Zanfina: Gazeta Shqiptare spekulon në dëm timin
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Zanfina: Gazeta Shqiptare spekulon në dëm timin
Zanfina Ismajli ka hedhur poshtë raportet për koncertin e dështuar të saj, që është pritur të mbahet me datën 4 shtator në Bistro Pool & Club” në Tiranë, duke thënë se këto janë spekulime qëllimisht të iniciuara nga Gazeta Shqiptare.
“E gjitha kjo rrodhi nga Gazeta Shqiptare, apo më saktë shtojca Bluetooth. Kjo është vetëm një gënjeshtër. Mua më kanë kontaktuar nga ‘Bistro Pool & Club’ në Tiranë që me datën katër shtator të mbaj një mbrëmje muzikore. Por për fat të shtunën, më katër shtator, në Tiranë moti ishte i ftohët dhe me shumë shi. Atë ditë, organizatori i mbrëmjes më kontaktoi dhe me tha të mos nisem fare
nga Prishtina, sepse mbrëmja është anuluar, kjo ishte e tëra”, ka thënë Zanfina për Telegrafi.com.“Edhe pse unë nuk kam qenë e pranishme, mbrëmja është mbajtur me një DJ dhe dy valltare, dhe me kohë është lajmëruar që unë nuk do të jem e pranishme. Por
nuk është e vërtet që kanë qenë vetëm 30 njerëz, sepse nga burimet e sigurta unë jam e njoftuar që ka qenë e mbushur salla plot”, ka shtuar këngëtarja.“Mendoj se e tëra kjo shpifje ndaj meje ka të bëjë me Gjyqin që Adelina ka me Gazetën Shqiptare, por tani do të kenë edhe nga unë”, ka përfunduar Zanfina.
/Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Zanfina e “bojkoton” Videofestin
» Zanfina nuk di si të shkojë në Spanjë
» Zanfina Ismali me vidioklip te ri
» Zanfina unë do bëhem avokate
» Zanfina: Ishte një sezon i ngjeshur
» Zanfina nuk di si të shkojë në Spanjë
» Zanfina Ismali me vidioklip te ri
» Zanfina unë do bëhem avokate
» Zanfina: Ishte një sezon i ngjeshur
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi