Homofobia në Shqipëri, Hillary Klinton: SHBA mbështet të drejtat e Klodit
3 posters
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Homofobia në Shqipëri, Hillary Klinton: SHBA mbështet të drejtat e Klodit
Homofobia në Shqipëri Klinton: SHBA mbështet të drejtat e Klodit |
SHBA- Rastet e homofobisë në Shqipëri ndaj Klodian Celës, sjellin dhe reagimin e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton. Gjatë fjalimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, sekretarja amerikane ka përmendur Shqipërinë ndër vendet ku është evidentuar diskriminim ndaj homoseksualizmit. Duke ju referuar rastit të Klodian Celës, i riu që rrëfeu në një spektakel televiziv prirjet e tij seksuale, Klinton siguroi mbështetjen ndaj Klodit duke theksuar edhe angazhimet e Ambasadorit Withers për këtë cështje. Gjatë fjalimit të saj mbi të drejtat e personave me orientim seksual të parregullt zonja Clinton tha: “Një djalë i ri i quajtur Klodian Cela deklaroi në një emision shumë popullor në Shqipëri prirjet e tij seksuale. Pas kësaj ambasadori ynë në Tiranë, John Withers doli në televizion për të shprehur mbështetjen tonë për këtë djalë. Ai vizitoi qytetin e tij dhe e ftoi Klodianin në një event në Ambasadën tonë atje, për tu treguar të gjithë shqiptarëve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin guximin dhe të drejtat e tij”. Pas deklarimit të hapur në televizion të homoseksualitetit të tij, Klodian Cela u përball me protesta e kërcënime të njëpasnjëshme. Familja e tij u detyrua të largohej nga qyteti i Lezhës duke u shprehur se jetesa ishte bërë e pamundur mes presioneve dhe kërcënimeve të njerëzve. (e.n/BalkanWeb) |
Re: Homofobia në Shqipëri, Hillary Klinton: SHBA mbështet të drejtat e Klodit
Fenomeni Klodi po merr permasa boterore, per mua nuk eshte se po me vjen cudi sepse cdo gje e bere nga shqiptaret leshon jehone.Homoseksualiteti nuk ka ardhur nga Klodi ai ka egzistuar shume me heret , madje qyshese ne lashtesi.Tashme te gjithe e njohim kete devijim, por si te pacivilizuar qe vazhdojme te mbetemi e denojme dhe nuk e pranojme.Shkaku kryesor vjen se ky u shfaq ne media vizive dhe e pranoi publikisht.Nderkohe qe ne Tirane mund te shikosh cifte te shumta homoseksualesh te kapur nga dora, ose duke shijuar nje kafe ne lokalet e shumte afer Bllokut, madje dhe nga ata qe bashkejetojne.Nga ajo pjese e shoqerise qe e quajne veten heteroseksual shihen me nje sy shtrember, por asnje nuk ka aq guxim qe tu thote "ju nuk jeni normal" e ne te njejten kohe kapen pas Klodit.Me te vjetrit e njohin kete fenomen e cili u shfaq pas viteve 90, sepse ky fenomen ashtu sic e thashe me larte ka egzistuar dhe shprehja per kete ishte " ai ka kaluar ylberin"pak qesharake mund te tingelloj, por ja qe kjo ishte forma e te pranuarit,.Para viteve 90 denohej nga komunzimi por zhdukja nuk u arrit dhe tani me arritjen e demokracise u fitua serish e drejta e shfaqjes se prirjeve seksuale.Eshte mese normale qe cdokush te jetoj jeten ashtu sic e ndien.Nuk jemi askush ti veme kushte prirjeve te te tjerve.
Arla- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 2501
Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010
Re: Homofobia në Shqipëri, Hillary Klinton: SHBA mbështet të drejtat e Klodit
Opo Klodit hallall i qoft sepse Shqiptaret nuk ishen mesu me dicka te tille,dhe e pam dhe vet qe familjen e vet e nxori gjithe Lezha perjashta pa pik turpi,keto jan gjera te kota sepse cdo njeri ka qefin e vet dhe s'mund ta prishi njeri.
Shum mir paska bo SHBA qe e mbeshtet ta mbeshtesi mir ama jo kaq pak haha
Shum mir paska bo SHBA qe e mbeshtet ta mbeshtesi mir ama jo kaq pak haha
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Maqedonia nuk e mbështet Kosovën në OKB, reagon Hilari Klinton
» Gati ligji për të drejtat autoriale
» Në vend që ta mbështet, e kritikon
» Familja e Klodit zhvendoset në Durrës
» Familja e Klodit largohet nga Lezha
» Gati ligji për të drejtat autoriale
» Në vend që ta mbështet, e kritikon
» Familja e Klodit zhvendoset në Durrës
» Familja e Klodit largohet nga Lezha
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi