Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nëna me kohë të plotë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Nëna me kohë të plotë Empty Nëna me kohë të plotë

Mesazh nga Geri Tue 26 Oct 2010 - 7:04

Nëna me kohë të plotë NENAT-PLOTE26 Edi Gogu është një nënë që ka hequr dorë nga karriera për t’u përkujdesur për fëmijët. Ka futur në sirtar diplomën dhe pasionin për punën për t’iu përkushtuar familjes, kundër trendit të kohës ku shumë gra dhe vajza shtyjnë dhe moshën për të sjellë fëmijë në jetë për shkak të karrierës.
“Vendimin për t’u bërë mama me kohë të plotë e mora kur linda vajzën, Antonian. Mendoja që do të kthehesha në punë pas tre muajsh pushim dhe mendoja se do bëja gjithçka që bëja më parë. Vetëm se punëve të përditshme do t’i shtoja ushqimin për vajzën”, shprehet Edi.

Ajo ka dy fëmijë, Antonian dhe Teojorgon, dhe është në pritje të fëmijës së tretë.
Edi në fakt ka qenë një nga ato vajza që e ka parë gjithnjë veten si grua në karrierë. E përfshirë në projekte sociale, ka punuar gjithë pasion më shumë se 8-orarëshi i zakonshëm i punës. Ndaj dhe të afërmit e saj reaguan të shokuar kur ajo vendosi ta linte karrierën për hir të mirërritjes së fëmijëve.

“Edhe në atë kohë ka qenë e çuditshme (viti 1999) që një vajzë e shkolluar hedh gjithçka për të rritur fëmijën. Ka pasur shumë debate dhe njerëzit thonin që ‘nuk jam në terezi’”, vazhdon ajo.

Megjithëse termi shtëpiake paragjykohet shpesh, Edi nuk është as nga kategoria e atyre grave që kanë gjithçka të siguruar nga ana materiale dhe s’kanë nevojë të punojnë dhe as nga ato gra që janë të detyruara të qëndrojnë në shtëpi pasi nuk gjejnë dot një vend pune. Për të, kjo është një zgjedhje, një sakrificë për familjen.

“Zgjedhja ime është t’i përkushtohem familjes sime, por kjo nuk do të thotë që kam lënë pas dore veten. Ndoshta mund të duket një zgjedhje jo moderne, por mendoj që ka qenë e duhura për familjen time”, shton Edi.

Dita e saj është dita e zakonshme e një gruaje që kujdeset për shtëpinë, për familjen por dhe për veten. Megjithëse larg profesionit ajo gjen kohën për të plotësuar veten intelektualisht. Qëndrimi me fëmijët e ka bërë autore të librave me përralla.

Ne vizituam edhe Lizi Grezden, një mama tjetër me kohë të plotë që gjithashtu ka lënë mënjanë 3 diplomat e saj për ekonomik, antropologji dhe mësuesi. Ajo është amerikane që jeton në Shqipëri. Është martuar me një shqiptar, flet shumë mirë shqip dhe na tregon se në Amerikë tashmë kjo zgjedhje është kthyer në një lëvizje që quhet “Opt-Out Revolution”: Heqja dorë nga mundësitë e karrierës për t’iu përkushuar fëmijëve. Por këtu në Shqipëri sipas Lizit gjen vështirësi për t’u kuptuar.

“Ndjehem keq kur njerëzit pyesin me çfare merresh dhe nuk kënaqen nga përgjigja ime kur u them se merrem me fëmijët. Më duhet tu shpjegoj se jam e arsimuar dhe se nuk është se unë nuk munda të bëj një karrierë, por fëmijët ishin zgjedhja ime. Më duket sikur po mbroj veten”, tregon Lizi

Edhe ajo, deri para se të sillte në jetë fëmijën e parë, mendonte se karriera është diçka shumë e bukur prej të cilës nuk mund të heqësh dorë.

“Nuk e mendoja se fëmijët kishin aq nevoja, donin aq punë. Nuk dija që fëmijët ishin 24 orë punë”, pranon ajo.

Të rrisësh fëmijët sa e bukur është dhe e lodhshme, dhe Lizi me sinqeritet na tregon se ndonjëherë është dhe e merzitshme. Por këto janë vetëm disa dyshime të vogla që shfaqen rrallë, dhe veniten shumë shpejt nga buzëqeshjet e fëmijëve dhe ajo çfarë vëren ke arritur me ta.

“Mendoj që do ishte më lehtë dhe më mirë që të isha në punë, por unë jam njeri që i përkushtohem 100% gjërave. Jeta është sakrificë dhe sakrifica që po bëj unë mendoj se ka vlerë”, shprehet Lizi

Diçka është e sigurt: Edi dhe Lizi me arsimimin që kanë do ishin përfaqësuese të denja të asaj çfarë lëvizjet feministe aspirojnë. Në fakt ato janë, në llojin e tyre. Thjesht kanë vendosur të “largohen” disa vite që të mos humbasin fëmijërinë e të vegjëlve të tyre e të kthehen sërish: karriera pret.

“Duke parë duke bërë. Duhet parë gjendja e familjes, gjendja e financave, gjendja ime… duke parë tablonë e përgjithshme të familjes do vendosim. Kam dëshirë të shkoj prapë në punë”, përfundon Lizi.

Edhe Edi ka të njëjtën dëshirë: “Ky është një moment tranzicioni i cili do të kalojë. Në momentin që fëmijët do “të ecin me këmbët e tyre”, unë do të rikthehem aty ku lashë gjërat.”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi