UKSHIN HOTI ËSHTË GJALLË...?!!
Faqja 1 e 1
UKSHIN HOTI ËSHTË GJALLË...?!!
UKSHIN HOTI
(Një vegim mallëngjyes çasti, pranë gërmadhave të shtëpisë ende të
djegur nga serbët të veprimtarit tonë madh dhe të pavdekshëm të
çështjes kombëtare,
UKSHIN HOTI)
Një veprim, 10 vite që nga zhdukja pa gjurmë e veprimtarit tonë të madh
të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, që nuk e ka bërë asnjë përfaqësues
zyrtar
i institucioneve tona shtetërore, asnjë parti politike, apo ndonjë
subjekt tjetër qeveritar dhe joqeveritar, e bënë djelmoshat e lëvizjes
“Vetëvendosje”. Ata, më 28.08.2009, të udhëhequr nga lideri i tyre,
Albin Kurti, vizituan në Krushë të Madhe, familjen e veprimtarit tonë
të madh të
çështjes kombëtare, Ukshin Hotit. Ishte kjo një vizitë tejet
emocionuese dhe mbresëlënëse, si për mysafirët e nderit, ashtu edhe për
nikoqirët, që pa
dyshim mbetën tejet të kënaqur dhe mirënjohës nga ky takim. Këtë
vlerësim me përplot ngazëllim dhe dashamirësi, e vërtetuan edhe
anëtarët e familjes
së ngushtë të Ukshin Hotit, të cilën e deklaruan edhe publikisht: “Pas
10 vite sa ende konsiderohet ai i zhdukur, është hera e parë që një
autoritet
dhe personalitet me bagazh të madh atdhetar sikurse është Albin Kurti,
ta vizitojë zyrtarisht këtë familje. Por, sikur kjo vizitë e
paralajmëruar disa
ditë më parë nga lëvizja “Vetëvendosje”, nuk mbeti pa u hetuar edhe nga
qeveritarët tanë në pushtet. Nuk e di se kjo ndodhje në vazhdim, a mund
të
merret si e qëllimshme, apo koincidencë rasti, por, menjëherë posa
përfundoj kjo vizitë nga lëvizja “Vetëvendosje” familjes së Ukshin
Hotit, aty
arriti një delegacion i komisionit qeveritar për zbardhjen e fatit të
të zhdukurve?
“Për të gjithë ne që në njëfarë forme merremi me politikë, Ukshin Hoti
dhe filozofia e tij e zgjidhjes së çështjes tonë kombëtare, është si
Dielli, i
cili na ka përcjellë dhe na përcjellë neve kudo. E, dielli, dihet! Nuk
mund të përvesohet dhe as të futet në gjep nga askush. Ai shndrit
pandërprerë,
dhe pa marrë parasysh se sa dikush e dëshiron apo nuk e dëshiron atë
ngrohtësi që flakëron, rrezet e tija depërtuese nguliten thellë në
zemrën,
mendjen, arsyen dhe ndërgjegjen e çdo veprimtari politik që sado pak e
ndjen veten shqiptar” – tha në mes tjerash Albin Kurti në fjalimin e
tij
drejtuar të pranishmëve.
Ku është Ukshin Hoti?!
Ajo dilemë që sot e 10 vite e mundon, jo vetëm familjen e ngushtë të
tij, por edhe shumë adhuruesit dhe përkrahës të tij shtegtarë që i
ndjekin
mësimet e filozofisë atdhetare të dhe rrugës së drejtë kombëtare të
trasuar nga ky kolos, mysafirit si pyetje nga të pranishmit ju
parashtrua edhe në
këtë takim: “Ku është Ukshin Hoti dhe
pse aq gjatë nga dikush, sikurse me qëllim, lihet anash dhe
margjinalizohet çështja e rastit të zhdukjes pa gjurmë të tij?
Përgjigja e Albinit në këtë
dilemë ishte e prerë dhe koncize: “Sepse, posa një politikan i yni
aktual, ta zëmë, do ta kishte përmendur në ndonjë fjalim emrin e Ukshin
Hotit,
atëherë, pa dashas, intuitivisht, do të na lindte krahasimi: Kush është
ky që flet për Ukshinin, e kush është Ukshin Hoti, emrin e të cilit e
përmend
ai? Kështu, me shfaqjen e një krahasimi të tillë psikologjik, këta si
vetvete do të duken shumë të vegjël dhe minorë...”.
Se vërtetë në këtë pyetje, kjo përgjigje alegorike e Albinit, duhet
merret si e saktë, u tregua edhe në flagrancë, kur, të paraprirë nga
nikoqirët,
delegacioni i lëvizjes Vetëvendosje, vizitoj gërmadhat e shtëpisë
personale, në të cilën me vite të tëra ka jetuar dhe vepruar Ukshin
Hoti.
Indicijet e theksuara që edhe më tepër e vërtetojnë tendencën e lënies
së qëllimshme nga ana e institucioneve në harresë të çdo gjëje që
ndërlidhet me
emrin dhe personalitetin e Ukshin Hotit u bë e dukshme menjëherë: Posa
u afruam shtëpisë së tij, merrni me mëndë se çka pamë aty...?!! Rrënime
e
gërmadha...ku fare as pas 10 viteve nuk ka prek dora e njeriut...
A thua, kush mundet ta paramendoj këtë?! Në vend se kjo hapësirë me
vlerë dhe një rëndësi të veçantë kombëtare të jetë një shtëpi muze,
fatkeqësisht,
edhe pas 10 viteve në liri, ajo ka mbetur ashtu gërmadhë që nga
shkatërrimi i dhunshëm i saj, me një pamje aq të shëmtuar ku as macet
dhe qentë nuk
tentojnë të gjejnë më strehë aty.
A nuk është kjo marrëzi?!
Po, po, marrëzi, kryetar dhe kryeministër! Por turp edhe për ju
ministra që më së shumti ju shohim në opinion me lopata në dorë duke
vërë gurë-themele
dhe me gërshëra në xhep duke prerë shirita promovuese anë e kënd
Kosovës ..
Pse shtëpia e rrënuar e Ukshin Hotit të mos shndërrohet në MUZE?
Do ta eliminoj me këtë rast qeverinë dhe politikën në pushtet, por, për
idenë e hedhur si të mirëfilltë që shtëpia ende gërmadhë e Ukshin Hotit
të
shndërrohet në muze, jam më se i bindur se vetëm me një nisëm të
sinqertë nga dikush, populli ynë kudo që të jetë, do ta ndihmonte edhe
financiarisht
me donacione realizimin e saj.
Të mbetemi edhe ca tek vizita e delegacionit të lëvizjes “Vetëvendosje” në familjen e Ukshin Hotit!
“Të gjithë ne, anëtarët e lëvizjes “Vetëvendosje”, me përkushtim të
madh i lexojmë dhe i studiojmë veprat e shkruara të Ukshin Hotit, dhe
ato si
mësime bazë, tentojmë t’i aplikojmë edhe në praktikë. Në bibliotekën e
lëvizjes, i kemi të gjitha veprat e Ukshinit, dhe ato konsiderohen si
literaturë obliguese për çdo anëtar.. “ – tha në vazhdim të fjalimit të
vetë të rastit, Albin Kurti.
Dhe, çka të themi për fund?! Sikur po duket, ideali ynë kombëtar i
kristalizuar me kohë dhe qartë nga ana Ukshin Hotit si filozofi, në
tërësi mbetet
të realizohet, jo nga këta politikan tanë që sot i kemi në pushtet dhe
opozitë, por, pikërisht, nga ai brez i ri të cilin, qysh moti, edhe
vetë
Ukshini e ka parathanë se do të lindi patjetër dikur.
“Sipas mendimit tim, rrugën e vërtet kombëtare të trasuar nga vëllai im
Ukshini, si duket me devotshmëri e vazhdojnë dhe e kultivojnë drejtë
vetëm
këta djelmosha të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, të paraprirë nga lideri i
tyre Albin Kurti. Ata, tani e tutje, për këtë veprim, do ta kanë edhe
bekimin tim
si vëlla ...” – deklaroi me këtë rast, në një prononcim para mediave,
vëllai i Ushin Hotit, Afrim Hoti.
Krejt në fund, këtë artikull do ta përfundoj me një përmbyllje që si
vegim patetik po më shfaqet reshtur në mua në këto momente: Vallë, le
të më thotë
dikush se, a thua, mund të vritet pavdekësia? Si mund të vdes ajo? A
thua, a ka dikush në botë që mund ta bëjë këtë?! Askush, pa dyshim!
Andaj, pa
marrë parasysh se si do të jetë lajmi për gjetjen e tij gjallë apo të
vdekur, falë brezit të rij që veç ka lindur dhe po na vjen, Ukshin
Hoti, ka
qenë, është, dhe do të mbetet përherë pavdekësi.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Michael Jackson është gjallë?
» Hugh Hefner është gjallë
» Si mendoni është mirë të harrosh dikë, është vështirtë, është mëkat apo ...?
» Mbushen 12 vjet që nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit
» Byreku, një traditë ende e gjallë
» Hugh Hefner është gjallë
» Si mendoni është mirë të harrosh dikë, është vështirtë, është mëkat apo ...?
» Mbushen 12 vjet që nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit
» Byreku, një traditë ende e gjallë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi