Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gara e lartësive

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Gara e lartësive Empty Gara e lartësive

Mesazh nga Geri Mon 12 Apr 2010 - 8:52

Gara e lartësive Gratacelat
Tirana duket se ka
më pak qiell dhe kjo sepse lartësia e banesave, me një shikim të shpejtë
duket se është rritur.

Dhe pararojë e këtij zhvillimi janë
ndërtesat shumë-katëshe ose sic quhen ndryshe rrokaqiejt. Përpjekja
shqiptare për të banuar një kat më lartë ka disa vite që ka nisur dhe
shumë pak të tjerë vec Maks Velos mund të flasin për këtë cështjë.

“Në
kohën e Turqisë sigurisht që godinat më të larta ishin orët dhe
minaretë, në kohën e Zogut u ndërtua deri në 4 kate që ishin ndërtesat
qeveritare, ndërsa në kohën e italianëve u ndërtua deri në 4-5 kate”<
thekson Velo. Shënjat e periudhës totalitare sigurisht që bien në sy
edhe në kohët tona moderne, por edhe pse ideologjia ishte tjetër,
dëshira për lartësi ishte e njejta.

“Më të lartat në atë kohë
ishin Shallvaret dhe më pas u ndërtua 15-katëshi, Arbëria e Arbana”,
pohon arkitekti. Për 3 dekada “Hotel Tirana” ishte mbreti i vetëm që
thyente rekordin e lartësisë. I padiskukuar deri ne 1999-ën, ky primat
do thyhej në fund të mijëvjecarit dhe që prej asaj kohe, gara për
primatin është bërë më e ashpër. Në vitin 1999 u thye nga një pallat
banimi pranë 9-Katësheve me 2 kate më shumë. Pas dy vitsh ishte radha e
“Sky Tower” me 18 kate dhe këtë vit stafetën e mori qëndra tregtare pas
Pallatit të Kongreseve me 24 kate. Në 2010-ën pritet një ndryshim, nga
24 kate në 28 kate por pa arritur në 30 metra.

“Baltëgërvishtje
kemi bërë, jo qiellgërvishtje sepse që të quhen qiellgërvishtëse duhet
të kalojnë 50 kate. Nuk ka shumë rëndësi se sa të larta janë. Në këtë
sens godina 18 katëshe në Sarandë nuk ka asnjë kuptim sepse mund të
ndërtoheshin 3 godina 6 katëshe. Të këtilla marrëzira e eksese kemi
shume”, shton Maks Velo.

Por cështja e shumë kateve është mbi të
gjitha një zgjedhje dhe jo një zgjidhje. Tirana si New York apo Tirana
si Parisi, do jetë koha që do japë përgjigjen e vet. “Shqiperia ka një
popullsi të vogël dhe nuk kish nevojë për ndërtime të larta”, përfundon
Velo.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi