Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poliglotët e Ballkanit

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Poliglotët e Ballkanit Empty Poliglotët e Ballkanit

Mesazh nga Geri Wed 14 Apr 2010 - 6:47

Poliglotët e Ballkanit Gjuhet-e-huaja
Është ora 10 e 45
minuta. Në klasën e 9-të në shkollën “1 Maji” po zhvillohet lënda e
anglishtes.

Ashtu sikurse e kërkon edhe lënda
pyetje-pergjigjet zhvillohen në gjuhën angleze.

Jo të gjithë janë
të vëmendshëm. Tea dhe Kristi janë dy nga nxënësit që i kushtojnë më
shumë rëndësi mësimit të fjalëve të reja dhe formulimit të saktë të
fjalive.

Përkushtimi dhe pjesëmarrja e tyre gjatë mësimit është e
admirueshme. Ata janë edukuar me mësimin e gjuhës së huaj paralelisht
me atë amtare.

“Anglishten kam filluar ta mësoj që në klasë të
shtatë dhe nuk ka qenë e vështirë”, thotë Tea.

“Une lexoj shumë
libra anglisht dhe kjo ma bën më të lehtë mësimin e gjuhës”, tregon
Kristi.

Dy 15 vjecarët janë ende të vegjël për të marrë
përgjegjësi për jetën, por e dinë mirë rëndësinë e mësimit të një gjuhe
të huaj.

“Për mua anglishtja është kryesore sepse shumica e
botës dinë të flasin anglisht”, shprehet Tea.

“Për mendimin tim
është shumë e rëndësishme sepse do na duhet më tej në jetë”, thotë
Kristi.

“Fëmijët gjuhët e huaja kanë filluar t’i mësojnë shumë
kohët e fundit. Metodat janë shumë të mira sepse përmbajnë pamje vizuale
dhe sigurisht duhet të kenë përkthimin elementar dhe ato janë përpunuar
që të jenë të përshtatshme për moshat e vogla”, tregon Erina Toslluku,
mësuese prej dy vitesh në klasat e teta dhe të nënta.

Ajo tregon
se etja e të rinjve për gjuhët e huaja është e admirueshme.

“Vetë
proçesi i globalizimit të çon drejt mësimit të një gjuhe dhe është
shumë e nevojshme për t’u punësuar”, tregon Erina.

Zgjedhja e
brezit te ardhshëm duket se i përgjigjet më së miri kërkesave të kohës.

“Mësimi
i gjuhëve ishte i ngushtuar, por kishte disa shkolla ku mësohej gjuha
frenge dhe angleze. Në vitet 80 u fut dhe gjuha gjermane, spanjolle dhe
italiane”, shprehet Klodeta Dibra, dekane në Fakultetin e Gjuhëve të
Huaja.

Në një kohë kur mediat janë bombarduar me telenovela në
gjuhën spanjolle apo italiane është rritur edhe ndjeshmëria ndaj këtyre
gjuhëve duke treguar më pak interes për frëngjishten që ruan sharmin e
gjuhës së sofistikimit intelektual.

“Ndoshta duhet të ndryshohet
politika e mësimit të gjuhës nëpër shkolla dhe fëmija duhet të zgjedhë
vetë gjuhën që do të mësojë”, shprehet Klodeta.

Përballë kësaj
dyndjeje të kulturave të huaja, për studiuesit shqetësuese është
mosnjohja e mirë e gjuhës së nënës, shqipes.

“Tek të rinjtë sot
vihet re një dukuri që nuk dinë të shkruajnë mirë gjuhën amtare. Përpara
se të mësosh një gjuhë të huaj është shumë e rëndësishme që të mësohet
gjuha amtare”, thotë Klodeta.

“Të flasësh në gjuhë të huaj duhet
të mendosh në gjuhë të huaj. Por në momentet e përkthimit është shumë e
nevojshme të dihet gjuha e nënës”, shprehet Shezai Rrokaj, dekani i
Fakultetit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Ai ka një shprehje të
tijën: “Për një gjuhë të pastër duhet një mësues, një libër dhe një
kulturë e mirë”.

Megjithë shqetësimet e studiuesve për të cilat
do të mendojë koha, të njohësh një gjuhë të huaj do të thotë t’i japësh
mundësi vetes për të parë përvojën e një populli tjetër pa qenë nevoja
ta vizitosh.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi