Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit

2 posters

Shko poshtë

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Empty Turizmi malor- Pika turistike e Thethit

Mesazh nga Arla Fri 14 May 2010 - 8:04

Turizëm malor

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Tjg
Pika turistike e Thethit
Turizmi malor po tërheq gjithnjë e
më shumë të apasionuar pas tij, sidomos turistë të huaj. Thethi, një
nga perlat e natyrës shqiptare, park kombëtar që nga viti 1966, pas një
periudhe të gjatë heshtjeje, tani në stinln e verës duket se
ringjallet. Kjo pasi prej 3-4 vitesh, ai frekunetohet nga të vizitorë
vendas e të huaj, ndërsa banorët e këtij fshati turistik kanë nisur të
përshtasin banesat e tyre në funksion të turizmit, duke e pare këtë si
një mundësi ekonomike me interes. Kryeplaku i fshatit Theth, në mes të
alpeve shqiptare, Prekë Harusha shprehet se janë rreth 20 familje nga
Thethi që jetojnë këtu gjatë gjithë vitit, ndonëse përpiqen për të
gjetur mundësi lëvizjeje drejt Shkodrës e rrethinave të saj. Këta
familje përballen dhe me periudha të gjata të izolimit nga dëbora, dhe
e vetmja mundësi për ta është stina e verës, ku lëvizjet e njerëzve
janë më të shumta.

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Ambjente_brendshme_shtepi_theth
Ambjente të brendshme në një shtëpi pushimi në Theth [/size]

Përveç kësaj, në stinën e verë
janë të shumta familjet nga Thethi që jetojnë në Shkodër , që rikthehen
atje për të veruar por dhe për të shfrytëzuar mundësitë ekonomike që u
jep turizmi malor. Banorët e Thethit janë njohur herët me turizmin pasi
që pas vitit 1966 ai filloi të frekuentohej nga banorët e Shkodrës dhe
të zonave të tjera, madje kishte dhe një kamp punëtorësh ku kërkesat
për të ishin të shumta. Pas vitit 1990 gjithçka shkoi drejt
shkatërrimit dhe mjaft familje nga Thethi lëvizën drejt Shkodrës e
fshatrave pranë saj, në kërkim të një jete më të mirë. Prej disa
viteve, banorët e Thethit kanë filluar të kthejnë sytë nga vendlindja e
tyre, aty ku kanë shtëpitë ku janë lindur e rritur.
Shtimi i interesit të vizitorëve
të huaj, që kryesisht janë ekplorues të natyrës, turistë, alpinistë apo
të apasionuar pas shëtitje me biçikletë. Vetëm vititn e kaluar janë
2800 vizitorë të tillë që kanë që qëndruar më shumë se një natë në këtë
vend. Kryeplaku Harusha shprehet se aktualisht në stinën e verës, në
Theth banojnë rreth 100 familje, ndërsa 7 prej tyre kanë restauruar
banesat e tyre duke ia përshtatur ato kërkesave të turizmit
bashkëkohor. Lekë Tërthorja, është lindur e rritur në Theth, por prej
vitesh ai jeton në Tiranë. Së bashku me dy vëllezërit që jetojnë në
Shkodër, ato kanë rikonstruktuar htëpinë e tyre të përbashkët dhe në të
presin mjaft turistë. Leka tregon se ka qenë GTZ dhe inisativa e saj që
i ka mundësuar këtë investim në formën e një biznesi familjar, nga të
ardhurat e të cilit ato janë të kënaqur. GTZ, që ka afruar për disa
shtëpi një ndihmë të madhe konkrete. Për 7 familje të Thethit, është
dhënë një ndihmë financiare prej 2000 euro për familje dhe kjo ka
përfshirë

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Banese_rikonstruktuar_turizm_theth
Banesë e rikonstruktuar për turizëm në Theth

Të tilla janë banesat e Prekë e
Lekë Tërthores ku ka 20 shtretër, Mhill Çarkut me 10 shtretër, Dedë
Nikës me 12 shtretër, Fran Mollës 12 shtretër, Prekë Harushës me 8
shtretër, dhe Rrok Stanit me 8 shtretër në fshatin Ndërlysë, fare pranë
Thethit. Në këto shtëpi të përshtatura për pushuesit tashmë ka krevatë,
rafte, dyshekë, çarçafë e batanije të reja si dhe paisje hidrosanitare,
enë kuzhine me aksesorët përkatës etj. Kështu banesat janë kthyer në
pensione të vogla, minihotele shtëpi pushimi ku afrohen shërbime si
fjetja dhe ushqimi. Po kështu GTZ ka mundësuar dhe vendosjen e
sinjalistikës turistike në të gjithë parkun kombëtar të Thethit. Lekë
Tërthorja shprehet se ndihmë familjeve nga Thethi në biznesin e tyre u
ka dhënë dhe UNDP dhe ambasada hollandeze që kanë mbështetur
rikonstruksionin e dritareve të banesave dhe pjesëve tëtjera të tyre,
ndërsa shton se në planin e afërm të tij është rikonstruksioni i çatisë
së shtëpisë.Kjo pasi në dimes, duke qenë se nuk jeton jeri në të, ajo
dëmtohet nga bora e ngrica, thotë ai. Në Theth, deri tani janë rreth 6
grupe të rinjsh që ngrejnë kampingjet e tyre. Janë të rinj nga vende të
ndryshme që së bashku me bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë qëndrojnë
disa ditë në këtë perlë të natyrës shqiptare.

]Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Prek_harusha_kryeplak_theth
Prekë Harusha, kryeplak i Thethit

Maria Frenk nga Gjermania,
pjestare e një kampingu të tillë tregon se janë vendosur që të hënën në
një prej luginave të Thethit, dhe janë 11 të rinj studentë nga Franca,
Gjermania, Tirana e Shkodra. Për 11 ditë këta të rinjë të mbështetur
nga organizmat ndërkombëtare do të qëndrojnë në këtë kamping që është
një kamping pune. Kjo pasi ato dë të bëjnë shënimin e vendosjen e
tabelave në shtigjet mlore të Thethit, në mënyrë që vizitorët e
eksploruesit të orientohen sa më mirë, si dhe do të ndikojnë në
komunikimin n gjuhën angleze të banorëve të këtij fshati. E ndërsa
Thethi me bukuritë e tij tërheq çdo vit e më shumë vizitorë të huaj,
infrastruktura e dëmtuar shihet me dëshpërim nga banorët e tij.
Kryeplaku Harusha shprehet se rruga tepër e dëmtuar ka nevojë për
ndërhyrje, ndërsa në Theth mungon shërbimi shëndetësor. "Ka vetëm një
infermier që vjen rrallë për vaksinim. Shkolla e ndërtuar në vitin 1969
ka qenë dikur e mesme, por aktualisht ajo është 9 vjeçare dhe nuk ka
njohur asnjë rikonstruksion nga shteti. Ka vetëm 20 ncxënës në klasa
kolektive dhe vetëm këtë vit ka qenë ambasada gjermane ajo që me një
fond prej 950.000 lekësh të reja ka mundësuar një rikonstruksion të
pjesshëm të tre klasave të saj, ku një klasë do përdoret për
aktivitete, suvatim muresh, shtrim dyshemeje dhe roiaprim çatie e cila
është prej eterniti dhe pikon, ndërsa era në dimër rrezikon ta hedhë.

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Shkolla_theth
Shkolla e Thethit

Mësimi këtu zhvillohet i pjesshëm
pasi mësuesit vijnë nga Bregu i Lumit, duke udhëtuar 6 orë në këmbë,
tre orë vajtje e tre orë ardhje, pasi mësuesit nga Thethi janë larguar
drejt zonave të tjera.
Hidrocentralet e vegjël lokalë kanë mundësi
të prodhojnë energji elektrike dhe të ndikojnë në furnizmin me të të
një komuniteti të caktuar. Por tek ato hidrocentrale të këtij lloji që
nuk janë privatizuar apo dhënë me konçension, amortizimi ka bërë që të
mos punojnë me kapacitetin përkatës dhe pse mundësitë hidrike janë.I
tillë është dhe hidrocentrali i Thethit në Shkodër, i cili është
ndërtuar në vitin 1966. Ky hidrocentral aktualisht prodhon 30 - 40 kw
energji elektrike, ndërsa kapaciteti i tij është 100 kw. Sipas
punonjësve të këtij hidrocentrali, në stinën e verës kur në Theth vijnë
për të veruar mjaft familje që jetojnë në Shkodër dhe numri i turistëve
ka rritje, ky hidrocentral lokal që vazhdon të jetë shtetëror nuk i
plotëson gjithë nevojat e Thethit. Ndërsa në stinët etjera, këtu
jetojnë pak banorë dhe ato mund të furnizohen me energji elektrike.
Sipas njërit prej punonjësve,
Tonin Rranxa, para një muaji i është bërë remont turbinës dhe është
sjellë një gjenerator i ri. Në këtë hidrocentral ka dhe dhe një turbine
tjetër, prodhim kinez, e sjellë këtu para 10 vitesh, por që nuk është
në punë, pasi duhet të ketë dhe një gjenerator tjetër.. Kjo ka bërë që
ky hidrocentral të mos punojë dot me kapacitet të plotë. Po të vihet
dhe turbine tjetër në punë, atëherë prodhimi rritet dhe energjia
elektrike që prodhohet këtu mund të përcillet me linjat përkatëse për
të furnizuar dhe zonat e tjera përreth. Për këtë nevojitet dhe një
ndërhyrje në kanalin e marrjes së ujit, ndërsa mundësitë hidrike të
ujit të lumit Shalë janë plotësisht të mjaftueshme për këtë
Hidrocentrali i Thethit ka punuar gjatë gjithë kohës duke mos e
ndërprerë fuiurnizimin me energji elektrike, dhe është jashtë sistemit
energjitik. Sipas banorëve të Thethit, ndërtesa ku është vendosur ky
hidrocentral i vogël është blerë nga vetë banorët me kontributin e tyre
në vitin 1964. Në vitin 1966 aty u ndërtua hidrocentrali, dhe më pas
ndërtesa u shtetizua. Aktualisht, hidrocentrali është në pronësi të
shtetit, por dhe n rast se privtizohet apo jepet me konçendsion, për
objektin ku ai ndodhet nuk ka asnjë problem pasi a ii përket gjithë
Thethit, shprehen banorët. Ndue Gurra banor i Thethit, thekson se ka
disa vite që jeton në Shkodër, por në stinëne verës kthehet në shtëpinë
e tij në Theth bashkë me familjen dhe punon tokën e paktë që ka këtu,
duke mbjellur fasule e patate dhe shfrytëzuar frutikulturën e zonës.
Blerim Gurra, shprehet se ka mbaruar gjimnazin, është i papunë dhe
verës vjen në Theth ku ndihmon familjen e tij apo shoqëron dhe ndonjë
turist, megjithëse në të shumtën e rasteve ato kanë harta dhe lëvizin
me shoqërëuesit e tyre. E përbashkëta e kërkesave të gjithë banorëve të
Thethit është domosdoshmëria e përmirësimit të rrugës ekzistuese, e
cila do të ndikonte së tepërmi në përmirësimin e kushteve për vizitorët
e frekuentuesit e kësaj pike turistike. Për këtë shprehen dhe
specialistë të turizmit. Kështu pedagogia e fakultetit marketing
turizëm në universitetin e Shkodrës, Edlira Kruja shprehet se lidhur me
përmirësimin e infrastrukturës rrugore të Thethit është i nevojshëm të
ruhet lloji i atij turizmi që ka nisur të zhvillohet këtu, që është një
turizëm natyror i bazuar në superstrukturën ekzistuese dhe në grupimet
që menaxhohen nga biznesi lokal familjar. [/size]
[size=9]Ekoturizmi i mundshëm prë tu
zhvilluar këtu duhet të jetë larg betonizimit. Lloji i infrastrukturës
së këtushme është në harmoni me llojin e turizmit që zhvillohet
pavarësisht se në infrastrukturën rrugore duhet të ndërhyhet në disa
pika me zgjerim rruge, vendosje muresh mbrojtëse pasi në disa pika
rruga përbën rrezik e vështirësi për automjetet, si dhe sheshim të saj
duke mbyllur gropat. Kjo është e domosdoshme, së paku deri në hartimin
e një masterplani zhvillimi për gjithë zonën e alpeve shqiptare, duke
shkuar drejt një turizmi masiv. Për kryeplakun Prekë Harusha e
rëndësishme është që njerëzit, po e kuptojnë se dhe këtu mes malesh
mund të jetohet e sigurohen të ardhura si dhe po rritet interesi i
vizitorëve, duke rikthyer kohët e dikurshme ku gjatë gjithë verës,
Thethi priste mjaft pushues. Ashtu si dhe banorët e tjerë të këtij
fshati turistik, apeli është për shtetin, që duhet të ndrërhyjë në
përmirësimin e infrastrukturës, pasi kjo do ndikonte shumë në turizëm.

Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Empty Re: Turizmi malor- Pika turistike e Thethit

Mesazh nga visi09 Wed 8 Sep 2010 - 2:24

mece jam nga shkodra po ju jap disa foto te thethit


Turizmi malor- Pika turistike e Thethit DSC00335Turizmi malor- Pika turistike e Thethit DSC00336
visi09
visi09
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 18
 <b>Piket</b> Piket : 22
Regjistruar : 31/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Empty Re: Turizmi malor- Pika turistike e Thethit

Mesazh nga visi09 Wed 8 Sep 2010 - 2:25

prap foto te thethit


visi09
visi09
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 18
 <b>Piket</b> Piket : 22
Regjistruar : 31/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Empty Re: Turizmi malor- Pika turistike e Thethit

Mesazh nga visi09 Wed 8 Sep 2010 - 2:28

visi09
visi09
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 18
 <b>Piket</b> Piket : 22
Regjistruar : 31/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Empty Re: Turizmi malor- Pika turistike e Thethit

Mesazh nga visi09 Wed 8 Sep 2010 - 2:28

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit DSC00327
visi09
visi09
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 18
 <b>Piket</b> Piket : 22
Regjistruar : 31/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Turizmi malor- Pika turistike e Thethit Empty Re: Turizmi malor- Pika turistike e Thethit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi