Byreku, një traditë ende e gjallë
Byreku, një traditë ende e gjallë
Eshtë kohë dreke dhe një kryeqytetase na mirëpret në shtëpinë e saj. Makbule Rexha është 62 vjeç.
Ajo është një zonjë e vërtetë traditash dhe sot do të përgatisë për ne një gatim tradicional. Nënë
Bulja po i jep formë tani një prej specialiteteve të saj, byrekut. Me
shumë sesa një vazhdim të traditës, këtë lloj gatimi ajo e ka pasion.
“Për herë të parë kam gatuar byrek kur kam qenë 14 vjec. Më ka mësuar
nëna. Dhe që prej atëherë e kam ruajtur”, thotë ajo. Sot në kohët
moderne, kur shumë gra servirin në tryeza byrekun e idustrializuar, atë
që përgatitet me petë të gatshme, Makbulja nuk lodhet të dhurojë shijen
origjinale të gatimeve të saj.
“E gatuajmë gjithmonë, e përdorim gjithmonë. Nuk i blej petat e gatshme sepse kështu e ka shijen më të
mirë. I bëjmë me qepë, me domate, kos, vezë, qumësht”, thekson Makbulja.
Byrekët e nënë Makbules nuk i preferojnë vetëm familjarët, por të
gjithë. Për farefisin ajo është “uji i pakët” që vjen nga e shkuara me
plot tradita në kuzhinë. Drita, kunata e saj, nuhat që në ajër aromën u
byrekëve të Makbules teksa ata janë duke u pjekur në furrë. Ajo e di që
gatimet e saj sot lakmohen më shumë, sidomos nga zonjat e fisit.
Kështu që, Makbulja nuk përton t’ua plotësojë kërkesat atyre sa herë kërkojnë
byrek prej duarve të saj. E qetë e punëtore, si zonjat e hershme të
traditës shqiptare, nënë Bulja e papërtueshme i ve në dispozicion për
gatime duart e saj sa herë që dikush jashtë rendit të menusë javore i
kërkon që ajo të përgatisë përsëri një byrek. Brezi i gjyshërve dhe
nënave në moshën e kësaj gruaje e kanë përcjellë devotshmërisht deri sot
traditën e gatimeve që mbajnë vulën origjinale të shijes, e cila mbetet
e pazëvendësueshme nga asnjë lloj fabrikimi.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Pershendetje
» UKSHIN HOTI ËSHTË GJALLË...?!!
» Këshillat që mbajnë gjallë pasionin dhe dëshirën seksuale
» Hugh Hefner është gjallë
» Michael Jackson është gjallë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi