Cana dhuron 10 mijë euro për familjet e përmbytura në Shkodër
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Cana dhuron 10 mijë euro për familjet e përmbytura në Shkodër
Kapiteni i Sanderlendit dhe lojtari i kombëtares është Ambasador i UNICEF-it dhe PNUD-it
Dhurimi i 10 mijë eurove personave të dëmtuar nga përmbytjet në
Veriun e Shqipërisë nga ana e Lorik Canës, nuk është i pari për
kapitenin aktual të Sanderlendit në Angli. Lojtari më i shtrenjtë
shqiptar i të gjitha kohërave ka qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj
problematikës në vendin tonë, por dhe në Kosovë, në shtetin e tij të
lindjes.
Ashtu siç bëri për çështjen e Gërdecit, mesfushori i kombëtares
shqiptare Lorik Cana ka dhënë 10 mijë euro nga të ardhurat e tij për
familjet e përmbytura në Shkodër. Në një deklaratë për mediat, kapiteni
i Sandërlendit në Angli, është shprehur tepër i shqetësuar me situatën
aktuale në Shkodër, ku janë përmbytur mbi 10 mijë hektarë tokë dhe mbi
2 mijë shtëpi. Që nga Portugalia, ku është bashkë me ekipin e tij,
kosovari, duke shfrytëzuar edhe imazhin e tij popullor, u ka bërë
thirrje të gjithëve për sensibilizim.
“Me shqetësimin më të madh po e ndjek situatën në veri të vendit, e
cila si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shumta ka shkaktuar përmbytje
të sipërfaqeve të mëdha territoresh”, shkruan Cana në deklaratën e tij
për mediat shqiptare.
“Duke i ndjerë në vete këto pasoja, në shenjë solidarizimi me
banorët e këtyre territoreve të përmbytura, dhuroj shumën prej 10,000
euro, me destinacion për ndihmë të familjeve të këtij rajoni. Me këtë
rast inkurajoj të gjitha përpjekjet që shteti shqiptar, individë,
organizatat dhe vendet mike, të cilët po bëjnë të pamundurën për t’ju
gjetur sa më afër popullatës së këtyre zonave të prekura nga kjo
tragjedi. Në këtë drejtim, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë
atyre që kanë sado pak mundësi të ndihmojnë dhe t'u gjenden në çdo
formë pranë familjeve të përmbytura duke i ndihmuar ata, për ta
kapërcyer këtë situatë”, përfundon deklarata e futbollistit të ekipit
kombëtar.
Në nëntor të vitit 2007, Lorik Cana, atëherë kapiteni i ekipit të
Marsejës, u bë anëtar i nderit të Fondacionit të Fëmijeve Shqiptarë,
“Domenick Scaglione”, presidente e të cilit është zonja Liri Berisha.
Gjatë vitit të kaluar, Lorik Cana, u shpall fituesi i “Yjeve të
pokerit”, një garë e organizuar nga televizioni francez “Canal Plus”.
Kapiteni shqiptar i Sandërlendit fitoi jo pak, por 100 mijë euro, të
cilat, sipas tij, do t’i përdorë për t’i ardhur në ndihmë familjeve në
Kosovë.
Lorik Cana ishte një ndër emrat e shquar të ndeshjes së bamirësisë
së organizuar nga ish-kapiteni i Marsejës, Fabio Celestini në emër të
“Fondacionit 4-4-2” në Zvicër.
Kapiteni i Sandërlendit, Lorik Cana, në fund të dhjetorit të vitit
2008 u dekorua nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me Urdhrin
“Ambasador i Kombit”, teksa më parë është përzgjedhur nga UNICEF-i edhe
ambasador i kësaj organizate, ku këtë status e gëzojnë emra të elitës
botërore si Kaka, Ronaldinjo, Andrij Shevçenko, Ronaldo, Zinedin Zidan
etj.
Përveçse lojtari më i njohur shqiptar, Lorik Cana është gjithashtu
ambasador i OKB-së në vendet e varfra. Ai është përfshirë shpesh në
iniciativa bamirësie, sidomos në raste fatkeqësish. Bamirësia e Canës
nuk mungoi as në rastin e tragjedisë së Gërdecit rreth 2 vjet më
parë./trt/
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Vidhet unaza me vlerë 500 mijë euro
» 15.000 mijë euro për Renault Zoe Elektrike, por pa bateria
» Paris: Vibratori me i shtrenjt 40 mije euro
» Piktori që i shiti Belushit një peizazh 7 mijë euro
» Permbyte ne Shkoder.
» 15.000 mijë euro për Renault Zoe Elektrike, por pa bateria
» Paris: Vibratori me i shtrenjt 40 mije euro
» Piktori që i shiti Belushit një peizazh 7 mijë euro
» Permbyte ne Shkoder.
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi