Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Honda e gatshme të lansojë versionin hibrid të Jazz

Shko poshtë

Honda e gatshme të lansojë versionin hibrid të Jazz  Empty Honda e gatshme të lansojë versionin hibrid të Jazz

Mesazh nga Dewil Thu 26 Aug 2010 - 14:14

Prodhuesi japonez i automjeteve Honda ka konfirmuar se do të lansojë versionin e vet hibrid të modelit Jazz në panairin e automjeteve të Parisit i cili do të mbahet në fund të këtij muaji.

Hibrid Jazz do të ndajë shumë komponentë me modelin Insight, përfshirë edhe motorin 1.3-litërsh me benzinë në kombinim me elektromotorin. Ky motor është i çiftëzuar me marshin CVT.

Sikur edhe tek modeli Insight edhe Jazz do të mund të lëvizë me elektromotorë gjatë shpejtësive më të vogla.
Modeli i ri Honda Jazz ka fituar edhe disa ndryshime për t’u dalluar nga versioni i cili futet në lëvizje me karburant tradicional. Ndryshimet kanë të bëjnë me dritat e përparme të kufizuara me dritat të kaltra, drita transparente të pasme, maskë të re të përparme, mbrojtës të ri dhe shtojca të kromuara në kapak të bagazhit.

Sa i përket enterierit, është vendosur tabela njëngjyrëshe e instrumenteve me ndriçim të kaltër. Enterieri me lëkurë po ashtu do të jetë njëra prej opsioneve për modelin Jazz të dedikuar për tregun evropian.

Prodhuesi japonez ende pritet të zbulojë detajet për emetimin e CO2 dhe ekonominë e tij gjatë shpenzimit të karburantit. Pritet që emetimi i CO2 do të jetë diç më i lartë se 100g/km dhe se me një litër karburant do të mund të kalojë 25.5 kilometra rrugë.
Honda e gatshme të lansojë versionin hibrid të Jazz  Jazzhybrid1
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi