Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristine Elezaj, ylli që po shkëlqen në universin e muzikës

 :: Show Biz

Shko poshtë

Kristine Elezaj, ylli që po shkëlqen në universin e muzikës  Empty Kristine Elezaj, ylli që po shkëlqen në universin e muzikës

Mesazh nga Vizitor Sun 26 Sep 2010 - 7:07


Këngëtarja shqiptare, Kristine Elezaj, e cila së fundmi ka shpërthyer në industrinë muzikore amerikane me këngën e saj “Warpath”, ka deklaruar për Shekulli se ajo ka në plan që të lansojë dhe albumin e saj të parë, i cili pritet të bëjë një ‘boom’ të vërtetë.E pyetur se si ndihet që kënga e saj “Warpath” dëgjohet kudo, Kristina tha se ajo ndjehet mirë që kënga e saj është bërë hit edhe pse ajo nuk mund të parashikojë dot se cila nga këngët e saj mund të jetë hit.“Kënga e ardhshme mendoj se do të jetë ritmike dhe e cila titullohet “Barbwire”, ndërsa më pas do të lansoj një baladë. Ka shumë mundësi që ajo të jetë “Light Years”. Një këngë shumë e këndshme, të cilën e kam shumë për zemër”, theksoi Kristina.Kristine Elezaj, ylli që po shkëlqen në universin e muzikës  Kristine_elezaj-500x333Ajo foli dhe për përmbajtjen e albumit “No Questions Remains”, në të cilin thotë ta ketë gjetur veten si shkrimtare. Në të, këngëtarja shprehet se mund të gjendet një gërshetim mes zhanrit dance dhe baladave, ndërsa si dy balada të mrekullueshme të albumit ajo i vlerëson “Light Years” dhe “Momentum”.Kristine Elezaj, ylli që po shkëlqen në universin e muzikës  Kristine elezaj mf“Në albumin tim kam punuar me producentë të mrekullueshëm. Brandon Beal, Godwill&MGI, janë emra të cilët kanë punuar me të tilla yje si Sean Kingston, Justin Bieber, Chris&Teeb dhe 50 Cent”.Ylli shqiptar, i pyetur se si i duken krahasimet e saj me disa prej pop superyjeve si Britney Spears, Rihanna, Lady Gaga, Pink, apo Shakira, tha: “Mendoj se është kënaqësi! Ata më kanë krahasuar me disa prej femrave më të bukura dhe më të talentuara në industrinë muzikore”.Kristine Elezaj, ylli që po shkëlqen në universin e muzikës  KristineElezaj-6“Tani më pret promovimi i kënëgs “Warpath”. Kam koncerte në shumë klube dhe një turne është në projekt e sipër. Albumi im “No Question’s Reamins” del në tregun amerikan më 5 tetor”, përfundoi Kristine Elezaj. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi