Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Begaj kërcënon: Shpërblimet ose do iki

Shko poshtë

Begaj kërcënon: Shpërblimet ose do iki Empty Begaj kërcënon: Shpërblimet ose do iki

Mesazh nga Geri Tue 13 Apr 2010 - 5:24

Begaj kërcënon: Shpërblimet ose do iki Romela-Begaj-peshngritje
Ka vetëm pak ditë që
ka fituar titullin e nënkampiones së Europës në Bjellorusi, ku rrëmbeu
me meritë tri medalje argjendi duke garuar në peshën 54 kg, por tashmë
kërcënon se nëse shteti nuk do t’i japë një më një shpërblimet që
meriton, do të zgjedhë të garojë në një tjetër shtet.

Ajo është Romela Begaj, e
indinjuar për pakorrektësinë e Ministrisë së Sporteve në lidhje me
premiot. Gjatë dy viteve të fundit, Romela ka fituar dy tituj
nënkampione Europe dhe një vend të tretë. Në lojërat olimpike të Pekinit
zuri vendin e gjashtë, ndërsa në nëntor 2009 përmirësoi rezultatin duke
u shpallur e katërta në Botëror të Koresë. Edhe pse në
Bjellorusi u rikonfirmua nënkampione, ajo është e pakënaqur me atë që ka
arritur në këtë kompeticion. “Rivalja ime nga Bjellorusia, e cila u
shpall edhe kampione e Europës, ishte shumë e fortë, shprehet Romela. Ky
rezultat nuk ishte maksimumi im. Mendoj se kisha mundësi për të dhënë
më shumë. Por organizatorët bënë një gabim në provën time të parë. Në
vend të të vinin peshën 95 kg, kishin vënë 94. Edhe pse e ngrita, kjo
provë nuk m’u quajt, gjë ndikoi për keq psikologjikisht tek unë, pasi
kurrë nuk e kam dështuar në provën e parë”. Gjithsesi, tri
medalje argjendi nuk janë pak, ndaj ajo e konsideron një rezultat të
mirë. Së bashku me disa peshëngritës të tjerë të njohur në vend, ata
janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por
shteti, përveç fjalëve të mëdha, vazhdon të tregohet indiferent, sidomos
në lidhje me shpërblimet, të cilat janë përcaktuar me ligj nga qeveria.
“Vazhdoj të kem probleme shpërblimet, pohon ajo. Vetë ligji nuk është
shumë i saktë, pasi u lejon mundësinë disa zyrtarëve ta interpretojnë si
të duan”. Kjo vlen edhe për rastin e Bjellorusisë, ku ajo mori tri
medalje argjendi, ndërsa sipas funksionarëve në ministri i llogaritet
vetëm 1, pasi përcaktimi i tyre mbështetet në renditjen e përgjithshme.
Ajo pretendon se i takon të marrë 18 milionë lekë të vjetra neto në dorë
sipas ligjit, por kur kalon në dorën e zyrtarëve në ministri, shuma
“zvogëlohet” dhe këtë procedurë e shoqërojnë madje edhe me shpjegimin
“nuk kemi shumë para”. Ky problem nuk është i ri për Romelën, e cila, që
prej 2005, nuk arrin të përfitojë rregullisht shpërblimet. Vetëm një
pjesë të vogël kam marrë deri tani, edhe pse kam fituar disa medalje
gjatë këtyre viteve dhe tri medalje ari në Kampionatit Europian në
Itali”, sqaron ajo. Por tashmë rrëfen se po i humbet durimi. “Të fitosh
gjithë atë medalje për Shqipërinë dhe të mos të vlerësohesh nga shteti,
kjo do të thotë, indiferencë, përbuzje, nënvizon nënkampionia shqiptare e
Europës. Uroj të mos vazhdojë më e njëjta histori, në të kundërt, më
duhet të them se kjo ishte hera ime e fundit që garoj për Shqipërinë”.
Ofertat nuk i mungojnë, ato janë zyrtare dhe janë ravijëzuar me
tratativa konkrete. Burime pranë saj pohojnë që ka zhvilluar bisedime
me përfaqësuesit e një federate europiane, të cilët janë shumë të
interesuar për ta pasur në gjirin e tyre. Romela e konfirmon një gjë të
tillë, por për momentin nuk preferon të japë emrin konkret, se për kë
bëhet fjalë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi