Njolla e Kuqe, “zemra” e Jupiterit
Njolla e Kuqe, “zemra” e Jupiterit
Në njollën e kuqe të
Jupiterit që është stuhija më e madhe e sistemit diellor, ndodhet një
zemër e ngrohtë.
Temperatura e ndryshme e vënë re për
herë të parë vjen si pasojë e levizjes në krahun orar te njollës.
Zbulimi është publikuar në revistën “Icarus” nga një grup shkencëtarësh
në Universitetin e Oxford-it. “Very Large Telescope” dhe “Subaru
Telescope” kanë arritur të bëjnë zbulimin në një nga pjesët më
misterioze të planetit më të madh të sistemit diellor.
Pamjet
kanë zbuluar se ngjyra më e kuqe e Njollës së Madhe korrespondon me një
zemër të ngrohtë në brendësi të një stuhije të ftohtë. Njolla e Kuqe po
vëzhgohet prej rreth një shekulli dhe madhësia e saj është në të tilla
përmasa sa mund të mbaje brenda një diametër tre herë më të madh se
Toka.
Pjesa e brendshme e njollës është 3-4 gradë më e ngrohtë
se ambienti përreth. “Është hera e parë që arrijmë të bëjmë lidhjen mes
gjendjes së ambientit dhe ngjyrës se Njollës së Kuqe”, shprehet një prej
shkencëtarëve.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi