Madrid, gara e tifozerive
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
Madrid, gara e tifozerive
Tifozeria
zikaltër do të tregojë prezencën e saj ndeshjen e së shtunës në finalen
e madhe të Champions League mes Bayernit te Mynihut dhe Interit.
Pas
4 mijë tifozëve që ishin në Londër me Celsin dhe 5 mijë që ishin në
“Camp Nou” me Barcelonën, në finalen e “Bernabeut” do të jenë 22 mijë
tifozë zikaltër, aq sa edhe tifozët e Bayern-it, të cilët për të mos u
rrezikuar nga reja vullkanike kanë mbërritur që prej disa ditësh, me
tragete e makina pasi distanca nga Milano deri në Madrid është 1600 km.
Ndërkohë sa i përket koreografisë, gjithcka mbahet sekret nga
tifozeria e Interit. Kanë qenë 4 fugonë që janë nisur nga Milano me
materiale, 15 mijë flamuj, 15 mijë fletë me ngjyra dhe 2.900 metra
katrorë copë, ekuivalente me gjysmën e fushës së lojës. Provat e
koreografisë do të zhvillohen ditën e shtunë paradite.
Ndërkohë
me më pak jehonë është tifozeria e Bayern-it, e cila dihet vetëm që do
të jetë rreth 22 mijë në stadium, pjesa tjetër mbetet sekret. Përballja
e Interit me Bayern-in do të jetë më shumë se vetëm një ndeshje
futbolli. Një fitore e gjermanëve apo një barazim për 120 minuta, do
t’i japë mundësinë Bundesligës të fusë në sezonin e ardhshëm të
Champions League 4 skuadra.
Ndërsa të dy trajnerët, Hoze
Mourinjo dhe Ljuis Van Gal nuk kanë asgjë të sigurtë për të ardhmen pas
kësaj finaleje. Portugezi i Interit flitet të jetë pranë kalimit te
Reali dhe këtë ka deklaruar se do ta publikojë 3 ditë pas kësaj
ndeshjeje, ndërsa Van Gal ende nuk ka shtyrë kontratën
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Gara e lartësive
» Ferguson: Mos e përjashtoni Arsenalin nga gara për titull
» Schumaher: Gara e parë ishte kënaqësi
» Ferguson: Mos e përjashtoni Arsenalin nga gara për titull
» Schumaher: Gara e parë ishte kënaqësi
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi