Kronikë në gur”, muzeu merr titullin e romanit
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
Kronikë në gur”, muzeu merr titullin e romanit
Titullin e romanit të famshëm të Kadaresë, do ta mbajë muzeu më i ri për historinë e gjithë Luginës së Drinos
Edhe kjo mund të ndodhë nga dashuria e madhe për veprën e një njeriu të
lidhur me vendlindjen e tij. Ka ndodhur që, pikërisht dje, është
vendosur që,
"Kronikë në gur", titullin e romanit të famshëm të shkrimtarit Ismail
Kadare, ta mbajë edhe muzeu më i ri që do të ngrihet në Gjirokastër,
vendlindja
e autorit.
Ndërsa vlerat etnografike dhe ato të luftërave janë shpalosur në dy
muzeumet ekzistuese, një i tretë synon të sjellë për të gjithë
vizitorët vendas
dhe të huaj, historinë e gjithë Luginës së Drinos.
Projekti i fondacionit PACKARD ka gjetur mbështetjen e Ambasadës
Amerikane, e cila do të japë një fond prej 48 mijë dollarë për ngritjen
e tij. Fondi
i ambasadorit amerikan për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në
Shqipëri, do të përdoret për restaurimin e një galerie në kalanë e
qytetit të
Gjirokastrës, në mënyrë që ta sjellë atë në formën bashkëkohore, që të
mund përdoret edhe për organizime të tjera.
Projekti ka marrë ndërkaq edhe miratimin e Këshillit të Restaurimeve dhe puna pritet të nisë së shpejti.
Sipas projektuesve, "në këtë muzeum do të jetë e përshkruar gjithë
historia, jo vetëm e qytetit të Gjirokastrës, por e gjithë luginës së
Drinos, një
histori tejet e pasur, që zë fill që nga prehistoria, për të vijuar më
tej me gurin si një element bazë i ndërtimit, me fillesat e projektimit
dhe
ngritjes së kalasë, si objekti i parë i qytetit, e deri në ditët e
sotme".
Përpara viteve 1990, qyteti i Gjirokastrës numëronte gjithsej 7
muzeume, ndërsa aktualisht funksionojnë vetëm dy: Muzeu Etnografik, që
është i
vendosur në shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës, si dhe Muzeu i Armëve,
në kalanë e qytetit.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi