Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kenga e perjetesise

2 posters

Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:49

Ata rane ne perjetesi,
lule kuqe per liri

Ty liri tu be kurore
lule kuqe mbi debore
kurore lufte per liri
per kosove rane, per shqiperi

Atdheun amanet
bjeshka ia ben fushes
kushtrim leshon kosova
ku jan djemt e luftes

Me buken e helmit
rrita djemt e mi
me shtat te plagosur
jetova per ty

Me gjokset si shkemb
djemt nis ti kam
per ty plag e vjeter
jeten do ta dhame

Ideal lirie
jan lidh ne nje beset
te gjithe do te vdesim
vetem me nje shprese
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:51

Nje shqiponje

Nje shqiponje zbret nga kruja
shkone n'Kosove te Beqa e Muja
harkojne kodrat e qabiqit
ku eshte kulla e Muje Krasniqit.

Kaloi male, bjeshke me bore
ta sheroj plagen kosove
harkon kella e qabiqit
ku eshte kull e Muje Krasniqit

Nje qind vjet me plage
udhetoj nga shqiperia
e plagosur zbrita
n'Kosove n'kullat e mija

Po pyet vlora, po pyet kruja
ku jan trimat Beqa e Muja
ti Kosove djep i trimerise
ti ia fale djemt lirise

Ty kosove te qofsha fale
per liri luften se ndale
kurr pushtimin se pranove
amanetin se harrove

Kenge e Mujes atdhetare
krisme e pushkes qlirimtare
zeri i tij si gryk e pushkes
plumb i tij eshte flake e luftes

Ti legjend e luftes
atdheut i dhe namin
qdo pranver lirie
n'Qabiq ta ndin zanin

Kengen per liri
ti kurr se ndale
kenget tua trime
jan ber festivale

Festival folklori
festival lirie
jeton kenga shqipe
prej Kosove e Shqiperie

Defilon kolona
mbi kodrat e Qabiqit
shqipet e luajne vallen
ne truall te Muje Krasniqit

Kenga ska te ndale
kendon femije e plak
kush ra per atdhe
liris i dha gjak


Kendon tirana
kendon prishtina
zemer hapur
i pret KLINA
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:51

MOS ME SHKEL

Mos me shkel se jam Drenice
jam Prekaz jam Qiqavic
nuk duroj lirine me e prek
e kam brezin plot fishek

Kur Prekazi e ndez oxhakun
babe Shabani e dredh mustakun
bese kuvendi ne kull prej guri
lidhen burrat ne bes t'flamurit

Kullat e gurit jan betu
djemt liris me ja bashku
ne kemb e kemi bace Shabanin
qonu djem ta mbrojm vatanin

Jan bashku djemt e lirise
ne Prekaz te Ahmrt Delise
qohu nje here baca Ahmet
Tahir Meha lufton vete

Kurr e merr Prekazi pushken
krejt drenica e ndez luften
kur atdheu eshte ne rrezik
gur e dru behet qelik

Pushkes sate baca Adem
krejt kosova pes i vjen
per simbol te lirise
kulle lirie te shqiperise.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:52

Pyet korabi n'Dukagjin

Pyet korabi n'dukagjin
pse pashtriku eshte plot tym
prej Gllogjani te Gjakova
tym e flake eshte mbush kosova

pyet nene lokja ku eshte djali
Kosove zemren ta fali
ia kam fale dy djem lirise
ja kam borgj dy pushke Shqiperise

Ze lirie qe tund malet
mbi thanishte ju pse u ndalet
ti shoh trimat e lirise
qe ia kthyen pushket serbise

Mbi pashtrik e anadrin
ka shum djem ne dukagjin,
me flake ndeze e zjarr si prushi
ra deshmor Zahir Agushi

Po qendron nena deshmore
iu ka be djali shtatore
nena pyet; o bir ku je
-kam ra ne luft per me le
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:52

Ne qdo vater e shtepi

Moj kosove, toke e lashtesise
historine e ke ne drenice
shpi me shpi e kull me kull
ke nje pushk e nje flamur
toke e djegur per liri
shtat-plagosur per shqiperi

Ne qdo vater te shtepise
i ka rujt nje pushk lirise
perkujtoj lavdin e nje trimit
i kendoj deshmor besimit
ne Terdefc foleja e tij
kulle e luftes plot frengji

Rruga e jetes se Besimit
kishte plagen e mergimit
plage e shpirtit plaga e plakut
pushke e varur n'rreth te oxhakut
roberin se duron Besimi
per kosove u nis trimi

Nje granat shkrepi nga mali
jeten trimit nuk ja fali
ra Besimi per liri
krahe shqiponje gjoksi i tij,
per liri u ngrit shtatore
i kendon kosova prore
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:52

NENES

Toke e memedheut
ti ia rrite djemt atdheut
ti qe lind e rrit femije
dora jote mban njerezine

Ti, nene bjeshke per mbi male
dashurine botes ja fale
ti, nene, fuqi hyjnore
bota ty te do prore

Teuta nene e mbreteresh ishte
ne liri e pati folene
Marigona flamurin qendiste
ta shpetoj memedhene

Dora qe perkund djepin
per ty qesh e qan feja
pende e vargje te atdheut
Elena gjika, Dora Distria

Nena Tereze, ti shenjetore
dashuri e madhe njerzore
ti nene e madhe shqipetare
miresine botes ja fale

Nene, o zemer e trimerise
e fjales, beses e Kuvendit
trimeresh ne mes burrash
ti, Nora Kelmendit

Kesule bardhe me tirq te zi
me shoke ne brez doren ne allti
gershet lufte nga drenica
motra Gjeve e Shote Galica

Nene moj shqipetare
trimereshe kosovare
ti roje e lirise
nene nderi e shqiperise
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:53

GERSHETI I LUFTES

Nuk e thyen makine barbare
zemer gur bijen shqipetare
-Shqiperise iu betova
bukurene ma dha Kosova

Shtat i rritur ne shkemb e gure
bije Krasniqi ne flamure
eshte betu nje here ne jete
kush s'guxon nderin me preke

Pasha nder e pasha bese
per te gjall nderin se shes
kush perbuz liri shqipetare
i mbin bari permbi varre

Ndalu ti makin barbare
nuk ka loje me bije shqipetare
n'goj e marr plumbin e pushkes
mbes perjete gershet i luftes

Jam bije fisi e Krasniqes
trimereshe nuse e drenices
let ta dije e gjith bota
nuse lufte jam si shota

N'lugbunar afer Gjakoves
u mbrojt nderi i kosoves
-Borgj ja kam jeten lirise
me ja mbrojte nderin shqiperise

Atdheu dhe liria
jan amaneti i tokes
vdekjen e kam lindje
per liri te Kosoves
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:53

MESUESIT MARTIR

Malli ma kujton
mesuesin e pare
emrin kur e mori
ma shenoj ne ditar

ne mendjen e ndritur
e pash A-B-C-ne
ne abetare te djegur
e gjeta memedhene

ti ma rrite shtatin
ti me bere emer
amanet atdheun
ti ma le ne zemer

mesimet e jetes
mi dhurove mua
liria e Kosoves
sheroi plaget e tua

shkolles ne KLINE
besnik i qendrove
gjakun tend martir
lirise ja dhurove

shkollen kur e shoh
per ty mallin shuaj
te fresket per ty
nje lulekuqe ruaj

mesuesi im i pare
martir i Kosoves
ti mbete perjete
roje nderi i shkolles
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:54

Atdhe tjeter une nuk kam

Drenice, llape gjakove
re e zeze ka ra ne kosove
bardhesine ia mori qiellit
kush ja preu rrezet djellit

mos u ngut mori serbi
nuk eshte leht ne kosove me hy
mos tento me hy patjeter
eshte toke arbri e shqipnis se vjeter

atdhe tjeter une nuk kam
mos ma shkel token me kambe
varra e vjeter kullon gjak
ma ka lene baba plake

e plagosur eshte shqipnia
njeqind vjet iu vra liria
te pergjakur e kam token
dymije vjet e ruaj neneloken

mos ma shkel token me kambe
trashegim prej babes kam
me pushk t'pres ne koder t'Hotit
ia mbroj token Kastriotit

tradite luften e kam n'gjak
ma ka len baba plak
kulla e gurit ne Osdrim
e ka rrit Afrimin trim

Grapci, Binqa me Belice
kane harru se jan drenice
ne qdo shpi e qdo katund
qdo pushtues e pret me plumb

Ne Osdrim trimat ban be
me luftu per nje grusht dhe
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:54

KETE DITE E KAM PRITE

Nje vjersh po nisi
per qendres per nje shtepi
per nje vater te tradites
per nje trung me plot trimeri

kur shkruaj per te renet
krenarin e mbaj,
kur kendohet per trimat
kenga nuk eshte vaj

ne kete ane eshte tradite
buke me dhane trima me rrite
kull e gurit e smajl rexhes
eshte celule e rezistences

te perndjekur per liri
djem e vajza krejt nje shpi
nuk ka mbetur as nje rrug tjeter
veq gurbeti plag e vjeter

nuk harrohet amaneti
plagen se sheron gurbeti
amanet ja kish lan baba
ne kosove sherohet plaga
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:55

Rrite shtatin
Kline

Lirine meditove
me shekuj e vite
me buken e helmet
bijte e tu i rrite

Ne mes te kosoves
harkuar me male
kurr nuk u perule
luften se ndale

lufta per liri
plagen ta sheroi
lufta qlirimtare
lirine ta dhuroi

u ngrit nje flamur
si mbi mure te krujes
ta ngriti flamurin
brigada e mujes

prane drinit te bardhe
rrite shtatin kline
djemt qe vet i rrite
ta sollen lirine

emblema e luftes
qendren ta stolisi
krenarin ta mban
sheshi Muje Krasniqi
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:56

PENDA E LIRISE

Eshte betuar ne abetare

per tri shkronjat qlirimtare
aty mesoi qka eshte liria
penden pushk e pat Avnija
shum mesime e kenge trinije
i mesum prej mesues Avnije

pishe e ndezur e diturise
shkolla shqipe e lirise
mesues avniu ka len ditare
ne vend te pendes pushken ka marr
sy pa trembur trim avnia
shkolle e nxenes iu be ushtria
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Mon 27 Apr 2009 - 18:56

Besniku i Kosoves

Iliriane Dardani

toke arberore ne shqiperi
ne antike je porte e hekurt
historise ia fale shekujt

dheu i lashte ta rriti gurin
shqipja ta ruajti flamurin
neper shekuj meditove
roberine kurr se pranove

ne familje me tradite
balle per balle armiqte ke prite
as plumbi se ndal trimin
veq me hy me thy kufirin

me luftu per atdhe
per kosove per memedhe
per keto toka arberore
qe i ruan kosova prore
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Sat 16 May 2009 - 23:36

Perse eshte keshtu jeta

po filloj te shkruaj edhe pse se kam te lehte, kur ne zemer kam nje mall te thelle.
ka shum mall ne zemer kam shume lot ne sy kam shume dhembje ne shpirt kur pran ste kam ty.
Aq shume te deshta edhe pse mire ndoshta ste njoha por jeta paska plag qe si sheron as koha.
ndoshta isha e vogel dhe se kuptoja se ceshte e verteta edhe pse genjehesha me fjalet e lehta.
Tash qe jam rritur shume gjera kam kuptuar, por mungesa jote dita dites me shume eshte duke me munguar,
nuk te pata pran te ma thuje te pakten nje fjal kur atehere pata me se shumti nevoj per ty, atehere kur rrija nete te tera pa gjum duke qar per ty, duke thirrur emrin tend edhe pse ishte e kote ti kishe ikur per mos tu kthyer kurr me ne kete bote te shkrete.
Por ti e din se une nuk jam rritur si te gjithe femijet me gezimin e lojes, por jam rritur me sy te perlotur, me kan rritur keta lote duke mi ujitur faqet e njoma ashtu siq ujitet nje lule, keta lot te cilet me jan ber shoku i vetem i jetes sime, te cilet jan me mua cdo dite dhe me bejn shoqeri,
Shume here thoja ah zote sikur te ishte edhe ai me mua dhe ti thoja edhe une ah babi sa shume qe te dua, tash qe nuk te kam pran cdo dite e me teper e ndjej mungesen tende.
Por edhe pse ndoshta nuk me sheh une vi tek ti cdo here ti tregoj sukset e jetes sime.
por shpresoj qe te jesh krenar edhe ti me mua ashtu siq jam une me ty.
Sepse krenaria jote me mban gjall
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Merisa Sat 16 May 2009 - 23:48

Larg syve

Larg meje je ti
larg syve te mi
edhe pse je tretur
thelle ne dhe te zi

je larg endrres time
por te mbaj ne kujtime
sepse ti na ke lene
mall dhe shume kujtime

larg syve te mi
qe ende kan lote
qe te te kem perseri
me shpres jam ne zote

e mallkoj ate dite
qe na le vetm
me lote ne sy e faqe
e mallkoj ter jeten

ne jete me shoqeron
vetem nje kujtim
se sa te kam dashur
ty o babi im

ti ike shume shpejt
e me le mua vet
si nje jetime me lot
dhe si nje femij ne djep
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 23:57

Merisa shkruajti:Atdhe tjeter une nuk kam

Drenice, llape gjakove
re e zeze ka ra ne kosove
bardhesine ia mori qiellit
kush ja preu rrezet djellit

mos u ngut mori serbi
nuk eshte leht ne kosove me hy
mos tento me hy patjeter
eshte toke arbri e shqipnis se vjeter

atdhe tjeter une nuk kam
mos ma shkel token me kambe
varra e vjeter kullon gjak
ma ka lene baba plake

e plagosur eshte shqipnia
njeqind vjet iu vra liria
te pergjakur e kam token
dymije vjet e ruaj neneloken

mos ma shkel token me kambe
trashegim prej babes kam
me pushk t'pres ne koder t'Hotit
ia mbroj token Kastriotit

tradite luften e kam n'gjak
ma ka len baba plak
kulla e gurit ne Osdrim
e ka rrit Afrimin trim

Grapci, Binqa me Belice
kane harru se jan drenice
ne qdo shpi e qdo katund
qdo pushtues e pret me plumb

Ne Osdrim trimat ban be
me luftu per nje grusht dhe


Poetesha e re e Klines , neper te cilen derdh vrullin poetik ka sfiduar me kembengultesi te mbroje Atdheun ! Ajo me thirrore : Atdhe tjeter nuk kam, u drejtohet atyre qe e kane rrezikuar nje pjese te madhe te tokes, dhe shqiptaret i nenshtruan deri ne zhberje.

Meç eshte e re , dhe me ndjene miresie, ia rikujtojme se Atdhe tjeter, lere qe nuk kemi, por e kemi borxh ta bejme si ishte dikur Iliria!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kenga e perjetesise Empty Re: Kenga e perjetesise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi