Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

+2
Arla
*PRADA*
6 posters

Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga *PRADA* Tue 29 Jun 2010 - 7:30

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura ?
Femra materialiste apo meshkuj që joshin me fasada?

Mendimi juaj..ja cthone studimet...

Përgjigjet për këtë pyetje janë krejtësisht relative. Fundja kujtdo i pëlqen komoditeti e luksi, ndonëse kaq nuk mjafton për të qenë i lumtur në jetë. Në një shoqëri jo pak të sipërfaqshme si kjo e jona (dhe jo vetëm...) mesazhi përcillet më së miri. Nëse portofolin e ke plot, mund të kesh gjithçka që do. Madje shpesh nuk ka rëndësi as mosha, as pamja e mbi të gjitha as niveli intelektual. Nuk ka nevojë të lodhesh shumë për femra, oferta është më e lartë se kërkesa. Këto fakte i dëshmon edhe studimi i fundit demografik e shëndetësor.

Sipas të dhënave të tij, sa më i kamur të jesh, aq më shumë të dashura ke. Nëse mesatarisht meshkujt e moshës 25-49 vjeç numërojnë 2.7 partnere seksuale, studimi diferencon meshkujt me të ardhura të larta. Mesatarja për ta është 3.7 partnere, sigurisht deri në momentin që është bërë anketimi. Të privilegjuar janë edhe meshkujt me shkollë të lartë. Ata kanë mesatarisht 3.1 partnere.
Nga sa raportojnë femrat, numri mesatar i partnerëve është disa herë më i ulët. Shifrat flasin për 1.1 partnerë për grupmoshën 25-49 vjeç.

Jo fort bindëse këto të dhëna, sidomos për metropolin, ku së fundmi pasja e vetëm një partneri ka nisur të shihet si problem.

Studimi tregon se 5% e meshkujve dhe rreth 1% e femrave raportojnë se kanë pasur dy ose më shumë partnerë në 12 muajt e fundit. Sjelljet seksuale ndryshojnë nga vendbanimi. Në zonat urbane, numri i femrave që kryejnë marrëdhënie seksuale me shumë partnerë është më i lartë. Prevalenca e marrëdhënieve seksuale me risk është më shumë në Tiranë, me përkatësisht 9% e femrave dhe 28% e meshkujve. Mes meshkujve që kanë pasur më shumë se dy partnere vitin e fundit, vetëm 50% e tyre raportojnë se kanë përdorur prezervativ gjatë marrëdhënies së fundit seksuale.

Por edhe në këtë kontingjent duket se ka diferenca. Burrat e pamartuar janë disa herë më të prirur se të martuarit për të përdorur prezervativët gjatë marrëdhënieve seksuale. Kështu 56% e meshkujve të pamartuar, që kanë pasur më shumë se dy partnere në vitin e fundit, raportojnë se kanë përdorur prezervativin kundrejt 15% të burrave të martuar.

Sa i përket asaj që raportojnë femrat, vetëm 1/4 e tyre pohojnë se partneri ka përdorur prezervativ gjatë aktit seksual. Vetëm 1 për qind e femrave dhe meshkujve të moshave 15-24 vjeç raportojnë se kanë bërë seks për herë të parë para moshës 15 vjeç.

Shifrat rriten ndjeshëm në harkun 18-24 vjeç, ku 15% e femrave të anketuara, kundrejt 23% të meshkujve, pohojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale. Vajzat e reja me arsimim të ulët 8-vjeçar janë më të prirura të bëjnë seks para moshës 18 vjeç, sesa ato me arsim të mesëm e të lartë.

Shifrat tregojnë se 19 % e femrave me arsim tetëvjeçar, kundrejt 15% të tyre me arsim të mesëm dhe 8% me arsim të lartë, pranojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale për herë të parë rreth moshës 18 vjeç.

Të dhëna jo fort bindëse jep studimi sa i përket marrëdhënieve seksuale para martese. Rreth 89% e femrave të pamartuara, të moshës 15-24 vjeç, raportojnë se nuk kanë kryrer kurrë marrëdhënie seksuale, krahasuar me 65% të meshkujve.

Meshkujt 1/100
e meshkujve të anketuar, nga mosha 15-49 vjeç, pohojnë se kanë kryer seks me pagesë në vitin e fundit. Nga këta meshkuj, tre në katër pranojnë se kanë përdorur prezervativ gjatë aktit seksual. Seksi me pagesë konsiderohet me risk shumë të lartë, për t’u infektuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Grate 6/10
pohojnë se tërheqja është mënyra që përdorin për planifikimin familjar. 1/9 gra të martuara, të moshës 15-49 vjeç, përdor një metodë moderne të planifikimit familjar. Përdorimi i metodave moderne kontraceptive është më i lartë në zonat urbane sesa në ato rurale (12% kundrejt 10%, përkatësisht).

8998 familje...
përkatësisht 7584 femra dhe 3013 meshkuj të moshës 15-49 vjeç, janë bërë pjesë e studimit demografik shëndetësor. Studimi ofron një bazë të mirë të të dhënave dhe vlerësimeve statistikore të treguesve socialë, të cilët do të përdoren nga politikëbërësit, kërkuesit, organizatat joqeveritare dhe akademiket
*PRADA*
*PRADA*
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 78
 <b>Piket</b> Piket : 112
Regjistruar : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga Vizitor Thu 1 Jul 2010 - 22:03

Kan me shume budallallek se te dashurat dhe leket ste bejn njeri, njeriu tregon vehet e vet ne baz te karakterit, moralit ,sinqeritetit,leket jan per te jetuar dhe jo per tu turperuar!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga Arla Thu 1 Jul 2010 - 22:11

Cdo periudhe nxjerr dhe nje teori ose dhe fakt.Po te shikonim me pare syte drejtoheshin nga kapedanet e luftes, luftetaret e zote.Ishin ata qe digjnin zemrat e shume grave dhe vajzave.Madje dhe te dashura te shumta kane pasur.Sot duke qene se paraja eshte burimi i nje jetese luksoze, te bukur, ku cdo gje arrihet vetem duke levizur doren do jene meshkujt e pasur qe do kene me shume te dashura.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga Dewil Fri 2 Jul 2010 - 5:23

esht normale se nket bot materialsite gjithqa arihet me lek ;) Ki lek gjithqka esht e mundur dhe ki fuqi kur ski lek ski azgje je 0 Smile
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga Geri Fri 2 Jul 2010 - 6:08

Po kjo esht shum e vertet fakti lek ka te bej shum ne diten e sotme.
Dhe ne pergjithsi femrat nuk shofin dashurin por lekun per te bo qef sa me shum dhe shkoj ke ai qe ka lek dhe ai mund te ket 4 a 5 femra ne krah dhe i dnerro sic ti doj qefi sepse nuk e ka problem per femra sepse n.q.s i iken njera ka tjetren qefi qef.Por bohet fjal per disa femra qe s'kan aq shum mend ne koke nuk i perfshi te gjitha femrat sepse ne pergjithsi jan shum te mira por per ato qe e kan mendjen tralala ateher me bohet qefi qe perfundojn ne dor te atill sepse ai qe ka aq shum lek thjesht tallet me to sepse nuk ja ndien per asnji gje.
Dhe kur vjen fundi vetem femra shkaterro jeten e saj sepse mashkulli me lek ne fund e gjen nje te mir dhe te vertet dhe e mban per jeten e vet.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga *PRADA* Fri 2 Jul 2010 - 6:13

D.M.TH--tek disa vajza ma shum prin paraja sesa ndjenjat per dashuri
*PRADA*
*PRADA*
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 78
 <b>Piket</b> Piket : 112
Regjistruar : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga Geri Fri 2 Jul 2010 - 6:17

*PRADA* shkruajti:D.M.TH--tek disa vajza ma shum prin paraja sesa ndjenjat per dashuri
Une per vete PRADA ashtu mendoj qe ke disa vajza nuk ka te bej ndinja kurr jan tipet e tilla qe e kan mendjen vetem per lek dhe per qef.Por keto femra behen te tilla pasi jan zgjenjy nga dashuria e tyre e par dhe aty nuk kan ca te humbin me dhe leshohen fare ky esht gabimi i tyre sepse femra qe esht femer mendoj s'duhet ta leshoj veten asnje her sepse jetes nuk i dihet sesi vjen.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga Arla Fri 2 Jul 2010 - 7:19

Shume e rende duket qe nje femer te doje leket dhe jo juve.Po realiteti pranohet, qe mos te verbohesh.Nuk mund te rrime e te flasim per ndjenja e gjera te bukura qe shohim ne tv-ne dhe lexojme ne gazeta.Ndoshta vetem aty gjen nje pershkrim te bukur ndjenjash imagjinare.Ndjenjat dhe mund ti menaxhosh.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga Shpejtimi Tue 6 Jul 2010 - 18:47

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura
eeeeeeee paraja ngreh upin perpjet por per lek une kam pare me sy te mi qe femra e re virgjire shkon me plakun 40 vjeqare veq pse ka lek ska me mekat te marresh ne qafe nje vajze te re veq pse ke lek ,leku nuk nje as moshe as kufi fjala popullit thot i shemtuar me lek e nafak ai i shemtuari merr krah per krah vajzen e re e te bukur kurse ai i moralshmi e bukuroshi pa lek i shkreti ai sdi qfar te them po kjo bote e poshter po pse ajo goce nuk merr bukuroshin pa lek po shkon tek plaku i shemtuar me lek po nuk ke qfar ti besh se femra ne dit te sodit te shikon nga makina se cfar makine ke nuk te shikon nga karakteri e bukurija jote qe ke po njeriun e drejt e te mire e te moralshem nje dit do ta nxjerr ne drite veq durim te kemi po per nje kip drite nga ZOTI duhet te presim shume.....deri sa ZOTI ti perfundoj sprovat e TIJ ndaj teje.....duro ,duro o i shkreti shpirt i mjer se ka edhe per ty nje pike drite ne nje der qe e ke aq larg qe me shpresen qe nje dit do ta shkelesh pragun e asaj dere me plot drite....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga engjell a djall Wed 7 Jul 2010 - 7:39

eshte shum e vertet.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga Vizitor Wed 7 Jul 2010 - 8:21

Une nuk mendoj qe eshte dashuri ajo,me nje fjal eshte interes..Dhe femrat e tilla une i konsideroj qe kan nje karakter dhe moral te ulet Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Icon_mad
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga engjell a djall Wed 7 Jul 2010 - 8:56

ketu nuk nund te flasesh ne pergjithesi por pasuria ben gjithcka thuhet
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga Shpejtimi Wed 7 Jul 2010 - 18:10

Jo me se e vertet eshte se femrat anojne nga leku se sa dashurija e vertet nuk dua ti njollos te gjitha femrat po 95 perqind te femrave anojne nga leku te rralla jan ato qe anojne nga dashurija e vertet ,ke raste kur i degjon femra me femren se si bisedoin thon a e pa se qfar veshje kish firme nje kilometer aroma parfum po i vinte elegant gjepin nje lemsh lek po te gjith meshkujt kan deshire te jen elegant po ai qe i ka lekun veq ai elegant nuk eshte kurr nuk kam degjuar rralle e hiq nje femer duke thene po i mire ish ai djale zemren e bute e kish shikimin e but po veq thon a e pa more qfar makine e ka si i jepte makines normal se ai qe ka kur merr te paguaj diqka ne vleft 5 euro nxjerr perball asaj vajze nje lemsh para 100-she edhe 50-tshe edhe 20-tshe nga gjepi nje lemsh para kinse po kerkon nje 5-she ne lemsh te parave e nuk po e gjen dot edhe ne fund nuk jep 20-tshen po jep 50-tshen kamarierit me arsyetimin qe nuk po gjen me te vogel edhe kamarieri i shkret shetit gjith koleget e vet ti bej hallin te ja kthej kusurin edhe ne ato momente jo te besh qfar te duash me ate femer tralala po ta presesh copa copa ajo nuk nxjerr ze se thot shuj se jam mire se ka para "e qe eshte pis nuk prish pune" veq lek te ket mjafton ,kurr nje femer nuk provon te depertoj pertej muskujve e kockave te kraherorit e te shiqoj zemren e ati personi po shiqon gjepin e fryer me nje lensh para po pse te hyj telasheve te depertoj neper muskuj e kocka te kraherorit te shiqoj zemren kur thjesht me leht e ka te shiqoj gjepin e fryer me nje lemsh para hahahahah....(nese e kam gabim le te me permirsoj dikush...)
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura Empty Re: Meshkujt “me lekë” kanë më shumë të dashura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi