“Hakersi” i viteve ’70 qe shpiku “kanacen”
“Hakersi” i viteve ’70 qe shpiku “kanacen”
Shume prej jush mund
te jene duke e lexuar kete kronike ne internet apo ndonje kombinacion
tjeter i frikshem teknologjik, por kjo kronike ben fjale kur mund te
shihje vetem dy ore ne dite dhe vetem nje ekran.
Por edhe ne ate periudhe te erret
dalja nga terri informativ ndodhi sidoqofte, fale nje shpikje shume te
thjeshte qe u quajt “kanacja” dhe cmimi Nobel ne mungese ishte nje
teknik riparimi me emrin Qemal Doda.
“Nevoja lindi ne vitin ‘74
kur u dha per here te pare sinjali i UHF nga Jugosllavia. Ne televizoret
e Durresit nuk kishim grupe UHF por VHF”, shprehet ai. Nevoja ishte e
madhe por frika ishte akoma me e madhe. Nje aparature qe te mundesonte
te shihje jashte ekranit publik, nuk parashikohej ne planet e punes.
“Mora nje grup origjinal dhe nxorra skemen dhe e bera si grupin UHF.
Duhej te ishe pak kokekrisur”, shton Qemali.
Ne fillim duhej
gjetur guximi per ta bere, e me pas mbi te gjitha duheshin gjetur
materialet. “Heren e pare me mori shume kohe berja e grupit origjinal
dhe kishte shume pune. Kete grup une e vura ne Tv tim”, pohon “hakersi” i
viteve ’70. Por nuk jane vetem disa tela qe lidhen kuturu apo ndonje
tranzistor a konvertitor mbi llamarine, eshte nje skeme teknike e
mirefillte.
“Kishte gjera nga ana teorike qe nuk i arrija dot
dhe konsultohesha me mikun tim Johan Furxhiu”, thekson Qemali. Deri tani
Qemal Doda nuk ka menduar ende per prodhimin ne seri te kesaj pajisjeje
qe do te behej si Bibla ne periudha perndjekjesh. Dhe nga prodhimi ne
seri per miq e shoke, per Qemalin fillon nje bum komercial i mirefillte i
shoqeruar sigurisht me perfeksionimin e metodes se tij te punes.
“Arrita te beja brenda cerek ore nje kanace qe shkonte 3 mije leke ne
ate kohe saqe kisha kliente edhe prokurorin e pergjithshem dhe
zv/prokurorin. Me internuan ne Martanesh”, thote Qemali.
Pavaresisht
kushteve, Qemal Doda nuk rreshti sipas urdherit se beri kanocen e tij
te famshme por e nderpreu punen vetem me deshiren e tij. “Kam bere edhe
ne internim edhe pas internimit. E fundit ka qene kur ika jashte ne
vitin ‘90”, perfundon ai.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Facebook, hakersi rus vjedh 1.5 milionë llogari
» Transplantimi i mitrës brenda dy viteve
» Transplantimi i mitrës brenda dy viteve
» Çka ju ka penguar mё sё shumti gjatё kёtyre viteve nё Shqipёri / Kosovё?
» Transplantimi i mitrës brenda dy viteve
» Transplantimi i mitrës brenda dy viteve
» Çka ju ka penguar mё sё shumti gjatё kёtyre viteve nё Shqipёri / Kosovё?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi