Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??

Shko poshtë

KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??  Empty KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??

Mesazh nga engjell a djall Fri 9 Jul 2010 - 9:33

Ate vit, muajt e fundit para pushimeve te veres i kalova fluturimthi duke toleruar te gjithe personat rreth e qark qe, ne kohe te tjera, do te kishin marre pergjigjen qe meritonin. Ekstrakomunitar ketu, ekstrakomunitar atje, veshtrime te dyshimta, radha kafsherore e pafund qysh pa aguar ne kuesture per lenjen e shenjave te gishtave, rinovimin e copes se letres se vulosur mbi fotografine qe ne veshtrim te pare te dukej si fotografi burgu - situata qe te sillnin ndermend filmimet bardh e zi te radhes se hebrenjve per t?u vulosur me yllin e Davudit - batutat plot sarkazem mbi gjendjen e Shqiperise, shqiptaret ne pergjithesi, gomonet qe shkonin e vinin me ngarkesat njerzore te shkarkuara ne brigjet e jugut......me ne fund, dita e nisjes me emocjonet e saj, si per idene e kthimit ne vendlindje, si per shpresen e fejeses me vajzen e endrrave te mia, pas se ciles isha dashuruar kohet e fundit para emigrimit. Nga ana tjeter, nje bashkim familjar duhej ta beja sa me shpejt, te pakten sa isha ne pune e mund te asemblonja ?ertifikatat dhe dokumentat e shumta burokratike qe kerkoheshin me shume per te ?motivuar emigrantet e per tja bere sa me te veshtire qendresen se sa per domosdoshmerine e tyre ne finalizimin e kerkeses. Doja (duhej) te fejohesha sepse jetesa e veshtire ne mergim, per shume motive, rendohej edhe me shume nga vetmia qe shpesh here arrinte kulmin e behej e padurueshme. Alkoli dhe patriotet e mij te shumte, po te pakte ne puqjen e mendimeve dhe karaktereve, benin qe te harrohesha disi momentalisht por mbase hapnin me tej plagen ne ekzaltimin e bisedave mbi argumentin gjate pijes.
Vendi i im ishte po ai, ndryshimet qe fantazoja pertej detit s?kishin ndodhur. Pasi lashe pas shpine portin e Durresit, shkembin e Kavajes qe tashme vetem emri hidhte drite mbi perkatesine e zones, kurioziteti per te pare ndryshimet ne territorin kavajas m?u zvanit porsa hyra ne te. Te njejtat gjera qe kisha pare veren e kaluar, vitin e kaluar, dy vjet me pare.....Djathtas, ne ish tokat bujqesore, te kthyer ne zone urbane nga ndertesat abuzive, ndryshimi i vetem qe mund te shihte syu ekspert, ishte shtimi i ndonje hoteli ne nje zone te spastruar nga gjelberimi i pishave. Pishat e fundit qe mund te kishin mbetur. Masakrimi i zones pyjore kishte mbi dhjete vjet qe ishte bere ne menyre sistematike dhe ne drite te diellit, pa ?are koken per asnjeri, pasi biznesmenet e demokracise kishin fjalen e dhene nga pushtetaret lokale qe s?i ndodhte gje, fjale te blere me nenproduktet e pemeve, copa letrash, te ashtuquajturat par?. Rruget e improvizuara mes hoteleve, pa plan e ndri?im, por me balten karakteristike gjithmone prezente.
Pas 20 minutash udhetim, lashe rrugen e re duke kthyer majtas e hyra ne rrugen e vjeter nacionale qe, tashme, i perkiste bashkise se Kavajes. Sapo hyn fillojne ndertesat nga te dyja anet. Rruga, dikur aks kryesor i vendit, me dukej si rrugice lagjesh, e shkaterruar, e prishur, e ngushtuar nga ndertimet e shumta. Per trotuar s?behej fjale.
Ne hyrje te qytetit me pershendeti, si gjithnje, skeleti i nje ndertese te braktisur vite e vite me pare dhe pallatet qe dukeshin si persona te rreckosur, me ngjyrat e zymta, sovatimin e rene apo te pavene. Kjo pamje e zymte me shoqeroi gjate gjithe gjatesise se rruges edhe kur kisha kaluar bulevardin e improvizuar gjate oreve te mbremjes, ku, kalimi i makinave ishte i ndaluar per t?i lene vendin vara-vingos se burrave e te rinjve te qytetit. Por, mjaftonte te kaloje nje dite dhe te nesermen, ?do gje dukej normale, me dukej sikur te isha larguar as edhe nje dite nga qyteti.

.....
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??  Empty Re: KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??

Mesazh nga engjell a djall Fri 9 Jul 2010 - 9:35

Entuziazmi i dites se nisjes po me fishkej dalengadale. ?Te dashuren? time, per te cilen kisha shkuar ate vere ne vendlindje, e kisha takuar. E megjithate, me dukej i ?uditshem refuzimi i saj, deri diku, i pabesueshem.
Pas takimit, mendimet m?u turbulluan me shume. Ajo ishte e bukur si gjithnje, mbase me e bukur nga ??e kisha lene. Me thene te drejten, para se te ikja ne mergim, mes nesh kishte ekzistuar gjithmone nje simpati e ndersjellte, miqesore, shoqerore qe s?kishte arritur te shkonte me tej. Kishte shkuar me tej per mua ne dhe te huaj e ishte forcuar me shume kete here pasi e kisha pare. E mundur qe ajo te mos kishte me, se jo dashurine, simpatine per mua? Te mos pranonte propozimin tim per fejese qysh ne fillim? Dhe te thuash qe rralle here qellonte ne keto kohe qe te refuzohej mundesia e nderrimit te vendit, te menyres se jeteses, nepermjet fejeses me ndonje refugjat. Aq me teper qe njiheshim! Apo ishte loja e zakonshme e femrave qe thonin ?jo?, por qe te linin te kuptoje ?po?? Mospranimi qysh ne fillim per te pare kemenguljen dhe seriozitetin e mashkullit? Duhej te insistonja, t?a ftoja per nje akullore nje mbremje ne klubin qe ishte ne mode ate vere ne qytet, ne ish parkun, prane tregut? Dhe aq e lehte s?do te ishte, duke marre parasysh liri-daljen qe kishin femrat ne qytetin tim dhe thashethemet qe mund te thureshin me shpejtesine e drites nga goje te panjohura por te imagjinueshme. Por, ditet kalonin dhe fundi i pushimeve po afrohej. ?tre-kater ditet e fundit behen fejesat? tashme kjo aksiome ishte e njohur per te gjithe beqaret mergimtare qe fejoheshin me shkes. Mos duhej te ?onja dhe une shkesin tim ne familjen e vajzes per t?u fejuar? Isha i bindur se s?do ta refuzonin, por, deshiroja te kisha me pare pelqimin e vajzes, aq me shume qe e dashuroja dhe nje pelqim te sajin, te imponuar nga familja, s?e gelltisja dot.
?Mbase duhet te qetesohem - i thashe vetes - neser do te marr anijen e kthimit dhe kur te rikthehem them se do te pranoje?. Ajo, ?te shohim mbase kur te vish heren tjeter? me jepte shprese dhe me bente te enderronja, me jepte force t?ju pervishja punes dhe me shtonte vullnetin ne perballimin e ?burgut? te Europes.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??  Empty Re: KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??

Mesazh nga engjell a djall Fri 9 Jul 2010 - 9:36

Ditet e para ne dhe te huaj pas kthimit rizultuan tmerresisht te zymta. Zemra me rrihte me force kur mbyllja syte per te sjelle ndermend fytyren e saj engjellore. Pyetjet ziheshin me njera tjetren per paresine e tyre ne mendimet e mia. I gjithe muaji kaloi keshtu, i mbushur me mendimet per te. Ne Shqiperi kisha harxhuar pothuajse te gjitha kursimet dhe tani me duhej te shtrengoja rripin e te rralloja daljet neper lokale fundjaves. Nje nga kohkalimet e pakta, perve? pijes ishte dhe televizori. Nje te diele pasdite, me koken e trullosur nga fantazimet dhe pija, fika televizorin, per here te pare, gjate trasmetimit te emisionit sportiv i cili mbushte ate dite te merzitshme vetmie fizike e shpirterore.
.?Mbase eshte mire te hedh ne leter ndjenjat e mia. Ndoshta do te beje te ndihem me mire?- i thashe vetes - ?Mbase do t?ja nis si leter? mendova dhe ideja me pelqeu dhe me entuziazmoi si rralle here duke me ndezur shpresen e pergjumur. ?po, po, do t?i shkruaj, ti shpreh ate qe ndjej per te, dhe ajo do te me kuptoje, do te shohe qe ndjenjat e mia jane te sinqerta, do te me pergjigjet e kjo korrispondence do te lehtesoje dhe mundesoje bashkimin tone!?
Mora nje bllok shenimesh dhe fillova te shkruaja pershtypjet e javes se kaluar, te beja inventarin e ndjenjave te ??do dite:
?E hene. Hedh shpengueshem veshtrimin reklamave, e te gjitha vajzat ne ta kane fytyren tende.
E marte. Ndez pertueshem radion, e te gjithe kengetaret kendojne me zerin tend.
E merkure. Apatik, ulem te ha e te gjitha etiketat e produkteve ushqimore kane emrin tend.
E enjte. Hap rubinetin e, tek shoh ujin te rrjedhe, me pushton deshira e ?mendur per t'u kredhur ne kaltersine e syve te tu.
E premte. Dite e shenjte. Do t'i lutesha Zotit te me fshinte nga kujtesa imazhin tend, po te ishte e mundur nje gje e tille.
E shtune. Meqe eshte dite pushimi, mundohem te le ne skajet e kujteses mendimet per ty, imazhin tend, por eshte e pamundur. Do te doja qe shpirtrat tane te komunikonin, te ishin epiqendra e ekzistences sime dhe tende. Per t'ja arritur qellimit, menyra nuk njoh shume dhe e vetmja qe me vjen ndermend ne kete moment,(mbase ajo qe deshiron dhe ti) eshte qe te bie ne gjunje para teje e te te puth duart duke te shprehur dashurine e zjarrte, si? ndodh shpesh ne filmat apo romanet romantike; te te them se me jete do t'i paguaja sado te pakta ata minuta te te gjendurit prane kurmit tend; se do te kaloja tere jeten duke admiruar i mahnitur bukurine tende, e qepallat s'do t'me rendoheshin nga gjumi; do te kaloja tere jeten duke hedhur ne leter tiparet e mrekullueshme te fytyres tende, e muskujt s'do te ndienin lodhjen; do te kaloja tere jeten duke i kenduar bukurise tende e zeri s'do te me ngjirej. Por, do te mjaftonte ideja se nje dite nuk do te me ishte e mundur te te shihnja dhe bota do te shembej mbi mua. Trupi do te me digjej ne zjarrin e shpirtit dhe hirin era do te ma shperndante skaj e me skaj.
E, ne ato momente, s'do te doja gje tjeter, ve? qe grimca hiri nga bota ime e djegur, dashuruar pas teje, te t?mbulonin fytyren si vell nuserie e nepermjet eterit, te me percillnin imazhet e fundit te syve tuaj, per t'i marre si gjene me te vyer ne jeten pertej, ferri o parajsa te ish.
Ferrin e njoh mire, mjaft mire, meqe jam bujtes kronik i hanit te vuajtjeve. Persa i perket parajses, je ti, e patundur ne vendimin per te mos hapur deren. Po, po, je ti parajsa per mua dhe zemra yte eshte dera!
E Diele. Bej konkluzionin e diteve te kaluara dhe, dorezuar fatit, konstatoj se dashuria ime per ty jo vetem qe s?eshte zvogeluar por ka marre permasa gjigante?.
Mbeshteta stilolapsin ne tavoline dhe fillova te hidhja me force ne tavan tymin e cigares se sapondezur duke pare format qe krijonte. S?me pelqeu dhe aq shume si leter. Mbase do te ishte me mire ta shkruaja ne menyre tjeter, me klasike. Ose mos e shkruaja fare. Ndoshta. Kushedi, te shohim. Ndejta me koken mbeshtetur prapa ne divan deri sa mbarova cigaren, i kredhur teresisht ne tymin e saj.....
...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??  Empty Re: KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??

Mesazh nga engjell a djall Fri 9 Jul 2010 - 9:38

Kaluan dite, jave, rutinen e te cileve, persa i perket mendimeve te perditshme per te, e thyente takimi me ndonje shok, apo kalimi i fundjaves ne ndonje qytet tjeter ku takohesha me miqte e mij.
Por, edhe keshtu s?mund te shkoja perpara. Duhej t?ja shkruaja letren, nje, dy, tri, derisa te pergjigjej e te ndahej shapi nga sheqeri. Delli poetik s?me mungonte dhe duke ja bashkuar ndjenjes se sinqerte te dashurise sime, letra mbase do te levizte di?ka ne zemren e e saj. Nje mbremje, pas lajmeve te fresketa qe rridhnin ne kanalet televizive mbi te huajt qe kishin grabitur nje vile e qe sigurisht, ishin shqiptare, mbi nje vrasje ne periferine e x qyteti qe, sipas deshmive, ishte kryer nga shqiptare dhe pas pierjes me fund te gotes se trete te veres, vendosa te shkruaja letren dhe tja nisja te nesermen:
?Shpresoj qe kjo leter t?ju gjej mire si me shendet, ashtu dhe nga ana shpirterore?? Jo, jo! Nuk shkon si fillim letre.
?Ketu, ne kete moment qe po te shkruaj, po bien shi, prandaj shpresoj qe kur te lexosh letren koha te jete permirsuar per te dy?. Jo! Edhe keshtu nuk shkon si fillim letre. Pasi qesha me vete, grisa faqen e dyte dhe fillova nga e para:
?E dashura ime,(me lejo te te quaj keshtu te pakten ne leter)
kam provuar te hyj nga dera e zemres ne takimin tone ne vere dhe, qe atehere, druaj mos e gjej te mbyllur nga kjo largesi fizike. Do te provoj megjithate ta hap me force deren per ti hedhur dru zjarrit te madh(largesia shuan zjarre te vogla e ndez zjarre te medha!), dru ne forme rrjeshtash qe i lutem Zotit t?i lexosh e te me falesh nese te irritojne per faktin se tingellojne sikur je tashme e imja (ah, sa e deshiroj nje gje te tille!) . Eshte kjo shprese e marre qe me jep guximin qe te t?therras e dashura ime, e mrekullueshmja ime!
Te ndjej kaq prane, ndonese fizikisht ndodhemi larg njeri-tjetrit, e ne tere trupin, ne tere qenjen ndjej, kuptoj dhe me ze te larte, dashurine per ty, vetes ja pohoj.
E bukura ime! Mbyll per nje cast syte dhe ndjej te me rrethoje kurmin nga te gjitha anet fytyra yte e magjishme, perceptoj veshtrimin qe me hedh shkarazi, nenqeshjen, buzet qe shtremberon e te betohem se nje ndjenje e pasosur malli me sfilit, me pushton.
E shtrenjta ime! Mbyll perseri syte dhe imagjinates i jap krahe. Ja, te shoh tek vjen e qullur nga vesa e qeshur e hedhur, dukesh sikur nga petalet e luleve ke dale, aromen e tyre ke mbledhur. Me afrohesh me buzqeshjen marramendese e me nje kurore lulesh shumngjyreshe ne koke dhe ky afrim me duket teper i avashte, aq i avashte saqe vrapoj te te perqafoj, nga nguti pengohem e bie ne toke dhe ne prekjen e duarve te tua tek me ndihmon te ngrihem ndjej ndjenjen e re e te lashte?.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??  Empty Re: KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??

Mesazh nga engjell a djall Fri 9 Jul 2010 - 9:38

Them e lashte sepse eshte nje jete e tere qe pres kete moment, ndodhjen prane teje, syte e tu kaq te embel. Nje jete te tere qe enderroj te eci krah per krah me ty, te ulem perballe teje, te kundroj deri ne pafundesi fytyren tende engjellore duke te folur me zerin e zemres, me zerin e shpirtit, te dehem me aromen e kurmit tend, te kridhem ne thellesi te shpirtit tend dhe ashtu te rrija duke shpresuar qe edhe ti nje dite(do te prisnja tere jeten) do te kuptoje ndjenjen time, dashurine time te lashte per ty, por edhe te re te sapolindur sepse, sa here qe te mendoj, zemra nis e rreh me force.
Dashuria ime per ty, eshte e madhe, shume e madhe, c?mendurisht e madhe. Eshte sa bota, sa qielli, sa krypa e detit, sa oqeanet, sa planetet. Eshte sa numri i yjeve ne hapesire, sa kokrrizat e reres ne shkretetire. Eshte e madhe sa dashuria vete dhe sa tere jeta ime ne fuqi te trete.
Ah, sa i pashprese qe jam larg teje. Eshte nje ferr i vertete te zgjohem c?do dite e mos te te shoh, ti kushedi ku je me mendje dhe me trup.
Dua ta mbyll letren por nuk me behet. Do te doja te shkruaja, te shkruaja te skalisja emrin tend ne te gjithe fletet e bardha qe me bien ne dore.
Eh, si kalojne ditet. Ngadale, shume ngadale. Dje mendoja per ty. Sot po ashtu. Neser? Neser patjeter qe per ty do te mendoj, perndryshe c?e neserme do te ishte?
Pa ty, e nesermja do te ishte nje dite e zymte, pa diell, tejet mbushur me re te zeza ? prelud apokalipsi. Disave, apo shumices, ditet keshtu do ti pelqenin, por mua jo. Dita me pelqen me ty ne qender, ne zenit edhe ne vend te diellit. Do te mjaftonin rrezet qe emeton shpirti yt per te ndricuar kete dynja, per te ngrohur njerzit e ngrire, per te zbardhur zemrat e zeza, per te shkermuar shkembinjte e sherreve, per galvanizuar ndjenjat e ndryshkura.
Dita do te me pelqente me ty dhe ne vend te henes. Mbase ti vete je hena, je materializimi i saj ne mes te gjallesave. Ti i ngjan me shume henes se sa diellit, jo vetem nga gjinia e emrit, por ashtu si hena ne nje qiell te kthjellet plot yje eshte e rrethuar nga nje mantel i arte, dhe kurmi yt ne c?do moment ka gjithnje rreth vetes aureolen e bukurise hyjnore.
Ti per mua je si fari ne breg te detit, i cili duke i rezistuar kohrave, furtunave, termetit, i tregon rrugen te deshperuarve ne ujrat e kripura te vuajtjeve. Une jam mbi nje anije ose me mire mbi nje barke, barkez-levozhge arre, ne nje det me stuhi, therras, klith me te fundit fuqi. Shpresoj me te fundit shpresa, te shoh token, por s?me lene dallget e shpirtit, te detit, drita e farit tend gjekund s?duket qe te me nxjerre prej sikletit. A e kupton qe ti je per mua si fari per marinaret, peshkataret, ne nje det me stuhi, naten, vetem e jotja drite mund t?i shpetoje nga mbytja dhe rrufete qe te kallin daten. Por, nese drita jote eshte aq e zbehte saqe ne thellesite e vuajtjeve ku une ndodhem as qe dallohet, atehere per mua shpetim s?ka, tashi a me vone i mbytur jam, token kurre s?kam per ta gjetur, i gjalle jo, ndoshta i vdekur.
Ditet kalojne, here ngadale si shiu i vjeshtes, here shpejt si shiu i veres. E une gjithmone kendej ne mergim, i pashprese. Deri kur keshtu? Ndoshta nevojitet qe ti dergoj nje leter Perendise. Me ane te kujt? Me ane te nje shpendi shtegtar?(nuk ngjitet aq lart); me ane te nje lutjeje?(me eshte ngjirur zeri nga lutjet e perditshme); me ane te nje enderre?(endrrat e mia tashme s?kane krahe); me ane te pegasit tim?; me ane te nje engjelli?(do te ishte zgjidhja me e pranueshme)......?
Ndeza cigaren e fundit para se te shtrihesha dhe fillova ta thithja ngadale duke lexuar rrjeshtat e saposhkruara. ?mos kam ekzagjeruar?mos duket shume e zjarrte si shprehje dashurie? Shume e gjate si leter? Por, po s?e shkruajta nen efektin e alkolit, te tilla fjale, normalisht, s?do te mundja t?i shkruaja, i turpshem si? jam. Shpresoj qe te pergjigjet, te pakten ta di, po ose jo! Edhe keshtu s?ecet perpara, gjithnje me mendjen tek ajo, po me ben te semurem..? koka po me dhimbte, pak nga vera e pak nga ankthi i pritjes. Terhoqa batanijen qe kisha nen kembe dhe, pasi fika cigaren ne tavell, u mbulova dhe vendosa te fleja aty pasi pertoja te ngrihesha e te shtrihesha ne krevat.....
Kaloi nje muaj i tere ne ethet e pritjes se pergjigjes, por hi?. Kishte dite qe stomaku me shqetesonte. Stomaku, ishte organi i pare qe reflektonte jeten e vetmuar te mergimit. Nga ushqimet e konservuara ne kutija, ato te skuqura dhe ato te ngrena gjate tejkalimit ne pierjen e alkolit kur mblidhesha me te njohur te ndryshem, ul?era nxirrte koke. Pastaj, edhe stresi i perditshem qe s?mungonte asnjehere ne jeten e refugjateve, ne forma dhe nga shkaqe te ndryshme, bente te veten. Mora nje dite leje per te bere lastrat e stomakut. Pas vizites, vendosa te kaloja ne qender per te shtyre kohen duke pare vitrinat. Fundi i vitit po afronte. Afrimi i krishtlindjeve behej me i ndjeshem nga atmosfera festuese qe krijohej nga ndri?imi i ve?ante i rrugeve, i vitrinave te dyqaneve, prezenca e ?pleqve? te krishtlindjeve qe i ndeshje si neper rruget e qendres ashtu dhe neper atriot e supermerkatove. Gjithandej shiheshin persona me ?anta dhuratash ne duar, femije te veshur nga koka tek kembet per shkak te te ftohtit por te qeshur e syndritshem nga ideja e dhuratave qe i prisnin. Tek-tuk shiheshin edhe lypesat qe ne forma te ndryshme terhiqnin rreth vetes meshiren e kalimtareve: kush duke kerkuar me ane te kartonit varur ne qafe qenit, kush duke ndjenjur shtrire pertoke e mbuluar me batanije, te tjere qe improvizoheshin artiste rrugesh duke i rene kitares ? te gjithe me nje kapele te permbysur poshte kembeve mbushur me monedha. Ketyre i shtoheshin dhe te droguarit qe kerkonin ndonje monedhe gjoja per te telefonuar.
Pasi i rashe rreth e qark qendres duke pare vitrinat e duke enderruar mora rrugen drejt stacionit te autobuzit per t?u kthyer ne shtepi. Sa shume doja qe te shkrihesha dhe une me masen njerzore ne kerkim te dhuratave te pershtatshme per personin e zemres. Autobuzi s?dukej. Mjetet urbane ishin te mbushur gjithnje plot me njerez te te gjitha racave qe ngjesheshin e shtyheshin dhe, ne mes te te cileve, sidomos keto dite, fshiheshin hajdutet per te grabitur viktimat e shkujdesura te radhes. Sistemova mire portafolin ne xhepin e mbrendshem dhe ndeza nje cigare.
Pasdite filloi te binte shi dhe keshtu s?me mbeti gje tjeter ve?se te mbyllesha ne apartamentin tim dhe te vrisja kohen e merzitjen duke pire vere e shikuar televizor, edhe pse s?duhet te pija per shkak te stomakut. Te pakten, pija, me jepte kurajon dhe ?paturpesine? ne shprehjen e ndjenjave, hedhjen ne leter te konsideratave qe, ne gjendje normale, gjendur perballe saj, s?do te kisha guximin t?ja thoshja, pak nga boshlleku qe me krijohej ne stomak dhe dridhja e gjymtyreve nga emocjonet e pak nga ndrojtja qe, pas pranimit te saj, sigurisht do t?me zhdukej. Duke perfituar nga ekstaza e perkohshme qe me jepte alkoli, si fizikisht ashtu dhe ne rrjedhshmerine e fjaleve, mendimeve, vendosa t?i shkruaja nje leter tjeter, pa?ka se te nesermen kur do ta rilexoja do te rrudhja turinjte e do te ndihesha pak i turperuar nga tere ajo derdhje ndjenjash si llave vulkani. Por, fundi i fundit, ato gjera i mendoja me vlonin ne shpirt e letren do ta dergoja, i emocionuar, me shpresen qe pergjigja s?do te vononte...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??  Empty Re: KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??

Mesazh nga engjell a djall Fri 9 Jul 2010 - 9:41

E dashur,
ndoshta kam ekzagjeruar shume me komplimenta ne letren time, pasi ty, mund mos te pelqeje menyra ime e shprehjes se dashurise, e zjarrte, shume apo pak nuk e di me saktesi, per kete arsye pres letren tende per te nxjerre konkluzionet.(sa shume e pres!)
Por kjo letra jote, pergjigja, s?po arrin qe s?po arrin. Letra e deshiruar e shumdeshiruar, qe, edhe pse koha e pritjes eshte tejkaluar, tek e mendoj, trupin ma dritherin nje vale mornicash e papershkruar.
Shkruame, shkruame!; nga kjo largesi e bezdisshme gjeografike, fizike, zemra po me coptohet e ti hallin s?ma dike.
Mendome nje ?ast, nje dite, perhere, e per se dyti do te me duket te kem lere. Deren e zemres ma hap, te lutem! kjo mosperfillje e ytja me eshte e padurueshme edhe pse ne te humburen e shpreses s?ngutem.
E ?uditshme, eshte per te qare, eshte per te qeshur, megjithese me probleme jam mbushur, ngjeshur, me duhet te lendohem per ty, qe deren e zemres mban mbyllur e s?me len te hy.
Ah, e shtrenjta ime! limon i brishte te ishe, me plasmas do te mbuloja! Do te mbroja nga ngricat e dimrit, nga i ftohti do te mbroja, me aromen tende dhe une do te kundermoja.
Ah, te ishe mirazh, pa ty si do te rroja! Anekend botes pa reshtur do te vrapoja, ilacin per te te materializuar gjithkund do ta kerkoja.
E shenjte, pervec Perendise, eshte dashuria ime per ty, ndjenjat e mia te sinqerta, te shprehura mbase hiperbolikisht, te ekzagjeruar ne komplimenta, per ti nxjerre me ne pah ata, por gjithmone te sinqerta mbeten.
Hape pra deren ti, zane mali, hyri bjeshkesh, princeshe perrallash!
Kjo korrispondence(e njeanshme) po me behet si semundje. E, te thuash qe s?kam lene gje pa te thene, pa te shprehur, persa i perket ndjenjes ? dashurine ne te gjitha menyrat ne letren e meparshme ta kam transmetuar.
Ja dhe ky vit po mbaron. Viti 19... Njemijenenteqinde....... jane dhe lutjet qe i drejtoj perendise qe te me plotesoje deshiren e qe ti te nderrosh mendje sepse ti je subjekti i perhershem i endrrave te mia! Je ti motivi i alegrise time, i mendimeve te mia, i merzitjes sime.
Je ti, je perhere ti, e do te jesh pergjithmone ti, zemra qe pompon gjakun ne damaret e mi, qe mban gjalle shpresen e nje te ardhme me te mire, qe me ben te mendoj c?do mengjes pas nje nate imagjinare te kaluar bashke ?c?dite e bukur sot?, edhe pse ben ftohte, bien shi apo gure nga qielli!?


....
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??  Empty Re: KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??

Mesazh nga engjell a djall Fri 9 Jul 2010 - 9:42

Pasi mora letren e saj, dy ditet e para te javes se mepasme, nuk shkova ne pune. Ndihesha kaq shume i demoralizuar sa s?me behej per asgje. Ne shtepine e shokut tim, ku kisha shkuar ate te shtune, bera si bera dhe s?e dhashe veten. Te nesermen, qysh ne mengjes mora trenin e kthimit dhe me te mberritur ne shtepi u hodha mbi krevat. Me te shumten e kohes ne gjume dhe pjesen tjeter duke pire cigare dhe hedhur ne fyt gllenka vere te kuqe. Ditet e mepasme fillova te harrohesha disi ne pune, isha zhytur perseri ne rutinen e perplasjeve me puntoret e tjere italiane per argumenta te ndryshem, gjendjen disi te nenshtruar nga qenia emigrant qe, per te mbajtur vendin e punes, shume here me detyronte qe te mbyllja nje sy e te beja nje vesh shurdh. Stomaku filloi perseri te me shqetesonte. Lastrat e fundit qe kisha bere tregonin per inflamacjon gastrik dhe premisa ul?ere. Kisha filluar te mbanja diete, duke rralluar shume nder te tjera cigaret dhe alkolin, por, me shembjen e keshtjellave imagjinare te ngritura ne koke per shkak te letres se marre, edhe ate privim alkoli dhe cigareje e kisha kompensuar me pas, madje, tejkaluar. Kaluan shume dite para se te vendosja qe do te ishte me mire qe t?u vizitoja, e me pas te shtrohesha ne spital, duke lene menjeane skrupujt mbi punen, friken se kete here, pas diteve qe kishte munguar pa motiv, do te gjenin menyren per te me pushuar nga puna. Shtrimi ne spital, ila?et dhe dieta bene qe te ndihesha me mire nga shendeti. Gjate dites, here here lexonja ndonje liber, shetisja pergjate korridorit dhe, gjate orarit te vizitave te familjareve, ndjeja vetmine te me bente shoqeri ne shtratin tim.
Vetmia ne spital ndihej shume aq sa, pas ?shetitjes? se perditshme pergjate korridorit, nje dite, pas shume kohesh qe bluaja ne mendje idene e mbylljes se kesaj historie, vendosa t?i shkruaja vajzes pas se ciles kisha humbur mendjen. Tani isha me i qete nga ai drejtim edhe pse mendimet per te here pas here me ktheheshin....
...

?...Shpresoj qe te jesh mire dhe te shkruaj me shume per korrektesi e, nder te tjera, per te te thene qe e mora letren tende.E kam marre shume dite me pare dhe per te qene i sakte e kam lexuar ne tren. Sapo u ndodha ulur ne sedilen e pare qe gjeta te lire ne tren, gjeja e pare qe bera (sigurisht pas frymarrjes e kerkimit te kote te imazhit tend ne sedilen perballe ? perballe ishte nje grua e moshuar) ishte shperberja e zarfit. Hapa zarfin dhe shfletova me padurim letren. C?fare mrekullie! Mendova: ja dhe letra me fjalet e tua, me po-ne e shumepritur. Udhetimi ne tren per te shkuar tek shoku im zgjat zakonisht dy ore dhe keshtu, pervec kenaqsise se leximit te letres tende, s?do te ndihej as rruga.
Sapo lexova fjalet e kaptuara me bisht te syrit ne faqen e mbrendshme, drejtova veshtrimin pertej xhamave te dritares per te fshehur disi buzeqeshjen e hidhur. Ditet e para u mezita shume. E vrazhde ishte vazhdimesia e merzitjes. Qendronte gjithmone aty ne mes, para syve te zemres, para syve te mendjes, para c?do gjeje ? mospranimi yt.
E dashura ime,
me lejo te te therras keshtu per here te fundit, meqe eshte hera e fundit qe po te shkruaj pa marre parasysh ?kercenimet? e tua lene familjareve te mi. E katerta dite qe ndodhem ne spital. Nuk e di kur do te dal, por, di qe do te kthehem perseri. Ndoshta do te gjej te tjere ?kolege?, te tjere infermiere, por, jam i sigurt qe vetmia do te jete po ajo, e qeshur ne qoshe te dhomes.
Sapo mbarova ecejaken e perditshme, kam pire ila?et dhe tani gjendem shtrire, me lapsin ne dore, fletoren mbeshtetur ne jestik, tek te shkruaj per letren tende dhe lajmin jo te deshiruar qe mora nga ajo. Shkrimi s?ecen, pasi zhurmat e ndryshme me terheqin vemendjen. Dhoma ime gjendet prane deres se hyrjes, motiv ky i mjaftueshem per te me shperqendruar.
Njerzit shkojne e vijne per t?u bere vizita familjareve, te dashurve, shtruar ne spital. Dhe ketu ku gjendem une, degjohet pothuase gjith?ka. Gjith?ka, degjohet qarte ketu, si diten dhe naten, edhe pse gjumi eshte gjithnje i pranishem por asnjehere i qete. Degjohen pershendetjet mes familjareve, te qeshurat e infermiereve, hapat e te semureve pergjate korridorit, tek bejne xhirot e perditshme per te riaftesuar gjymtyret, degjohet qarte pik-piku i sheqernave te lengezuar ne shishen e serumit, tik-taku i zemres se pacientit ne krevatin prane meje.
Ndihet qarte, shume qarte, dhe mosprania yte imagjinare gjate orarit te vizitave. Une ve kufjet, ngre zerin per te mos degjuar, por, ndihet qe ?ke me te. Trishtimi me mberthen si ne keto momente, ndersa vetmia, le qoshen e dhomes dhe me futet nen batanije.
Pastaj, ndonje gje te madhe per te shkruar, nuk kam, jo. Mbase kam lene pa te thene rrokullisjen e diteve ketu. Ndoshta s?me beson nese te them se here pas here me eshte dashur te notoj ne detin e mendimeve per ty.
Te shkruaj thjesht keshtu, per te folur, per te genjyer veten qe ti ke ndryshuar qendrim dhe me pret per te me perqafuar. Ndoshta per te percjelle ndonje emocion, ndjesi timen te pashprehur, merzite e mia te perditshme, te perhershme, per te hedhur ne leter meditimet gjysmake, te tilla, jo nga mprehtesia e arsyetimit, por nga koha e copezuar ne dispozicion.
Mendime per te ardhmen qe s?shihet, perceptohet. Mbase s?ekziston. Mbase ekziston. Mbase eshte e qarte si dielli i fshehur pas nje reje te vogel e une s?kam durim te pres ato pak sekonda qe i duhen rese per ti lene hapsiren rrezeve verbuese te tij.
Me pare fantazoja mbi te ardhmen e perbashket, por tashi, pa ty, te ardhmes s?i dallohen as konturet per krijuar nje ide sado te vagullt mbi konstruktin e saj.
Mendoja per ty e vazhdoj te mendoj per c?fardolloj gjerash, te kota, te rendesishme, per nje gjethe qe bien, per eren qe fryn, per shiun i cili ka kohe qe s?njom token, per autobuzin qe vonohet, per te ftohtin a te ngrohtin e bezdisshem. Per keto e per te tjera gjera. Here te tjera s?mendoj, me fishket deshira, eci e kerkoj te harrohem ne dicka te qeshur te gezueshme, kohkaluese ndonese te kote nga c?do pikpamje, duke e ditur me siguri matematike, qe pas atyre casteve, merzia, do te me pushtoje te terin nga kembet tek koka, nga koka tek kembet. Dhe koha s?kalon, s?kalohet.
Ne te kundert, vitet vrapojne revan, vraponin revan dhe mendimet e mia per tu prehur ne preherin e endrrave te tua. Mendime, te cilave, qe sot e tutje, duhet t?i ve frerin. Si per gjendjen time shendetsore, si per respektimin e ndjenjave te tua qe jane te adresuara ne drejtim tjeter. Edhe pse une, dhe ti e di, do te te dua gjithnje e do te mbaj gjithmone te gjalla ne kujtese ato momente te pakta qe jemi ndodhur bashke.
I pashprese, i dorezuar fatit, por, gjithmone i dashuruar pas teje, me lejo qe te puth nga larg, te pakten ne leter, e te uroj jete te lumtur!?
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??  Empty Re: KRONIKE DASHURIE E NJE EMIGRANTI??

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi