E bukur, apo e zgjuar, femrat ende ne dileme!
3 posters
Faqja 1 e 1
E bukur, apo e zgjuar, femrat ende ne dileme!
E zgjuar apo elegante, e pasur, apo e shemtuar? Femrat kane nje marredhenie te nderlikuar dhe kontradiktore me imazhin e tyre, thuhet ne nje sondazh te realizuar se fundi.
25 perqind e 2 mije femrave te pyetura, te moshes 18-34 vjec, jane shprehur se do t’u pelqente me shume te shpalleshin top modelja e vitit, sesa te fitonin cmimin Nobel per paqen. Edhe pse 75 perqind e tyre thone se do te qethnin koken zero per t’i shpetuar jeten nje te panjohuri, me shume se ¼ e te pyeturave pranuan se do te ishin dakord qe miqte e tyre te ishin perjete te shendoshe, nese kjo do te thoshte se ato vete do te mbesnin elegante.
Persa i perket dilemes se marteses me nje burre duke u nisur nga pamja e tij, gjysma e 18-34-vjecareve thane se do te martoheshin me nje mashkull te shemtuar, nese ai do te kishte miliona. Sondazhi tregoi se 88 perqind e te anketuarave do te hiqnin dore nga ceulari, bizhute dhe tualeti ne kembim te nje miqesie.
Sondazhi eshte kryer nga televizoni amerikan Oxygen. Sipas psikoterapistes Jenn Berman, rezultatet tregojne se femrat jane nje kombinim i nderlikuar i altruizmit dhe materializmit, kotesise dhe pasigurise, besnikerise dhe vetesherbimit. Te dhenat flasin per dyzimin qe ekziston tek secila prej tyre.

Re: E bukur, apo e zgjuar, femrat ende ne dileme!
Dua te them qe bukuria siperfaqesore eshte dicka subjekive dhe per mua pa vlere ne krahasim me bukurine shpirterore qe mund te kete nje njeri ,dhe se nese bukuria shpirteror /mendore ( zgjuarsia ,intelekti) eshte e pranishme ajo zbukuron cdo njeri qe fizikisht mund te duket i shemtuar -gjithmone ne krahasim me njeri tjetrin
Re: E bukur, apo e zgjuar, femrat ende ne dileme!
Mjafton te jete femer ne shije, gusto, sjellje.Te mos i humbas kontekstin fjales feminilitet dhe te jete sharmuese.
Arla- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 2501
Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010
Re: E bukur, apo e zgjuar, femrat ende ne dileme!
Të gjithë jemi dakord që njerëzit duhen gjykuar për atë janë e atë që
bëjnë, e jo për pamjen e jashtme, e megjithatë jemi po ne që thellë brenda vetes
e shohim pamjen e jashtme si përcaktues të mënyrës me të cilën shohim të tjerët.
Përpara një pamjeje engjëllore, tërheqëse, joshëse, të gjithë çarmatosemi dhe
priremi të jemi më pozitivë e tolerantë. Stereotipi “e bukura është e mirë” na
shtyn që brenda vetes të besojmë se njerëzit tërheqës kanë edhe karakteristika
të tjera pozitive.
Në fakt pëlqyeshmëria jonë ndaj bukurisë fizike, veç formësimit që merr nga kultura sipërfaqësore mediatike, i ka rrënjët
thellë në atë çka ne jemi. Dëshira jonë për të qenë tërheqës, ashtu sikurse edhe
nevoja për t’u ushqyer, për të fjetur apo për të qenë të lumtur, qëndron në bazë
të nevojave njerëzore. Ashtu sikurse këto të tjerat na çojnë drejt mbijetesës,
ajo është e programuar në mendjet tona si një mënyrë për të vazhduar jetesën e
për t’u pasur pasardhës. Në fund të fundit, nëse meshkujt e femrat nuk do të
tërhiqeshin nga njeri-tjetrin, askush prej nesh nuk do të ishte këtu. Të gjithë
jemi të pajisur me instinkte që çojnë drejt riprodhimit. Çdo krijesë, që nga
organizmi më i ulët e deri te ai më kompleks e dëshiron seksin, dhe një
paraprirës i kësaj dëshire është edhe tërheqja. Qeniet njerëzore tërhiqen nga
shumë gjëra, ndër të cilat dhe nga pamja e pëlqyeshme, që duhet theksuar është
vetëm shkalla e parë drejt pëlqyeshmërisë. E në momentin që kontakti vendoset të
tjerë janë faktorët që dalin në plan të parë e që ndikojnë më shumë në
marrëdhëniet që vendosim me ata që na rrethojnë.
Pjesa më e madhe e njerëzve do të dëshiron të ishin fizikisht tërheqës. Sigurisht, nëse marrim
parasysh paratë dhe kohën që shpenzohet në veshje, produkte bukurie, ushtrime
fizike e kirurgji plastike, tërheqja fizike duket një qëllim për të cilin shumë
veta aspirojnë. Po kur kostot e të qenit të bukur janë kaq të larta, përse
njerëzit i vazhdojnë përpjekjet e tyre? Përgjigja është e thjeshtë. Ata që
gjykohen si tërheqës përgjithësisht konsiderohen si inteligjentë, të këndshëm,
të lumtur, fleksibël, interesantë, të besueshëm, seksi, pranues, të fortë,
miqësorë, modestë, të pastër e të suksesshëm më shumë se ata më pak tërheqësit.
Por, pamja tërheqëse ka dhe anën e errët të saj. Një femër
tërheqëse shpesh shihet si delikate, sipërfaqësore e pavendosur dhe e tërhequr
nga jeta e lehtë. Përjashtim këtu bëjnë meshkujt, të cilët përgjithësisht
shikohen si të vendosur, të aftë dhe aktivë. Studimet sugjerojnë se shpërblimet
e pritshme shoqërore për pamjen e jashtme janë iluzore, veçanërisht për femrat.
Kështu për shembull, bukuria mund të nxisë përshtypje më pak pozitive për femrat
në situatat profesionale. Një besim një mbahet rëndom (megjithëse pa baza) është
se femrat tërheqëse i kanë arritjet e tyre më shumë bazuar në pamje, se në
aftësi. Nga ana tjetër, mendohet që ato të jenë shumë sociale, me mundësi më të
mëdha zgjedhjeje, e sigurisht jo të vetmuara. E pra, studimet kanë treguar të
kundërtën. Të bukurën njerëzit shpesh e paragjykojnë, e nënvleftësojnë si në
rastin e “dhelprës dhe rrushtë”, dhe duke e parë si një mollë të ndaluar për
standardet personale kanë frikë t’i afrohen vërtetë. Nga ana tjetër, beteja e
vazhdueshme për të ndjekur idealin e të bukurës, tek vetë tërheqësit, çon në
nivele të larta stresi dhe në ankth kronik. Dështimi në përmbushjen e këtij
standardi çon në pakënaqësi, vetëvlerësim të ulët e dëshpërim tek ata, të cilët
vetëvlerësimi bazohet edhe në tërheqjen fizike.
Ndaj, të qenit tërheqës, jo domosdoshmërisht shoqërohet me nivel më të larta kënaqësie e mirëqenieje
sikurse shpesh mendohet. Theksi që i vihet bukurisë ka pasoja sociale e
psikologjike te njerëzit e veçanërisht te femrat si rezultat i kërkesës, e
nevojës për të përmbushur standardet e vetes ashtu edhe ato të shoqërisë. Betejë
me mullinjtë e erës! Mënyra si ne reagojmë ndaj asaj që konsiderojmë të bukur
është e çuditshme shpeshherë. Është më shumë një çështje estetike, e akoma më
shumë një përcaktim kulturor me një domethënie të fortë mirëqenie fizike që do
të përcjellë gene të mira në gjeneratat pasuese.
Ndaj është e rëndësishme që të analizojnë efektet që kanë përpjekjet për një pamje perfekte
te jetët tona, të sfidojmë besimet e gabuara, e të rezistojmë ndaj përpjekjeve
skllavëruese për një pamje iluzive ideale. Kështu do të mundemi të jemi më të
aftë për ta jetuar botën në mënyrë më të çlirët. Çdokush mund të përcaktojë
nivelin e paraqitjes së tij, e pikën në të cilën mund të arrijë për t’u dukur
edhe më tërheqës. Një këndvështrim më i ndryshëm e personal i bukurisë dhe
mosbindja ndaj ekstremeve të modës, do të na shpëtojnë nga probleme të tjera
fizike e psikologjike të cilat i kemi vetë në dorë t’i anashkalojmë.
E lexova kete tekst dhe me pelqeu e solla dhe ketu ka nje domethenje te mire :

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Njerëzit e bukur janë më të zgjuar
» Shkodra, ende në emergjencë
» Ende është beqar
» Hana: Jam ende beqare
» Swift ende në krye të top listave
» Shkodra, ende në emergjencë
» Ende është beqar
» Hana: Jam ende beqare
» Swift ende në krye të top listave
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi