Foto historike
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Foto historike
1922/Kabineti
qeveritar dhe
Mehmet Konica
Xhaferr Ypi ka mbledhur
në këtë foto të rrallë ministrat
e tij. Nuk ka përtuar t’i
bashkëlidhet kësaj fotoje as
Mehmet Konica, i cili pavarësisht
se nuk ishte ministër
ishte i njohur për punët e
jashtme në krye të misioneve
diplomatike. Pas Konicës,
nga e majta në të djathtë janë
ministrat: Spiro Koleka, Fan
Noli, Haki Tatzati, kryeministri
Xhaferr Ypi, Ahmet Zogu,
Hysen Vrioni, Kolë Thaçi.
Koha do t’i ndante në drejtime
të ndryshme këta politikanë,
disa edhe kundërshtarë
të përkohshëm.
Miri- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 1299
Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009
Re: Foto historike
Qeveria e
re e 1928-s
Në këtë foto, janë ministrat
duke u betuar para mbretit.
Nga e majta në të djathtë janë
rreshtuar: Salih Vuçiterni –
ministër i Punëve Botore,
Xhaferr Ypi– ministër i Arsimit,
Iljaz Vrioni– ministër i Punëve të
Jashtme, Mbreti Zog I, Kostaq
Kotta – kryeministër dhe
ministër i Punëve të
Brendshme, Hiqmet Delvina –
ministër i Drejtësisë, Milto
Tutulani – ministër i Financave.
Miri- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 1299
Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009
Re: Foto historike
Është një fotografi
e rrallë me një grup anëtarësh të klubit shqiptar të
Stambollit, midis të cilëve Dervish Hima, Dr.Ibrahim
Temo, Mihal Shan Tepelena, Toli Arapi etj, të veshur me
sqimë si për ditë feste. Duhet të jetë foto e viteve 1908-
1909, menjëherë pas shaplljes së Hyrietit (Kushtetutës),
sepse po në atë kohë dr.Ibrahim Temoja kthehet nga Rumania
në Stamboll, por edhe për një motiv tjetër: në vitin
1908 u botua në Stamboll gazeta “Bashkimi” nga M.Shani
dhe kudo ushtonte thirja e atdhetarëve shqiptarë për
bashkim, siç mishërohet edhe në parrullën-kushtrim të
këtyre atdhetarëve, shkruar me gërmat e alfabetit të
Stambollit.
Miri- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 1299
Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi