Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kënga e mirëfilltë shqipe, dikur dhe sot!

 :: Show Biz

Shko poshtë

Kënga e mirëfilltë shqipe, dikur dhe sot! Empty Kënga e mirëfilltë shqipe, dikur dhe sot!

Mesazh nga Vizitor Sun 12 Jun 2011 - 5:50

Pas luftës në Kosovë janë krijuar shumë grupe dhe këngëtarë të cilët në emër të showbiznesit po ia humbin vlerat muzikës sonë të mirëfilltë, të cilën disa këngëtarë edhe në vitet më të vështira kishin guximin dhe kultivuan me të gjitha forcat, vetëm e vetëm të mos i humb vlera e saj.
Vitet e fundit po vihet re një fenomen i hidhur në botën muzikore shqiptare. Kopjimi i muzikës nga vendet tjera të Ballkanit po dominon çdo ditë e më shumë. Këngëtaret që dikur kanë kultivuar këngën shqipe dhe vazhdojnë ta kultivojnë edhe sot duke i qëndruar besnike asaj janë Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Ganimete Jashanica, Ilir Shaqiri, Violetë Kukaj etj.

Vlerat e këngës popullore nuk janë si më parë

Shkurte Fejza nuk e mohon faktin se kënga e mirëfilltë shqipe ka rënë
dukshëm, por janë vetë këngëtarët që po krijojnë stile të ndryshme
muzikore për ta lënë anash kultivimin e këngës së mirëfilltë shqipe.

“Tani në kohën e sotme kënga është duke u kultivuar ashtu siç po e
bëjnë vetë këngëtarët. Nuk kam kritika për asnjë, sepse secili e ka
stilin e vet. Mirëpo, mendoj se vlerat e këngës popullore nuk janë në
nivelin e lartë ashtu siç ka qenë shumë vite më parë”, shprehet ajo.

Industria muzikore është zgjeruar dukshëm dhe me përhapjen masive të
rrymave hip-hop, R&B etj, duket se muzika tradicionale shqiptare po
humb identitetin e saj të krijuar në vite. Kështu mendon edhe këngëtarja
Shyhrete Behluli, e cila për shumë vite vazhdon ta ruajë traditën e
këngës shqipe. Ndonëse, sipas saj, bota e internetit ka ndikuar në një
mënyrë që të përhapen rryma të shumta muzikore dhe popullorja të mbetet
më anash.

“Mendoj se kënga e mirëfilltë nuk po zhvillohet ashtu siç është bërë
para shumë vitesh. Ndonëse tani depërtojnë në treg lloj-lloj zhanresh
muzikore dhe të rinjtë po duan diçka më ndryshe. Mirëpo, sido që të jetë
ne këngëtarët e vjetër nuk e lëmë këngën që e kemi kënduar gjithnjë dhe
për këtë vlera e këngës së mirëfilltë nuk po të lejojmë të humbë
asnjëherë”, thekson ajo.

Tani në tregun muzikor çdo gjë është komerciale, tani disa këngëtarë e
mendojnë vetëm përfitimin. Mirëpo, me llojet e këngëve që servojnë ata
tashmë është mësuar edhe populli.

Televizionet ofrojnë këngë të bastarduara

Sipas kompozitorit Fahri Beqiri, kënga e mirëfilltë shqipe është duke
u humbur çdo ditë e më shumë dhe për këtë ai fajëson institucionet
shoqërore mediale respektivisht televizionet, të cilat në reportarin e
tyre muzikor kanë këngë të bastarduara.

“Unë më shumë për humbjen e vlerës së këngës sonë fajësoj
televizionet tona, të cilat jetojnë dhe ushqehen pa shije. Në vitet e
mëparshme kur e kishim radiostacionin tonë të Prishtinës, ka qenë më
ndryshe. Tani individi me mjetet e tij financiare e realizon një CD në
studio dhe ajo CD realizohet prej ngjyrave kompjuterike, sintisajzerit.
Pas saj e realizon edhe një videoklip e shfaq në TV dhe kështu
mashtrohet publiku”, pohon ai.

Sipas z. Beqirit, këngëtarët në ditët e sotme kanë gjetur rrugë për të depërtuar më shpejt dhe më lehtë.

“Tani këngëtarët i paguajnë televizionit një shumë të madhe parash
për t’ua transmetuar këngën apo klipin dhe në këtë rast mund të themi se
kënga e mirëfilltë ka marrë tatëpjetën”, thotë ai.

Kënga e mirëfilltë shqipe duhet të kultivohet çdo ditë e më shumë nga
këngëtarët tanë, me këtë duhet të merren më shumë edhe kritikët e
muzikës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi