Supër stuhi diellore i kërcënohet Tokës
:: Zone e Lire :: Aktualitete
Faqja 1 e 1
Supër stuhi diellore i kërcënohet Tokës
Hulumtimi më i ri tregon se si gjatë tri viteve të ardhshme Toka do të mund të goditej nga një "super stuhi diellore",
që qytetërimin tonë do ta kthente në kohën e errët.
Pas aurorës borealis më spektakulare gjatë 153 viteve të fundit dritat
do të shuhen, edhe
atë jo ato në qiell, por në Tokë. Pjesa më e madhe e planetit në orët e
mëngjesit do të mbetet pa rrymë, ndërsa diçka pas mesnate do të fiken
edhe
interneti dhe të gjithë telefonat celularë. Tashmë në ditën e dytë tërë
qytetërimi do të jetë në kaos. Parashikohet se deri në fund të vitit
2013, 100
000 evropianë do të vdesin nga uria.
Parashikimet shkojnë deri atje sa që ngarkesa nga kjo „krizë", për të
cilën kriza aktuale ekonomike do të duket si foshnje e vogël, do të
zgjasë 20
vjet.
Skenar të këtillë të errët për Tokën parashikon revista "Neë scientist"
dhe e konsideron si një ndër kërcënimet më të mëdha për gjeneratën
tonë. Kjo
ka ndodhur edhe më parë, ndërsa është llogaritur se mund të përsëritet
çdo 11 vjet.
Stuhitë diellore në kushte normale nuk shkaktojnë brengosje aq të
madhe. Grimcat e dendura subatomike nuk i brengosin njerëzit, por vetëm
astronautët
dhe pronarët e sateliteve. Njerëzit këto sulme nuk i ndjejnë meqë i
mbronë fusha magnetike e Tokës.
Por gjithmonë kur Dielli do të hedhë sasi të madhe të energjisë, ajo
lëvizë me shpejtësi prej disa milionë kilometrave në orë dhe kjo mund
të
shkaktojë probleme në Tokë.
"Sulmi i madh" i tillë që ka ndodhur të fundën herë në Tokë ka qënë ai
i 1 shtatorit të vitit 1859, kur për shkak të fuqisë së dritës të
dërguar nga
Dielli, ka qenë e mundur leximi i gazetës në mesnatë.
Sot, kur qytetërimi funksionon në bazë të super rrjeteve që mbështeten
në energjinë elektrike dhe komunikimet, dëmet do të jenë të
paparashikueshme.
"Për çdo vit teknologjia jonë njerëzore po bëhet gjithnjë e më e
ndieshme", ka shkruar në fjalimin e vet në Akademinë amerikane eksperti
për
gjithësinë Daniell Bejker.
Problemët do të vinë për shkak të varshmërisë sonë nga energjia
elektrike dhe mënyrës në të cilën ajo bartet. Super stuhia e tillë "do
të fryjë" me
miliarda gigavatë shtesë në sistemin, ndërsa transformatorët që rrymën
e intensitetit të lartë e shndërrojnë në atë për amvisëri do të
shkrihen.
Shkencëtarët e parashikojnë këtë stuhi për vitin 2012, meqë këtë vit,
diku gjatë verës ose vjeshtës, parashihet aktiviteti më i madh i
Diellit.
Parashikimet thonë se më së lehti do të kalojnë pjesët më të varfëra të
Tokës, meqë vendet e Botërs së tretë janë më së paku të varur nga
teknologjia
bashkëkohore.
Mënyra e vetme për ta parandaluar këtë katastrofë, është dërgimi i më
shumë satelitëve në gjithësi, që do të mund të dërgojnë paralajmërime
me kohë
për fuqinë e stuhisë diellore. /Makfaks/
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
:: Zone e Lire :: Aktualitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi