I dehuri në shtyllë elektrike, 10.000 njerëz pa rrymë
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
I dehuri në shtyllë elektrike, 10.000 njerëz pa rrymë
Për shkak të një të dehuri në shtyllën elektrike, gjashtë qyteza,
respektivisht mbi 10.000 banorë të një zone larg Novy Targut në jug të
Polonisë,
kanë mbetur mbrëmë pa rrymë, njoftojnë mediat polake të martën.
Polaku i dehur xurxull është ngjitur në shtyllën e tensionit të lartë,
për të shëruar frikën e tij nga lartësia, por kur ka hipur në shtyllë e
edhe
përkundër alkoolit të shumtë që kishte pirë nuk guxonte më të lëshohej
teposhtë.
Elektro-distribucioni në Novy Targ duke pasur frikë për jetën e tij dhe
sigurinë e ekipit shpëtues, është dashur që përkohësisht të shkyç
rrymën me të
cilën furnizon 10.000 banorë në këtë zonë.
"Në fund megjithatë ka zbritur vet, kur ka ardhur kushëriri i tij dhe i
ka thënë se rrugës për aty ishin ekipet televizive të cilat po vinin
për ta
incizuar atë. Është frikësuar se do ta shihte gruaja e tij", u ka thënë
mediave lokale njëri prej komanduesve të policisë në Novy Targ,
Zbignjev
Domalik.
Sigurisht që tërbimin e gruas së tij polaku nuk do ta evitojë, pasi që
do të duhet të paguajë shpenzimet bukur të larta të aksionit të
shpëtimit dhe
rikyçjen e rrjetit të tensionit të lartë.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Tetova, 10 orë pa rrymë
» Londër, i dehuri tronditi bursat e naftës
» Saab zbulon veturën e saj të parë elektrike
» 15.000 mijë euro për Renault Zoe Elektrike, por pa bateria
» Njerëz të qiellit
» Londër, i dehuri tronditi bursat e naftës
» Saab zbulon veturën e saj të parë elektrike
» 15.000 mijë euro për Renault Zoe Elektrike, por pa bateria
» Njerëz të qiellit
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi