Hana: Jam ende beqare
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Hana: Jam ende beqare
Hana Cakuli ka thënë se dita e saj është shumë e mbushur me obligime: ajo fillon nga ora shtatë e mëngjesit dhe mbaron në orët e vona të natës. Këngëtarja nga Ulqini është studente në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe asistente e politikave dhe hulumtimeve në Odën Ekonomike Amerikane, por ajo zotohet se asnjëherë nuk do ta lërë muzikën anash.Sa i përket planeve të muzikës ajo ka treguar për Telegrafi.com se është në proces e sipër të këngës më të re.“Jam në proces e sipër të punës sime me këngën më të re që po mendoj ta publikoj gjatë periudhës së dimrit. Është gjithçka akoma në bisedime rreth ideve, dhe kur të ketë diçka konkrete, me siguri do të shfaqem me një videoklip”.“Jam shumë e kënaqur me krejt çka kam arritur deri tash. Më vjen mirë që për të gjitha këngët që i kam realizuar deri më tani kam punuar me bashkë-punëtorë të shkëlqyer dhe profesional. Jam e kënaqur që tashmë kam bendin tim më të cilët performoj live, vendi ku e ushtroj më së shumti aktivitetin tim muzikal. Dhe sigurisht të gjitha çmimet muzikore që kam fituar nëpër festivale janë një kënaqësi dhe shpërblim i punës që kam bërë deri me tani”, ka pohuar Hana.Hana ka treguar se nuk është duke menduar për album, por në të ardhmen shpreson që do të del një përmbledhje e këngëve të saja.Këngëtarja po ashtu ka zbuluar se ajo është beqare dhe ende nuk e ka gjetur “Princin e ëndrrave”.“Ka nëntë muaj që unë kam shkruar për ‘Princin e ëndrrave’, por kjo gjë u publikua edhe këto ditë. Unë jam beqare dhe po mundohem ta shijoj lirinë time. Kështu që jo, ende nuk e kam gjetur ‘princin’”, është shprehur Hana.Ndërsa se si do të dukej “princi” i saj , Hana ka thënë se princi i ëndrrave mbetet vetëm në ëndrra.“Princin e ëndrrave do ta mbaja në ëndrra, sepse ai nuk ekziston. Kurse mashkulli i cili do të përmbushte kërkesat dhe nevojat e mia do të ishte pikë së pari një person i mirë, pastaj entuziast për punën e tij, njeri komunikativ, njeri të cilit i pëlqen të rrezikojë, ta dojë artin, dhe është e rëndësishme të më tërheqë edhe pamja e tij në njëfarë mënyre apo tjetër”, ka përfunduar Hana./Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Dieta për vajzat beqare
» Vesa ndjehet rehat si beqare
» Geti është ndarë nga Hana
» Hana Cakuli gjen princin e ëndrrave
» Hana Cakuli në pushim deri pas Vitit të Ri
» Vesa ndjehet rehat si beqare
» Geti është ndarë nga Hana
» Hana Cakuli gjen princin e ëndrrave
» Hana Cakuli në pushim deri pas Vitit të Ri
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi