Enxhi: Një nga djemtë e BB mund të ishte i dashuri im
2 posters
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Enxhi: Një nga djemtë e BB mund të ishte i dashuri im
Enxhi Kamenica do të mbahet mend gjatë nga shikuesit dhe banorët e reality show “Big Brothe”r. Modelja korçare nuk bëri gjë tjetër, veçse hyri në shtëpinë e “BB 3″ dhe i bëri të gjithë lëmsh. E zgjedhur nga produksioni i këtij spektakli që të luante rolin e së infiltruarës duket se ia arriti më së miri. Provokuese, me stil, e shkathët dhe mbi të gjitha me një logjikë të ftohtë për të gjitha veprimet e kryera. Edhe pse u mundua të krijonte konflikte me banorët në shtëpi, tani me daljen e tyre jashtë, ata janë miq shumë të mirë. Dhe Enxhi ndihet e kënaqur që loja e saj është kuptuar dhe ata nuk ia kanë marrë për keq. Për të nuk ka munguar dëshira për të qenë konkurrente reale në këtë spektakël dhe do të donte shumë të ishte pjesë e garës, por aventura e saj kaq ishte. Tani më ajo vazhdon jetën saj normale, si drejtoreshë në një agjenci mode dhe sigurisht si modele. Në një intervistë për “Sh2-in” ajo tregon momentet më të bukura në shtëpi dhe reagimet që ka pasur kur ka dalë jashtë.
Enxhi, u bënë disa javë që ke dal nga “Big Brother”, çfarë shije të la kjo lojë?
Jo vetëm një shije të mirë, por dhe shumë emocion, kujtime të mrekullueshme. Përfundimisht një eksperiencë e jashtëzakonshme e paharrueshme.
Ndryshe nga të tjerët, ti aty nuk ishe për të luftuar për çmimin e madh, por në një tjetër mision, mendon se ia ke arritur?
Mendoj që kam bërë më të mirën dhe pa diskutim nga ana ime ishte maksimumi, por duke parë përshtypjet e publikut mendoj që është ndjerë dhe pëlqyer më së miri misioni im në shtëpinë e “BB”.
Disa prej banorëve, me të cilët ke bashkëjetuar në atë shtëpi, kanë dalë, i ke takuar, si janë marrëdhëniet me ta?
Po, i kam takuar dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë, më vjen mirë që loja ime është mirëkuptuar edhe nga ana e tyre.
Cila ishte ajo gjë që e pate më të vështirë ta realizoje në atë shtëpi Enxhi?
I gjithë misioni pati vështirësinë dhe riskun e vet, por unë kisha siguri në vetvete dhe kjo më ndihmoi që ta shijoja lojën dhe ta merrja me sportivitet, në fund të fundit ky ishte misioni, një sfidë e madhe dhe tërheqëse.
Po të ishe kthyer edhe një herë mbrapsht, do të bëjë ndonjë gjë ndryshe?
Nuk besoj, pasi isha shumë e sigurt në çdo hap dhe situatë dhe mendoj që po me të njëjtën qetësi do kisha vepruar.
Me cilët prej tyre mendon se do të ruash miqësi edhe po të kalojnë kohë?
Mendoj që do kem marrëdhënie shumë të mira me të gjithë pa përjashtim, nuk mund të flas për miqësi apo kohëzgjatje, pasi këtë do ta shoh me kalimin e kohës, dhe rrjedhës së jetës së secilit. Por, vlen për t’u theksuar që të gjithë banorët mund të ishin miqtë e mi.
Për çfarë të shërbeu ty kjo eksperiencë?
Çdo eksperiencë vlen në jetë, për mua kjo ishte një provë e madhe profesionale dhe uroj që si e tillë të më shërbejë shumë.
A do të doje të ishe konkurrente në këtë reality show?
Pse jo, për të qenë e sinqertë nuk e kisha menduar më parë, por pasi pata rastin të jem pjesë e këtij reality, dhe pas mbështetjes së madhe të publikut, e kam menduar dhe do kisha pasur shumë dëshirë të isha konkurrente.
Na trego pak komentet më interesante që ke marrë nga njerëzit, pasi dole nga shtëpia?
Interesat ka qenë çdo koment, si komplimente apo kritika, por sodifaksion i madh për mua ka qenë komentet e mira të marra nga produksioni që ideoi misionin.
Ka pasur nga ata që e kanë keqkuptuar qëndrimin tënd në atë shtëpi?
Nuk besoj që kishte vend për keqkuptim, të paktën nga publiku, i cili ishte i informuar që në fillim për rolin, dhe misionin tim aty brenda.
Enxhi, pas këtij roli në “Big Brother”, a ke ndërmend të bësh ndonjëherë ndonjë film, duke luajtur si aktore?
Një gjë është e sigurt që do t’ia dilja më së miri, por nuk di çdo të ndodhë në të ardhmen, por gjithçka varet nga ofertat që do të marr.
Cili do të ishte ai rol që do të pëlqeje më shumë?
Nëse do kisha mundësi zgjedhje do të doja rol kryesor.
Ju keni pohuar vazhdimisht që ishit e dashuruar jashtë shtëpisë. Po në qoftë se nuk do të ishit, cili do të ishte ai djalë në “BB”, me të cilin do të kishit krijuar një lidhje të mundshme?
Nuk i kam parë me atë sy, por mendoj që kishte djem interesantë dhe pse jo ndonjëri prej tyre do kishte qenë partneri im i mundshëm.
Ka qenë i dashuri juaj xheloz në ndonjë moment të caktuar për qëndrimin tënd në shtëpi?
Absolutisht jo, ai më shumë se askush e dinte se gjithçka ishte për show, dhe pa përfshirje ndjenjash.
Cila ishte vërejtja dhe komplimenti më i bukur që të ka bërë për lojën tënde në “Big Brother”?
Vërejtje nuk kam marrë, po komplimente pa fund.
E përveç “Big Brother”, ju keni një karrierë të gjatë si modele, na tregoni pak si po shkon puna juaj?
Puna ime si drejtoreshë në një kompani mode vazhdon e njëjtë me shumë lodhje impenjime, por dhe sadisfaksion, ndërsa modelingu është një pasion, i cili mbetet i tillë.
Cilat janë ambiciet e tua në këtë fushë?
Ambiciet e mija janë tashmë realitet, por kjo nuk do të thotë që kam akoma shumë punë dhe projekte për të arritur majat profesionalisht.
Keni pasur oferta pas daljes nga shtëpia për punë dhe në qoftë se po, çfarë kanë qenë ato?
Oferta të shumta për punë të ndryshme, por deri tani asgjë interesante ose më mirë të themi ndjehem mirë me punën time, dhe nuk besoj të heq dorë nga oferta të tjera, e vetmia gjë që jam në shqyrtim e sipër janë disa bashkëpunime të mundshme për projektet e mia.
Sipas mendimit tuaj, kush meriton dhe mund të fitojë “Big Brother 3″?
Pa diskutim që kam dhe unë preferencat e mia, por nuk ka vlerë të influencoj publikun, pas jam e bindur që do fitojë më i miri.
Enxhi, moda pse jo dhe aktrimi!
Edhe pse ka marrë pjesë në një show televiziv tani më i është rikthyer punës dhe modelimit më e fokusuar se kurrë. Sipas Enxhit, pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother” ka pas mjaft oferta pune, por për të asgjë interesante. Ajo vazhdon të ndihet shumë mirë me punën e saj të mëparshme si modele dhe drejtoreshë në një agjenci mode. Madje, nuk do t’i thoshte jo ofertave për të luajtur në një film televiziv.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Nese personi siper do ishte i/e dashuri/a juaj?
» A mund te kete dashuri pa dhimbje.....
» A mund te qajn meshkujt per dashuri?
» Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...
» Enxhi, vajza qe u be e famshme si “spiune”
» A mund te kete dashuri pa dhimbje.....
» A mund te qajn meshkujt per dashuri?
» Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...
» Enxhi, vajza qe u be e famshme si “spiune”
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi