Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njollat diellore paralajmërojnë zhdukjen

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Njollat diellore paralajmërojnë zhdukjen Empty Njollat diellore paralajmërojnë zhdukjen

Mesazh nga Geri Fri 17 Sep 2010 - 8:04

Njollat diellore paralajmërojnë zhdukjen Dielli Sipas një studimi të kryer nga astronomët e National Solar Observatory (NSO) në Tukson të Arizonas, brenda vitit 2016 Dielli mund të ulë në minimum njollat diellore dhe të mbetet në gjendje të tillë për shumë dhjetvjecarë. Kjo është një dukuri që ka ndodhur në periudhën mes shekujve XVII-XVIII ku njollat u zhdukën plotësisht dhe ajo periudhë u quajt “Epoka e vogël e akullnajave”.

Njollat diellore janë pasojë e dinamikave të fushës magnetike dhe ato mbahen nën vëzhgim që nga shek. XII. Periudha e aktivitetit të tyre minimal zgjat zakonisht 16 muaj, por këtë herë parashikohet të zgjasë 26 muaj. Matthew Penn e William Livingston kanë identifikuar disa anomali në cilkin e Diellit pasi kanë studiuar 1500 njolla.

Ata zbuluan se forca mesatare e fushës magnetike ka rënë nga 2700 gauss në 2000 gauss. Sa për të bërë një krahasim, fusha magnetike e Tokës është rreth 1 gauss. Mes viteve 1654-1715, njollat e Diellit u zhdukën dhe Europa u përfshi nga temperatura shumë të ulëta.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi