Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodër, shkollë për ekoturizmin

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

 Shkodër, shkollë për ekoturizmin Empty Shkodër, shkollë për ekoturizmin

Mesazh nga Geri Fri 6 Aug 2010 - 5:50

 Shkodër, shkollë për ekoturizmin Ekoturizmi
Pozicioni gjeografik
i qytetit të Shkodrës, rrethuar nga liqeni, deti, lumenjtë dhe malet,
të cilat krijojnë mundësinë e një turizmi të shumfishtë, ka nxitur
profesorë dhe akdemikë në këtë qytet të organizojnë një shkollë verore
për ekoturizmin.


Për 2 javë, në mabjentet e Fakultetit
të Shkencave Shoqërore “Luigj Gurakuqi”, do të marrin leksione mbi
zhvillimin e turizmit me profesorë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Kemi
zgjedhur si më të profilizuar ekoturzimin, sepse rajoni i Shkodrës
është tipik për këtë lloj turizmi. Është një treg që është gjithmonë në
rritje. Ka njerëz që duan të largohen nga rrëmujat dhe të gjejnë qetësi
këtu”, deklaron Mahir Hoti, drejtor ekzekutiv i shkollës verore.

Ata
të cilët frekuentojnë këtë shkollë, përvec leksioneve kryejnë edhe
praktikë në Theth, në Kotorr të Malit të Zi, në zona turistike për të
prekur nga afër vlerat turistike të zonës së tyre.

Pasi
përfundojnë këtë shkollë ata pajisen me një certifikatë, përmes të cilës
mund të punësohen më pas nëpër agjenci turistike në qytetin e Shkodrës.


Kjo degë është më tepër e frekuentuar nga ata që kanë
përfunduar studimet e larta, por pse jo dhe studentë të cilët e shikojnë
si një mundësi që u hap rrugë në tregun e punës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi