Foto historike
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Foto historike
First topic message reminder :
1922/Kabineti
qeveritar dhe
Mehmet Konica
Xhaferr Ypi ka mbledhur
në këtë foto të rrallë ministrat
e tij. Nuk ka përtuar t’i
bashkëlidhet kësaj fotoje as
Mehmet Konica, i cili pavarësisht
se nuk ishte ministër
ishte i njohur për punët e
jashtme në krye të misioneve
diplomatike. Pas Konicës,
nga e majta në të djathtë janë
ministrat: Spiro Koleka, Fan
Noli, Haki Tatzati, kryeministri
Xhaferr Ypi, Ahmet Zogu,
Hysen Vrioni, Kolë Thaçi.
Koha do t’i ndante në drejtime
të ndryshme këta politikanë,
disa edhe kundërshtarë
të përkohshëm.
1922/Kabineti
qeveritar dhe
Mehmet Konica
Xhaferr Ypi ka mbledhur
në këtë foto të rrallë ministrat
e tij. Nuk ka përtuar t’i
bashkëlidhet kësaj fotoje as
Mehmet Konica, i cili pavarësisht
se nuk ishte ministër
ishte i njohur për punët e
jashtme në krye të misioneve
diplomatike. Pas Konicës,
nga e majta në të djathtë janë
ministrat: Spiro Koleka, Fan
Noli, Haki Tatzati, kryeministri
Xhaferr Ypi, Ahmet Zogu,
Hysen Vrioni, Kolë Thaçi.
Koha do t’i ndante në drejtime
të ndryshme këta politikanë,
disa edhe kundërshtarë
të përkohshëm.
Miri- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 1299
Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009
Foto historike
Cilët ishin delegatët e Kongresit te Manastirit?
Pjesëmarrësit po i
radhitim, ashtu siç paraqiten në fotografi duke shënuar dhe klubin,
shoqërinë apo qytetin që përfaqësonte: Rreshti i parë (nga lart-poshtë
majtas): Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Glina(i Leskovikut),
Leonidha Naçi (i Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Bruda
(i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës),Adham Shkaba (i Sofjes), Mati
Logoreci (I Shoqërisë “Agimi”). Rreshti i dytë”: Rrok Berisha Gjakova
(I Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Gilka (i Korçës),
Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri(i Korçës),
Luigj Gurakuqi (i Shkodrës), Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim
Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës). Rreshti i tretë: Nyzhet
Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë-Bullgari), Gjergj Qiriazi
(i Manastirit), At Gjergj Fishta (I Shoqërisë “Bashkimi”), Midhat
Frashëri (I Klubit të Selenikut dhe Janinës), Don Nikollë Kaçori (i
Durrësit), Don Ndre Mjeda (I Shoqërisë “Agimi”), Fehim Zavalani (i
Manastirit). Rreshti i katërt: Refik Toptani (i Tiranës), Çerçiz
Topulli, Mihal Grameno (i Korçës), anash dy patriotë jo delegatë.Nga
Mihal Gramenoja, në kujtimet e tij, përmenden si pjesëmarrës, por që
mungojnë në këtë fotografi: Parashqevi Qiriazi (delegate e Shkollës së
Çupave Korçë), Havez Ibrahimi dhe Emin Beu (të Shkupit), Rauf Beu (i
Gjirokastrës) dhe Selahedin Beu (i Manastirit).
Miri- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 1299
Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009
Foto historike
1928/Hasan
Prishtina dhe Kostë
Boshnjaku
Është një foto e dy politikanëve të njohur.
Kanë pozuar gjatë viteve të ekzilit, kur
qëndronin jashtë vendit si antizogistë.
Prishtina (njeriu me kapele) ishte në vitet
e fundit të jetës së tij, 5 vjet para se të vritej
në një atentat, ndërsa Boshnjaku do të arrinte
në vinte në Shqipëri, të zgjidhej deputet
më 1945, të burgosej me “grupin e
deputetëve” e të vdiste pas pak vjetësh
Miri- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 1299
Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Data historike shqiptare
» TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI
» Foto nga prizereni
» Poezi ne foto
» Foto nga Peja
» TUFË KËNGËSH HISTORIKE;DEMIR KRASNIQI
» Foto nga prizereni
» Poezi ne foto
» Foto nga Peja
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi