Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjeniu 18 vjeçar shqiptar konkurrencë e “Google”

Shko poshtë

Gjeniu 18 vjeçar shqiptar konkurrencë e “Google” Empty Gjeniu 18 vjeçar shqiptar konkurrencë e “Google”

Mesazh nga Vizitor Thu 27 May 2010 - 22:05

Londër, 27 maj - Nëse do të dëgjonim se dikush po tenton të konkurrojë
motorin kërkues në internet “Google”, mbase do ta komentonim këtë lajm jo më shumë optimizëm duke shprehur skepticizëm.
Por, në rastin e një 18-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe nuk ka aspak vend për dyshime. Marsel Gashi ka
marrë përsipër të konkurrojë “Google”, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve
amerikanë dhe holandezë, të cilët i kanë vënë në dispozicion 6 milion dollarë për zgjerimin e projektit të tij.

I riu shqiptar është themeluesi motorit të kërkimit Timmp.com që ofron 130 miliard faqe me të dhëna të cilave çdo ditë i shtohen nga 3 milion faqe të reja.

“Jam shumë i lumtur që ky projekt i imi ka gjetur mbështetjen e disa investitorëve të cilët besojnë tek unë dhe ky projekt”, thotë Gashi në një prononcim për Top-Channel.

Agjencia e lajmeve ekonomike “Bloomberg” e vlerëson projektin e shqiptarit si një prej motorëve të kërkimit më të rëndësishëm që ka shumë se çfarë të ofrojë për përdoruesit.

Gjeniu shqiptar i elektronikës ndjek studimet në shkollë të
mesme dhe jeton në qytetin e Leichesterit në të cilin familja e tij u vendos si
emigrantë kur ai ishte 8 vjeç.

Që kur ishte 14 vjeç Marsel Gashi hapi një faqe interneti ku shiste orendi shtëpiake nga e cila çdo javë fitonte 3 mijë
paund. Këtë biznes ai do ta shiste për shumën prej 100 mijë paundësh.

Ai është edhe autor i një libri me titull “Dream Less Win More” (Ëndërro pak fito
shumë”), nëpërmjet të cilit kërkon të inspirojë të rinjtë në vështirësi ekonomike.

Gashi e komenton këtë libër si sekretin për të luftuar recesionin dhe se si në kohë të vështira ekonomike mund të ndërtosh biznese të suksesshme.

Marsel Gashi themeloi kompaninë e tij të parë me emër “Solution Media” që kur ishte 14 vjeç.

Një vit më vonë ai fitoni një konkurs për të drejtuar një program radiofonik në një radio lokale, ku më pas programi i tij do të arrinte një audiencë prej 270,000 dëgjuesish.

E nëse qindra mijëra 18 vjeçarë në Britaninë e Madhe nuk e dinë ende se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre, për Marsel Gashin ky është një kapitull i mbyllur pasi idetë e tij tashmë janë kthyer në një sukses të vërtetë që vlejnë miliona paund.
(INFO KOHA NET)
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi