Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

2 posters

Shko poshtë

Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves? Empty Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

Mesazh nga Geri Wed 7 Jul 2010 - 4:52

Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves? Durres_Beach_351514299GJITHÇKA FILLON DHE ul ritmin e zakonshem. Gjysma e trurit mban koncentrimin ne pune dhe gjysma tjeter merret me planifikim. Pernjehere fillojne germimet neper sirtare per te gjetur cadrat, kapucet dhe sandalet e plazhit, te shikohet nese ka nevoje te blihen te rejat, apo te vjetrat e shtyjne edhe nje sezon. Planifikohen librat me permbajtje te lehte dhe me pak faqe, qe do te mund te lexohen
(ose vetem te na shoqerojne) nen çadra, shikohet se a i kemi Ipod-et, ose Mp3 playeret e tjere te azhornuar me albumet e fundit, e deri te perzgjedhja e kremerave per rrezet. Sakaq e veren se nuk je vetem ne kete disponim. Reklamat per destinacionet joshese vijne nga te gjitha anet, miqte te flasin se ku dhe kur do te ikin nga hallakatjet urbane, dikush tjeter sapo eshte kthyer, teksa sheh se edhe ne seancen e Kuvendit kane filluar qe vendimet te lidhen me kohen para dhe pas pushimeve te veres. Dhe, gjithçka, deri ketu, duket absolutisht OK. Deri ne çastin kur shtrohet pyetja: Ku do te shkohet? Ne dukje te pare, nje
pyetje krejt e thjeshte, por qe ngre me vete edhe shume pyetje te komplikuara ne formen: Si te shkohet? Apo, ndoshta ne nje te pazakonte per raste te ketilla: Kush jemi ne?!

Kosovari dhe turisti mbeten larg!

KOSOVARI TURIST! Hem kosovar, hem turist! Gjithmone kjo sintagme ka asociuar shume gjera krejt ndryshe nga ajo qe pritet per nje turist. Ne nje klishe te vendosur nderkombetarisht, turisti shihet kryesisht si nje person i veshur me rroba me tone gazmore, sandale ne kembe, kapuç ne koke, çante mbi shpine e ndonje harte ne dore, gjysme i trullosur, i pajisur me nje disponim heroik per te qeshur, ose edhe per t’u ankuar per gjerat e situatat, qe ne ditet e zakonshme nuk do t’i ngjallnin emocionet e njejta te skajshme. Me nje fjale: person qe ka paguar te kaloje nje, ose dy jave, pa rutinen e jetes se zakonshme,
çfaredo qofte ajo. Por, ky turisti kosovar? Fotografite, me shpesh sesa ato te klishese, na arrijne te perziera si ne kaleidoskop: nga shalqini,
domatet e vaji i ullirit ne plazh; copat e llamarines me mbishkimin “dhoma”, ose “lloma” (varesisht se ku ndodhemi), me dushe, ose pa ta;
gullashet e fasulja, i ofruar me çmime shpesh edhe me te lira sesa ne vendet e ardhjes; radhet per pajisje me viza, qe shpesh refuzohen; i riu
i vetmuar, ose familjari i deshperuar per te depertuar ne Perendim, “i maskuar” si turist, ose edhe individi, i cili per t’i mbushur vetes
mendjen se eshte patriot, nuk e veren se po lahet ne ujin e perzier me te pegerat e bashkekombesve, qe fati i keq i ka ndare per me se
gjysmeshekulli. Keshtu ka qene per shume vite me radhe dhe me gjase keshtu do te jete edhe kete vere. Pavaresisht se shume ndryshime
pozitive kane ndodhur ne rajon dhe ne Evrope, pak prej tyre i kane prekur edhe shqiptaret ne Kosove dhe ne Shqiperi. Per kete shkak, ketu e
tutje, ne shkrim do ta shmang termin “turist” dhe do ta zevendesoj me “pushues”. Pergjigjet gjenden ne disa situata e momente. Fare shkurt:

I pafavorizuar nga te vetet

ULQINI. Pushuesit kosovare e kane gjetur prehjen bregdetare ne Ulqin per shume dhjetevjeçare. Llogarite:
vend i bukur me margaritare te dhuruar nga natyra, flitet shqip, eshte lire dhe nuk eshte shume larg. Plus mund te behej edhe ndonje xhiro me
barke deri ne kufirin me Shqiperine dhe pastaj mund te thuhej se eshte pare live “nje cope memedhe”. Por, Ulqini, sot, ndonese ka arritur te
jete dukshem me perpara (edhe shkaku i tradites) me qytetet e tjera bregdetare te shqiptareve, si dhe investimeve te qelluara te koheve te
fundit ne infrastrukture, ka mbetur prapa krahasuar me zhvillimin e qyteteve te tjera buze detit ne Mal te Zi. Teksa, per shembull Budva, e
cila shtrihet ne rreth 60 kilometra largesi, ia ka dale qe te terheqe investime qeveritare e te jashtme, si dhe turiste te huaj, duke pasuruar
per disa shkalle oferten, kjo ne mase dukshem me te vogel ka ndodhur me Ulqinin. Ky qytet eshte varur kryesisht nga projektet qe me mund te
madh ia ka dale t’i siguroje udheheqesia aktuale lokale, ose edhe investimet vetanake te shqiptareve nga diaspora. Fakti i te qenit i
vetmi qytet bregdetar me shqiptare, jashte Shqiperise, sa i ka sjelle ne njeren ane trajtim jo te barabarte nga Podgorica, njesoj do te duhej te
ndihmohej, si qytet strategjik, qe nuk duhet humbur nga pushuesit shqiptare te te gjitha aneve.

Fundi i Muajit te Mjaltit me kosovaret

BREGDETI I SHQIPERISE. Sigurisht se kete sezon do te duhej te planifikonte me shume per permiresimin e sherbimeve per
pushuesit, sesa ne autostraden e rihapur, ose patriote-turistet. Shqiperia e kishte prekur veren e kaluar majen, me numrin me te madh te
pushuesve, por kjo do te duhej te ishte vera e fundit qe kosovaret nisen drejt brigjeve shqiptare te Adriatikut dhe Jonit per arsye
jashteplazhore. Eshte diçka tashme e pare dhe joatraktive si heren e pare grishja per te arritur nga kufiri ne det per dy-tri ore rruge ne
autostrade, ose vetem fakti qe parate e shpenzuara te shkojne te bashkekombesit. Nga sivjet do te duhej qe ata qe bejne ofertat ne
Shqiperi te llogarisin me teper se si te permiresohet infrastruktura e pergjithshme, duke filluar nga plani i pergjithshem urbanistik, ndarja e
ujerave te zeza, pastertia, sherbimet klienteliste e deri te perzenia e bagetive nga plazhi, ne menyre qe te behen atraktive dhe te jene
destinacion per pushime te qeta. Ka ardhur koha qe Shqiperia t’u ofroje pushuesve me shume sesa ç’i ka dhuruar natyra, pasi nje pushues
natyrshem do te donte qe ndonjehere t’ia ndaje syte detit dhe te shikoje çka ka prapa. E, kaosi urbanistik, veshtire se do t’i pelqente atyre qe
synojne te harrojne kaosin e vendeve prej nga vijne, si per shembull ne Kosove.

Pushues ne getto

TE TJERET. Pushuesit nga Kosova dhe nga Shqiperia, edhe kete vit mbeten prapa perparesive qe i fituan
fqinjet e tyre, ne forme te liberalizimit te vizave “Schengen”. Edhe kesaj vere, shqiptaret mbeten te izoluar edhe ne kohe pushimesh. I vetmi
perfitim nga kjo situate do te mund te vije ne forme te ofertave te agjencive turistike te vendeve fqinje per aranzhmane ne Spanje, ne
Itali, ne Greqi dhe ne vende te tjera, por per nje pjese shume te kufizuar te popullates, qe kane mundesi te kualifikohen per t’u pajisur
me nje vize “Schengen”. Per te tjeret, qytezat e Costa Brava-s, Ibiza e Mallorca, Capri, Rimini e Sicilia, Kreta, Halkidiki e Asprovalta,
vazhdojne te mbesin te paarritshme edhe per nje kohe. Ekskursioni me i larget, pa asnje detyrim, madje, me lehtesira per poseduesit e
pasaportave kosovare, ose shqiptare, mbetet Turqia. Faleminderit prej tyre!
Nderkohe, vetem ca ngushellime te vogla vijne nga rajoni, se zgjerimi i hartes pushuese per shqiptaret ka filluar te levize. Me
Kroacine qe i ka hequr vizat per Shqiperine. Ose, edhe idene e mini-Schengenit ballkanik, te elaboruar ne Samitin e Prevalles. Dhe kjo
vetem nese do te ndodhte shpejte, pasi qe liberalizimi i pritshem i vizave “Schengen”, do ta bente te pakuptimte.

Turist – shpresojme nje dite

NUK E DI SE A KA edhe shume vende dhe popuj te tjere, qe pergjigjet ne pyetjet qe kane te bejne me destinacionet
brengeharruese e diellore per pushime verore, i marrin ne forme te pergjigjeve ne pyetjen e perhershme ekzistenciale: Kush jemi? Dhe qe
keto pergjigje te jene me permbajtesore dhe me ilustruese sesa ato per shqiptaret ne Kosove dhe Shqiperi.
Sidoqofte, ne Kosove, para shume vitesh, ka qene me e lehte qasja ne destinacione pushimi, pastaj eshte
veshtiresuar dhe tash ngadale, megjithate, po jep shenja te permiresimit. Ne Shqiperi ka qene e pamundur qe te shkohej me heret per
verime jashte vendit, tash po vjen duke u lehtesuar qasja. Mbetet te shihet se edhe sa kohe per shumicen e popullates ne Kosove, por edhe ne
Shqiperi, nocioni “turist” do te mbetet i ndryshem nga kuptimi i turistit per shumicen e qytetareve te botes. Fatkeqesisht, edhe kesaj
vere do te jemi jashte klishese. Natyrisht: respekt per perjashtimet.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves? Empty Re: Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

Mesazh nga engjell a djall Wed 7 Jul 2010 - 7:50

O geri mos i bej reklam qytetit tim
une do kaloja ne ishujt egjeo
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves? Empty Re: Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

Mesazh nga Geri Wed 7 Jul 2010 - 7:52

Eri dr shkruajti:O geri mos i bej reklam qytetit tim
une do kaloja ne ishujt egjeo
hehe jo jo po thjesht me pelqen sepse ne durres shkoj ditve te diela para se ti mar pushimet
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves? Empty Re: Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi