Prindër me kohë të pjesshme
Prindër me kohë të pjesshme
Sabi është një ndër fëmijët më të rinj në shtëpinë “Zyber Hallulli”. Sapo ka humbur të atin, ndërsa e ëma prej vitesh nuk mund të kujdeset për të.
“Ishim të varfër, babai vdiq dhe mua më sollen këtu”, shprehet Sabi. 13 vjecarja ndjek klasën e parë e e që kur ka ardhur në jetë ka jetuar në barakë. Por kjo s’e pengon të ëndërrojë për një familje normale. “Më pëlqen të kem një familje. Doja të kisha nënën dhe babain tim”, shprehet ajo.
Sabi, ashtu si të gjithë fëmijët e tjerë që jetojnë këtu, pret ditën kur do të birësohet. Por birësimi nuk është e vetmja mënyrë që mund t’u japë këtyrë fëmijëve një familje. Kujdestaria, është një shërbim i ri që mund t’u sigurojë përkohësisht këtyre fëmijëve një jetë familjare.
Denada Seferi, drejtore e politikave sociale në Ministrinë e Punës, tregon se së shpejti rreth 80 fëmijë do të nisin jetën në një familje kujdestare. “Fazat e para janë përfunduar, janë përzgjedhur fëmijët që mendohet të kalojnë në familje dhe shumë shpejt do fillojë implementimi i këtij procesi”, pohon ajo. Kujdestaria është marrë nga një praktikë amerikane. Ajo ofrohet për fëmijët që kanë humbur prindërit, ose janë braktisur nga ta, prindër të cilëve u është hequr e drejta e prindërit apo që s’kanë mundësi sociale, ekonomike dhe shëndetësore për t’u kujdesur për ta.
Kështu shërbimi parashikon që fëmijët të jetojnë në një shtëpi të zakonshme në vend që të jetojnë në institucion. Tashmë janë zgjedhur familjet dhe fëmijët që për herë të parë në Shqipëri do të bëhen pjesë e këtij shërbimi. Këto familje kanë dëshirë që në shtëpinë e tyre të kujdesen dhe për një fëmijë në nevoje edhe pse mund të kenë fëmijë të tyre biologjikë. Ata mbështeten me një pagesë prej 80 mijë lekësh të reja dhe mbajnë përgjegjësi ligjore për fëmijën.
Afati i qëndrimit në kujdestari të fëmijës përcaktohet në varësi të specifikave dhe nevojave të tij. Kujdestaria konsiderohet afatshkurtër kur qëndrimi në familjen kujdestare nuk i kalon 12 muaj dhe afatgjatë kur zgjat deri në momentin kur fëmija arrin moshën e pjekurisë, 18 vjeç. “Qëllimi është që fëmija të jetojë në një familje normale deri sa familja biologjike të fitojë statuskuo-në”, shton Denada. Ndërkohë Sabi nuk beson se do të kthehet në familjen e saj. Prindërit nuk i ka më, ndërsa vëllain dhe dy motra të martuara i ka larg e s’i ka parë prej vitesh. Ka mbetur vetëm me motrën e saj më të vogël dhe me shpresën se një ditë një familje do të kujdeset për to.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Teuta dhe Blero u bënë prindër
» U be kohe qe.....
» Me jep kohe te..
» Nëna me kohë të plotë
» Në këtë kohë kur bisedojmë...
» U be kohe qe.....
» Me jep kohe te..
» Nëna me kohë të plotë
» Në këtë kohë kur bisedojmë...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi