Hajni dënohet me shkollë
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Hajni dënohet me shkollë
Gjykatësi spanjoll ka dënuar një delikuent të ri me kthim në bankat e
shkollës, sepse gjatë gjykimit është dëshmuar se është analfabet,
prandaj është
“dënuar” me ndjekje të kursit gjashtëmujor mësimor.
I riu 17-vjeçar, nga fshati në krahinën jugore Granada, është gjykuar
për vjedhje të qenit të cilin pas lutjes së pronarit e kishte kthyer.
Gjatë gjykimit ka dalë në pah se i riu është analfabet, edhe pse kishte ndjekur shkollën 11 vjet.
"Djemtë e tillë janë shumë të lëndueshëm dhe janë të ekspozuar ndaj
ndikimeve të këqija", ka thënë gjykatësi Emilio Calatayud i cili ka
marrë vendimin
për kursin e obliguar gjashtëmujor për shkrim-lexim.
Gjykatësi në fjalë përndryshe është i njohur për gjykime të çuditshme.
Më herët ai kishte urdhëruar disa djem të ri të cilët kishin djegur
kontejnerët
e mbeturinave që gjatë vikendeve të punojnë me zjarrfikësit, derisa një
të ri tjetër i cili kishte vozitur në gjendje të dehur e kishte
urdhëruar të
vizitojë njerëzit e paralizuar në aksidente të trafikut.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Hajni harron kuletën në bankë
» Shkodër, shkollë për ekoturizmin
» Shkollë në kushtet e shtëpisë
» Dënohet për fyerje në Facebook
» Kujdes me Facebook-un, dobëson rendimentin në shkollë
» Shkodër, shkollë për ekoturizmin
» Shkollë në kushtet e shtëpisë
» Dënohet për fyerje në Facebook
» Kujdes me Facebook-un, dobëson rendimentin në shkollë
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi