Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familja e Klodit largohet nga Lezha

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Familja e Klodit largohet nga Lezha Empty Familja e Klodit largohet nga Lezha

Mesazh nga Vizitor Thu 1 Apr 2010 - 20:50

Familja e Klodit largohet nga Lezha

Familja e Klodit largohet nga Lezha GetAttachment


Lezhë, 1 prill - Pas protestave të vazhdueshme dhe presionit të qytetarëve të
Lezhës që prej ditës kur djali i tyre Klodi deklaroi hapur në një show televiziv
prirjet e tij seksuale, familja Çela është detyruar të largohet nga qyteti.
Sipas BallkanWebit, nëna dhe motra e Klodit mësohet se janë larguar nga ky
qytet, pas presioneve të shumta dhe protestave që u bënë kundër tij, pasi siç
janë shprehur, qëndrimi në Lezhë mes presioneve ka qenë i pamundur.
Ndërkohë
pritet që nesër ambasadorët Withers dhe Borchard të mbërrijnë në Lezhë, ku do të
flasin për çështjen në një takim të organizuar në bibliotekën e këtij qyteti.
Ambasadori amerikan dhe ai gjerman pritet të bëjnë një deklaratë publike mbi
këtë çështje, ndërsa bashkë me ta do të jetë edhe përfaqësuesi i qeverisë dhe
pushtetit vendor, si dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj,
bashkë me përfaqësues nga shoqëria civile. Ndërkohë, sot ka reaguar për largimin
e nënës së Klodit dhe motrës së tij nga Lezha edhe shoqata LGBT PRO Shqipëri,
duke e quajtur një turp faktin që edhe pas protestave të vazhdueshme në Lezhë,
qeveria nuk mori masa për të mbrojtur familjen e Klodian Çelës.
Menjëherë pas
vetëdeklarimit të Klodianit për homoseksualitetin e tij, të rinj lezhianë
protestuan për disa ditë me radhë, duke kërkuar daljen e Klodit nga spektakli
televiziv e duke përsëritur thirrje raciste ndaj homoseksualizmit.
Thirrjet
raciste kanë shkuar deri në atë pikë sa protestuesit kanë mohuar madje edhe
origjinën e Klodit, me arsyetimin se djemtë e Lezhës apo shqiptarët nuk kanë të
tillë moral.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Familja e Klodit largohet nga Lezha Empty Re: Familja e Klodit largohet nga Lezha

Mesazh nga Tila Sat 3 Apr 2010 - 0:08

me pelqen kjo tem vjola bravo qe e ke zgjedh,sa apsurde ta mendosh s kam fjal ta pershkruaj,cfar populli ka keshtu dhe lezha??ja pra ky eshte mentaliteti shqipetare.
Tila
Tila
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 144
 <b>Piket</b> Piket : 161
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Familja e Klodit largohet nga Lezha Empty Re: Familja e Klodit largohet nga Lezha

Mesazh nga Vizitor Sat 3 Apr 2010 - 0:11

Tila shkruajti:me pelqen kjo tem vjola bravo qe e ke zgjedh,sa apsurde ta mendosh s kam fjal ta pershkruaj,cfar populli ka keshtu dhe lezha??ja pra ky eshte mentaliteti shqipetare.

Pamvarsisht se si eshte njeriu duhet respektuar jeten e tij dhe jo ta debojn nga vendlindja do te thoja se eshte akoam populli shqiptar mbrapa me shume gjera!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Familja e Klodit largohet nga Lezha Empty Re: Familja e Klodit largohet nga Lezha

Mesazh nga Tila Sat 3 Apr 2010 - 0:18

po pra kjo duhet te na preki te gjith ne seder pasi kuptojme popullin tone me kete mentalitet te ndryshkur eshte nje fatkeqsi per ne kjo gje.
Tila
Tila
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 144
 <b>Piket</b> Piket : 161
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Familja e Klodit largohet nga Lezha Empty Re: Familja e Klodit largohet nga Lezha

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi