Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët, 3000 euro për Afrikën e Jugut

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Shqiptarët, 3000 euro për Afrikën e Jugut Empty Shqiptarët, 3000 euro për Afrikën e Jugut

Mesazh nga Geri Sun 20 Jun 2010 - 3:02

Shqiptarët, 3000 euro për Afrikën e Jugut Spanje-zvicer
Eksplorimi i vendeve
të reja dhe të veçanta shërben si mundësi e mirë për operatorët
turistikë shqiptarë që të sigurojnë të ardhura të majme.

Rasti tipik është zhvillimi i
kampionatit botëror në Afrikën e Jugut, ku përveç evenimentit, interes
ka edhe për vendin që ndodhet në fund të botës.

Të dhënat nga
agjencitë e udhëtimit dhe rezervimit të hoteleve flasin për një numër
shqiptarësh që kanë prerë biletën drejt Afrikës së Jugut për të ndjekur
botërorin dhe vizituar vendin që ndodhet me mijëra kilometra larg
Shqipërisë.

“Është një numër i kufizuar prej rreth 50 vetash që
janë lidhur me agjencitë turistike përmes paketave të ofruara në shuma
të caktuara. Numri mund të rritet me afrimin e datave për ndeshjet e
fazave të rëndësishme, kryesisht gjysmëfinale dhe finale”, tregon për
“Shqip” Sadik Malaj, kryetar i Unionit të Operatorëve Turistikë
Shqiptarë. Sipas tij, paketat vërtiten te çmimi 3 mijë euro për 6 ditë
qëndrimi, ku përfshihen disa shpenzime bazë, si bileta e avionit, ajo e
ndeshjes, mëngjesi dhe darka.

Numri i shqiptarëve që kanë
zgjedhur të ndjekin botërorin në Afrikën e Jugut mund të rritet me
kalimin e ditëve, por Malaj vë në dukje edhe problemet që lidhet me
kushtet e vizave. “Nëse do të kishim pasur një marrëveshje me shtetin
afrikan, atëherë numri i turistëve shqiptarë do të ishte më i madh”,
thotë kreu i Unionit të Operatorëve Turistikë.

Aktualisht,
agjencitë turistike shqiptare janë lidhur me partnerë gjermanë, grekë
dhe turq, të cilët ofrojnë paketa pushimesh për në Afrikën e Jugut.
Nisja bëhet nga Tirana për në vendet ku është lidhur marrëveshja, e më
tej udhëtohet drejt destinacionit final.

“Agjencitë tona nuk
kanë kapacitete për të lidhur marrëveshje me homologet në Afrikën e
Jugut, por po përpiqen të kontaktojnë me partnerët në Europë, të cilët
vendosin edhe kushtet e udhëtimit sa i takon çmimit dhe shërbimit që
ofrohet”, thotë Malaj. Sipas tij, problem përveç vizës është edhe gjetja
e biletave për ndeshjet më interesante dhe ato të fazave finale, pasi
tregu i tyre nuk është i qëndrueshëm, për shkak edhe të piraterisë.

Parashikohet
që Botërorin Afrikë e Jugut 2010 ta ndjekin rreth 350 mijë tifozë nga
afër, shifër kjo që për autoritetet e FIFA-s konsiderohet e suksesshme.

Zhvillimi
i botërorit ka ndezur aktivitetin privat në disa sektorë, si bastet,
publiciteti apo baret dhe pub-et. Mendohet se për një muaj gjatë
zhvillimit të botërorit të xhirohen disa qindra milionë lekë, kjo edhe
për shkak të basteve sportive.

“Nëse do të kishim pasur një
marrëveshje me shtetin afrikan, atëherë numri i turistëve shqiptarë do
të ishte më i madh”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi