Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasioni për zhytjen

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Pasioni për zhytjen Empty Pasioni për zhytjen

Mesazh nga Geri Wed 12 May 2010 - 8:37

Pasioni për zhytjen Peshkimi-nenujor
Mot fantastik. Det i
qetë. Diell me bollëk. Është tamam trinomi i duhur për një ditë
aventurash në det. Është fundjavë në vijën bregdetare të Durrësit. Bregu
sapo ka mbetur pas dhe peshkarexha KANUD po përgatitet për një
ekspeditë të re.

Djemtë kanë zënë vendet e tyre. Varka
me të cilin vozisim lëkundet majtas-djathtas. Të gjithë mezi po presin
të mbërrijnë në destinacionin e tyre të preferuar.

Sot jemi këtu
për të ushtruar një sport ujor, le të themi pa ndonjë përhapje masive në
rrethet sportive. Do gjuajmë peshk, por jo me grep, as me rrjeta, me
dinamit jo e jo, por me pushkë duke u zhytur nën ujë.

Rrethi
sportiv ku këta burra aderojnë është Klubi i Aktiviteteve Nënujore
Durrës. Habitati ujor ku ata do të zhyten pas pak është gati. Çasti i
shumëpritur ka mbërritur dhe gjithçka është gati për peshkim.

Këta
topa që pluskojnë mbi ujë tregojnë vendndodhjen e gjithseclit.

Minutat
ikin me shpejtësi. Pa u ndjere po mbushen një orë që nga koha kur grupi
është zhytur në kërkim të gjahut ujor.

Ja ku duket edhe topi i
parë që afrohet pranë varkës. Është udhëheqësi i grupit. Thoma Berberi
është veteran i peshkimit nënujor. Ai e mbyll këtu peshkimin për sot,
ndërsa pas tij afrohen edhe pjesa e tjetër e grupit.

“KANUD eshte
krijuar me 1993, ishte pasioni për detin ai që na shtyu
Jemi shumë
të kënaqur me peshkimin e parë. Për ne nuk ka rëndësi peshkimi, por më
shumë është kënaqësia që provojmë”, është shprehur Thomai.


shumë se ushtrues të rregullt disipline sportive, djemtë e klubit
nënujor e cilësojnë aktivitetin e tyre si ekologjik. Sot duket se
gjuetia nuk ka vajtur mbarë, por pak rëndësi ka.

“Peshkimi
nënujor nuk njeh kufi moshe, seksi, pasi me kalimin e kohës fitohen disa
reflekse. Peshkimi nënujor është diçka e veçantë dhe ne jemi kundër
dinamitit. Ne jemi një shoqatë ekologjike sportive. Përgjithësisht ne
peshkojmë në zonën e Kallnurit. Stina më e mirë është vjeshta. Që të
bësh një zhytje të mirë duhet edhe detin pastër”, thotë Thomai.

Deti
për këta njerëz është gjithçka. Peshkimi nënujor nuk është sporti i
vetëm që ushtrojnë pjesëmarrësit e klubit nënujor. Arkeologjia ujore
është një tjetër afeksion.

“Ne jami aq të apasionuar pas detit sa
vimë dhe e shohim edhe kur është keq. Kemi parë edhe anijet e vjetra.
Të humbura. Qypa, mure”, tregon Arbeni.

Bashkë me veteranët e
peshkimit nënujor, anëtarë të klubit janë edhe djem të rinj në moshë,
por jo të tillë në praktikën nënujore. Eraldi është një nga anëtarët më
të apasionuar pas këtij sporti.

Vitet kur kam filluar të zhytem
lidhen me fëmijërinë time. Ka qënë babai im ai që më mori fillimisht në
det. Eksperiencat e para ishin traumatike e bukura e detit është se sa
herë futesh zbulon diçka të re. Nuk mund të thuash se ka dy zhytje
njësoj. Nuk është se e di se ça është deti. Deti është akoma i pazbuluar
dhe mund të them se është pjesë e pandarë e historisë”, thotë Eraldi.

Ashtu
si në çdo pjesë tjetër të margjinalizuar të jetës sonë të përditshme,
edhe deti me gjithë kënaqësinë që na dhuron, vuan pasojat e dorës
shkatërrimtare të njeriut. Në fund të këtij takimi nënujor, Eraldi gjen
momentin për të lëshuar një apel.

“Ajo qe na vjen keq është
gjuajtja me dinamit, e cila ka vrarë gjithë faunën detare. Apeli është
të ndalet kjo dorë”, thotë Eraldi.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi