Humbje e pashpjegueshme e një rrethi të kuq të Jupiterit
Humbje e pashpjegueshme e një rrethi të kuq të Jupiterit
Planeti Jupiter e ka “humbur” një shirita mbështjellës të tij, një nga larat
t me të cilat njihet, mirëpo shkencëtarë nuk e dinë arsyen e kësaj, transmeton Daily Mail”.
Planeti më i madh i sistemit tonë diellor njihet me dy rrathë të trashë të kuq, nga një në hemisferën jugore e një në atë veriore. Këta
rrathë shkencëtarë i kanë quajtur rripi Verior dhe ai Jugor ekuatorial i Jupiterit.
Mirëpo, rrethi i kuq nga hemisfera jugore është zhdukur, kështu që tashti kjo hemisferë duket disi e zbrazët.
Fotot e bëra nga fundi i vitit të shkuar tregojnë se rripi atëherë ende ishte i dukshëm, por në
fotot e bëra këtë muaj nga ana e astronomëve amatorë, ai më nuk shihet.
Bob King, një gazetar që merret me astronomi si amator, është një nga të parët që e ka vërejtur këtë fenomen.
“Ta shohësh Jupiterin me vetëm një rreth është gati e njëjtë si të shikosh Saturnin, kur unazat e tij spostohen
asisoj që një kohë bëhen të padukshme”, deklaroi King.
Kjo nuk është hera e parë që Jupiterit i zhduket njëri rreth. Ky planet humb apo fiton rreth
të ri çdo dhjetë deri në 15 vjet, mirëpo shkencëtarët nuk kanë shpjegim të duhur për këtë fenomen.
Jupiteri është një sferë gjigante e përbërë nga gazrat dhe lëngjet, mbi 500 milionë kilometra larg nga Dielli.
Antony Wesley, një tjetër astronom amator nga Australia, tha se ka vërejtur zbehjen e
rrethit të hemisferës jugore qysh vitin e kaluar, raporton organizata “Planetary
Society”. Sipas tij, rrethi është zhdukur për shkak të stuhisë së fuqishme në planet.
Këtë vit Jupiteri do të jetë më së afërmi Tokës më 24 shtator,
kështu që atëherë do të jetë rasti më i mirë të shihet dukja e re e planetit pa rrethin e kuq jugor.
Vizitor- Vizitor
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi