos arrijë deri tek kundërshtarët. Në bisedën që zhvilluam me Suatin, mësuam se me për ta zhvilluar dhe kultivuar sportin e drejtë në Maqedoni, është shumë vështirë. “Nuk ka drejtësi në sportin e Maqedonisë. Thjesht është absurde kur flitet se nuk bëhen dallime në baza etnike. Tani e kam vërtetuar se me mish e shpirt janë mbledhur të gjithë ata që nuk e duan klubin e Shkëndijës, që të arrijë një rezultat të lartë. Këtë edhe e pritnim, por jo edhe në këtë nivel. Nuk ka sport, e ku garojnë klube apo sportist shqiptarë që të mos u bëhet padrejtësi. Ne duhet të jemi super sportistë që duhet stërvitur dhjetë fish më shumë, ndërsa përkundër kësaj duhet të gjejmë metodë që ti mundin edhe gjyqtarët dhe të gjithë ata që punojnë në kultivimin e sportit”, ka thënë mes tjerash “gardiani” kuqezi.
Në ndeshjen e së mërkurës, Zendeli, në fund deshi të pastrojë hesapet edhe me gjyqtarin, ndërsa se si erdhi që ai të reagojë në mënyrë më të ashpër, mësuam nga biseda në vazhdim. “Në momentin kur po doja të afrohem të ‘gjyqtari’, Petkovski, që ti them se na dëmtoi si asnjëherë më parë, një nga futbollistët provokonte publikun, i cili edhe ashtu ishte në kulmin e nervave, ndërsa nga ana tjetër, njëri nga ndihmës trajnerët, dëgjova se si me sharjet më të pista i ishte drejtuar futbollistit tonë të ri, Ferhan Hasani. Ky ishte dhe kulminacioni dhe reagova në atë mënyrë. Nuk është problem që të pësojmë disfatë, pasi që sporti është i tillë dhe nuk është sportist ai që nuk e pranon disfatën, por jo në këtë mënyrë. Mendoj se Shkëndija ka shumë armiq që nuk dëshirojnë ta shohin në pasqyrë më të mirë”, ka shtuar i emocionuar Zendeli. Kampionati është i hapur dhe ekipi i Shkëndijës nuk ngecur shumë nga dy konkurrentët që janë në kreun e tabelës, Renova dhe Metallurgu, ndërsa Zendeli për këtë flet me rezervë. “Nuk është asnjë problem sa i përket vazhdimit të kampionatit. Ne nuk i frikësohemi aspak konkurrencës në fushë, por ne i frikësohemi shantazhit që po bëhet me klubin tonë. Unë mendoj se ky është vetëm një fillim i të keqes, pasi që priten edhe më shumë kurtha të na bëhen. Ne do të luajmë futboll dhe do të kërkojmë suksesin, e ata le të provojnë dhe le të na ndalin”, ka thënë në fund të bisedës për gazetën “Koha e Re”, portieri më i mirë i ligës së parë, Suat Zendeli. Të përkujtojmë se ekipi i Shkëndijës deri më tani ka pësuar vetëm 3 disfata, ndërsa në portën e Zendeli topi është futur 7 herë. Ndeshjen e radhës ekipi kuqezi e luan të shtunën në Tetovë, ku përballë do të ketë ekipin e Bregallnicës.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi