Borshi- nje det me histori dhe kroje zanash...
Faqja 1 e 1

Po të themi se e njohim Borshin, me siguri kemi
parasysh atë hapësirën e pamatë blu që të shfaqet para syve në të
djathtën e xhamit të makinës, sapo ke kaluar edhe kthesën e fundit të
Qeparoit. Por ta njohësh shumë mirë Borshin, duhet sigurisht më shumë
se kaq.
Në vetvete Borshi është një vend i pasur me histori – ai akoma ka një
kala në gjendje shumë të mirë që dëshmon për rrënjët e tij të hershme –
dhe gjurmët e tij të ekzistencës
shtrihen
shumë thellë, gjë që e bën të vlefshëm jo thjesht si një destinacion të
freskët pushimesh por si një pikë të mirëfilltë turistike që ka se
ç’tju ofrojë
Në fillim ishte deti
Gjiri i mrekullueshëm disa kilometra i gjatë, nuk na mahnit vetëm neve
që shkruajmë për të, ai le pa fjalë çdo vizitor, i huaj apo vendas
qoftë ai. Nuk ka një njeri të vetëm që të ketë shkelur plazhin me zaje
të bardhë të Borshit e të mos ketë thënë të paktën : – “Çfarë
mrekullie…!” Bukuria akoma e virgjër e plazhit, fton vazhdimisht
pushuesit e verës të kridhen në ujrat e pastra të Jonit, të shijojnë
një koktejl në baret e vegjël ekzotikë të plazhit, të ulen e të
bisedojnë me banorët që hapin bujarisht shtëpitë e tyre për miqtë e
verës, me nga një gotë raki apo verë përpara…
Krah shtëpive të pritjes që janë të gjitha në dispozicion të pushuesve,
po ngrihen edhe hotele të vegjël shumë të këndshëm, sepse ky plazh ka
shumë vizitorë, ata duan të pushojnë bukur dhe kërkojnë tashmë çdo ditë
e më shumë…
Por ishte edhe Ujvara, ose burimi i zanave…
Të gjithë keni ndaluar të freskoheni në atë lokalin e këndshëm buzë
rrugës për në Sarandë, ose kur ktheheni nga Saranda, poshtë këmbëve të
të cilit zbret me zhurmë një burim i fuqishëm nga rrugë të shumta. Ky
burim quhet Ixuari i Borshit dhe është një nga 697 monumentet natyrore
të Shqipërisë. Burimi zbret nga lart, ku ndodhet ujvara e fshatit, e
cila përveç bukurisë së rrallë që i
ka
falur vendit, i shërben edhe dobishëm banorëve për ujin e kulluar që
ka. Sot më së miri ky vend është kthyer në një pikë të vërtetë pushimi,
ku mund të pini një freskuese të ftohtë akull, të shijoni kuzhinën e
vendit, prodhimet italiane apo edhe gatimet shqiptare.
Klajdi, i zoti i këtij vendi pohon jo pa njëfarë krenarie se do ta
shndërrojë këtë vend shumë shpejt në një destinacion të vërtetë
turistik, duke pasur parasysh bukuritë e shumta të zonës.
“Njerëzit nuk duhet të vijnë këtu thjesht për të ngrënë, apo për një
pije freskuese, për të marrë forca për udhëtimin e gjatë që i pret. Ata
duhet të ndalen këtu për më gjatë, të ngjiten lart, të vizitojnë
kalanë, ujvarën, fshatin e vjetër’ – thotë ai duke treguar me dorë
lart, ku ndodhet kalaja. – “Sivjet këtu u organizua prej nesh panairi i
pranverës. Të gjithë të ftuarit erdhën, doli një festë shumë e bukur.
Përse të mos e kthejmë në një traditë? Këtu ke pse vjen. Ne do të
vendosim një stendë në mjediset e lokalit, me produkte turistike,
kartolina me pamje nga vendi, broshura informuese për Borshin, gjithçka
që do t’i bëjë vizitorët të kthejnë sytë nga ne. Nuk mjafton vetëm të
thuash që Borshi është i bukur, duhet edhe t’ua tregosh të tjerëve
këtë”.
Klajdi në fillim e nisi nga vetja. E rikonstruktoi plotësisht
restorantin, me qëllim që t’u ofronte klientëve një shërbim më të mirë.
Pastaj i vuri theksin shërbimit. Klienti duhet pritur me dashuri e
përkushtim. Ai duhet të shijojë këtu çdo gjë, edhe bukurinë e
ambientit, edhe freskinë edhe gjelbërimin e rrepeve shekullore, edhe
shërbimin e mirë. Vetëm kështu do të çlodhet vërtet. Pastaj
mund të kërkojë më shumë, por edhe këtë do ta kërkojë vetëm nëse e merr vesh që ne e ofrojmë.
Kalaja e Borshit
Ajo quhet edhe “Kalaja e Sopotit” ose “Kalaja e Grekut”, dhe sipas
studiuesve, e ka zanafillën diku në shekullin e XII-të. Është përdorur
për qëllime lufte a fortifikimi deri buzë shekullit XIX-të. I fundmi
sundimtar i saj ishte Ali Pashë Tepelena, ndoshta sepse për vlerat e
shumta që kishte si strateg, e konsideronte këtë kala një pikë të fortë
mbështetjeje buzë Jonit, me Korfuzin përballë, që mund ta vëzhgonte si
në pëllëmbë të dorës.
Kalaja është ndërtuar mbi rrënojat e qytetit antik të periudhës së
lashtësisë, i cili atëherë quhej Meandria. Gjurmët e qytetërimit
tregojnë se vendi është vlerësuar nga banorët e atëhershëm, që vendosën
të ngrenë aty vendbanimet e tyre, gjë që e bënin vetëm kur ishin të
sigurt për pozicionin e favorshëm gjeografik të zonës. Muret rrethuese
të qytetit ishin shumë të gjatë e të fortifikuar. Ato rrethonin të
gjitha ndërtesat urbane të atëhershme, duke u dhënë siguri banorëve nga
pushtuesit.
Në kohën e pushtimit turk, në kala u ndërtua një xhami, gjurmët e së
cilës kanë mbetur ende edhe sot, kur kalaja ruan një gjendje shumë të
mirë dhe është plotësisht e aftë të tregojë historinë e
saj. Nga pika të ndryshme të kalasë, mund të shijoni panoramat e papërsëritshme të Jonit, që do t’ju lënë pa frymë.
Muzikë live në plazh
Vitet e fundit muzika live është spostuar ndjeshëm në bregdet kur bëhet
fjalë për verën. Dhe nuk kishte si të bënte përjashtim plazhi i
Borshit. Dj të shumtë vijnë në diskot verore që argëtojnë pushuesit e
shumtë dhe luajnë muzikë përgjatë të gjithë natës. Besojmë se nuk ka
mënyrë më të mirë për të mbyllur ditën sesa të freskohesh nën tingujt e
muzikës, me një pije përpara e me valët e detit që të shushurijnë në
vesh.
Një vizitë në Borshin e vjetër
Por mund ta organizoni edhe ndryshe ditën. Vishni një palë atlete, ose
sandale praktike, pantallonat e shkurtra, një bluzë pambuku për
djersën, mos harroni çantën e shpinës ku patjetër duhet të ketë ujë,
dhë nisuni lart burimit, për tek fshati i vjetër. Gjurmët e fshatit
ndodhen mbi një shkëmb në lartësinë 300 m mbi det. Do të kënaqeni duke
shijuar vlerat e ndërtimeve karakteristike, të gjitha në gur, ku nuk
mungon fantazia dhe prakticiteti. Ky sigurisht është i njëjti itinerar
që ju rekomandojmë edhe për të vizituar kalanë. Nuk është keq të merrni
një informacion më të saktë te Ujvara, ndonëse rruga është e lehtë për
t’u gjetur. Gjithsesi mirë është të takoheni me djemtë e Ujvarës, sepse
aty mund të ktheheni për të ngrënë drekë.
Lugina e Borshit
Lugina e Borshit është një nga vendet më të bukura e më të mëdha të
Shqipërisë së Jugut. Ajo fillon në Qafën e Dërrasës, që e lidh me
luginën e Shushicës. Është e gjatë 12 km dhe e zhvilluar përgjatë
shkëputjes m
mbihipëse
të gëlqerorëve mbi flishin. Shtrihet nga niveli i detit deri në rreth
500 m. Dallohet për energji të madhe të relievit dhe pjerrësi të
ndjeshme të shpateve. Në afërsi të Borshit ngushtohet shumë sepse
ndërpret gëlqerorët. Pas këtij ngushtimi hyn në fushën e Borshit. Edhe
kjo fushë është formuar nga prurjet e shumta të ngurta të lumit të
Borshit, të cilat kanë mbushur gjirin e dikurshëm detar. Peizazhet e
mrekullueshme janë të shumta, ato do t’ju mahnisin në çdo stinë e jo
vetëm gjatë verës. Në luginën e Borshit shtrihet edhe plazhi i tij i
kristaltë. Në këtë zonë gjejmë edhe një tjetër monument natyre të
Shqipërisë që quhet Shkëputja tektonike e Borshit. Në gjuhën
gjeografike kjo shkëputje quhet e llojit shtytje.
Të gjitha sa ju thamë më sipër, besojmë se mjaftojnë që t’i
kushtoni Borshit një apo dy ditë nga pushimet tuaja, nëse për të
pushuar keni zgjedhur Sarandën. Borshi është jo vetëm kufiri mes Vlorës
e Sarandës por edhe kufiri mes reales e ireales, të lashtës e modernes,
butësisë dhe ashpërsisë, blusë së detit dhe të gjelbrës së malit…
gjithçka që do t’ju bënte të lumtur, nëse kjo lumturi do të varej nga e
bukura.
(Mundesuar nga Shqip.al)

Arla- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 2501
Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010
Similar topics
» Histori Dashurie
» Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]
» 50 tërmetet më vdekjeprurëse në histori
» Spears në histori me këngën e re
» 25 Zbulimet me te mdha shkencore ne Histori

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi