Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TV-ja kërcënon shëndetin e fëmijëve

Shko poshtë

TV-ja kërcënon shëndetin e fëmijëve Empty TV-ja kërcënon shëndetin e fëmijëve

Mesazh nga Vizitor Mon 5 Apr 2010 - 4:04

TV-ja kërcënon shëndetin e
fëmijëve


Shikimi televizionit nga
ana e
fëmijëve, sipas disa zbulimeve më të reja, është i lidhur me një morri
problemesh
të shëndetit mental dhe mjekësor.

Duke analizuar rezultatet
e 35 studimeve të ndara, psikologu Aric Sigman, ka
gjetur 15 pasoja
negative të lidhura me intervalet e gjata të qëndrimit përballë
ekranit,
përfshirë miopinë, diabetin, autizmin dhe Alzheimerin.
Raportet
tregojnë se koha e përcjelljes së televizionit dhe vitet në të cilat
fëmijët
fillojnë të shohin TV, ndikojnë në shëndetin e tyre më shumë se sa
përmbajtja
e vet programeve.
“T’i lejosh fëmijët që vazhdimisht të shikojnë
këtë lloj ekrani medial është
një heqje dorë nga përgjegjësia
prindërore, nga kontrolli i vërtetë prindëror”,
këshillon Sigman.

mesin e efekteve negative që ka televizori, është reduktimi i hormonit
melatonin,
që mund të shpejtojë zhvillimin e pubertetit dhe të çrregullojë kohën
e
organeve të brendshme të trupit, duke i bërë fëmijët të ngadaltë.

fundi, sipas një studimi tjetër, rreth një e treta e fëmijëve kanë
televizor
në dhomën e tyre që në moshën tre vjeçare ose edhe më herët.
TV-ja kërcënon shëndetin e fëmijëve Foto-1tv
TV-ja
ndikon në trashjen e fëmijëve

Kur fëmijët qëndrojnë gjatë
para televizionit humbin kohën, por edhe
shëndetin e tyre. Nëse
prindërit i kushtojnë më shumë kohë këtij ndryshimi,
atëherë ata
kontribuojnë në shëndetin e fëmijëve të tyre.
Qëndrimi para
televizionit ose kompjuterit, video lojërave dhe shikimi i
filmave
për një kohë të gjatë mund të lidhet edhe me trashjen, formën e dobët të

trupit dhe kolesterolin e lartë.
Fëmijët të cilët rijnë para
televizionit, kanë prirje të konsumojnë më pak
fruta dhe perime,
ndërsa më shumë ushqime të thata dhe pije të gazuara që do të
thotë
më shumë kalori.
Mbi të gjitha, mesatarja e reklamave që një fëmijë i
sheh në televizion arrin
në 20.000 gjatë një viti, pjesa më e madhe
e të cilave reklamojnë produktet me
përmbajtje të drithërave,
karamele dhe pije të gazuara, sikurse dhe ushqime të
paketuara, të
cilat ndikojnë në zgjidhjen e tyre për ushqim.
Fikja e televizori
mund të jetë zgjidhje optimale, por kur kjo nuk është e
realizueshme
atëherë duhet të mësohemi t’ua kufizojmë kohën para televizorit,
kompjuterit
dhe video lojërave deri në dy orë në ditë. Fëmijët gjithashtu kanë
nevojë
për aktivitete të cilat stimulojnë zemrën.
TV-ja kërcënon shëndetin e fëmijëve Foto-2tv
Disa
këshilla për rregullimin e kohës së qëndrimit të tyre para
TV-së:

*
Planifiko: bëj zgjedhjen e programeve bashkë më fëmijën dhe fike
televizorin
para se të fillojë një program apo emision tjetër. Ose zgjedhe një
DVD
ose një video lojë duke rënë dakord për kohën e limituar.

*
Shikoni TV së bashku: ndihmojini fëmijës të kuptojë se çfarë po shikon
dhe
dëgjon, për shembull reklamat apo tekstet e këngëve.

*
Fshiheni telekomandën: është e vështirë të kalosh nëpër kanale
televizive
pa telekomandë.

* Ule numrin e televizorëve: lejo vetëm një
ose më së shumti dy në
shtëpi. Mos lejo asnjë në dhomë të fjetjes
ose afër dhomës së ngrënies.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi