Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Martesa e mirë - tension të mirë të gjakut

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Martesa e mirë - tension të mirë të gjakut  Empty Martesa e mirë - tension të mirë të gjakut

Mesazh nga Dewil Tue 17 Aug 2010 - 5:20

Një martesë e mirë ndihmon tensionin e gjakut, ndërsa një martesë stresuese mund të jetë më keq sesa të jesh i vetëm, sugjeron një studim paraprak i Universitetit Brigham Young.

"Nevojitet punë e mëtejshme për të sqaruar se çfarë do të thonë këto rezultate për shëndetin në një studim të shtrirë për një kohë më të gjatë", u shpreh Holt-Lunstad, drejtuesja e këtij studimi.

Në këtë studim u përfshinë 204 persona të martuar dhe 99 të lirë. Pjesa më e madhe ishte popullatë e bardhë dhe nuk është e qartë nëse rezultatet do të ishin të njëjtat edhe për grupe të tjera etnike.
Pjesëmarrësit në këtë studim, mbanin aparatura që regjistronin tensionin e gjakut për 24 orë. Çiftet e martuara plotësuan gjithashtu edhe një pyetësor mbi martesën e tyre.

Nga analizimi i të dhënave u zbulua se sa më e lumtur të ishte martesa aq më i ulët ishte tensioni i gjakut gjatë aktiviteteve të ditës si dhe gjatë 24 orëve. Por çiftet që shënonin vlera minimale në lumturinë bashkëshortore kishin vlera më të larta të tensionit në gjak sesa personat ‘single’. Gjatë ditës, mesatarisht tensioni i tyre ishte rreth pesë vija (mmHg) më lartë.

Nga ky studim duhet patur diçka parasysh. Është një nga studimet e rralla që shqyrtoi rrezikun e hipertensionit nga cilësia martesore.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi