“Microsoft” dhe “Nokia” drejt rrjeteve sociale
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
“Microsoft” dhe “Nokia” drejt rrjeteve sociale
Gjigantët e
elektronikës “Microsoft” dhe “Nokia” po orientohen drejt integrimit të
aparateve celularë dhe rrjeteve sociale, duke e bërë jetën tonë edhe më
shumë interkative.
“Microsoft” ka prezantuar në San
Francisco dy celularët e saj, “Kin”, të cilët me një pamje të veçantë
kanë të integruar opsionin “Kin Loop”, që do të shërbejë për të mbledhur
në mënyrë automatike publikimet e rrjeteve sociale (MySpace, Tëitter).
Ndërsa
një tjetër funksion, i quajtur “Kin Spot”, fut një mënyrë të re për të
ndarë në mënyrë dixhitale ditën: video, foto, sms, faqe interneti,
lokalizim dhe azhornim të vendndodhjes, janë të ndara në një pikë të
vetme të telefonit që quhet “Spot”. Pasi mbushet “Spot”-i me gjithcka që
dëshirojmë të ndajmë, mjafton të zgjedhim se si t’i ndajmë me të tjerët
dhe t’i transmetojmë.
Nga ana e saj “Nokia” përgjigjet me
“Everyone Connect”, shërbim që mban rrjetet sociale, “chat”-in dhe
mesazhet e menjëhershme në tre modele të caktuara.
Objektivi
është arritja e klientëve që nuk duan të shpenzojnë 500-600 euro për një
telefon, duke ofruar funksione deri tani të paintegruara në mënyrë
efiçente mbi modelet ekonomikë.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Microsoft” i kundërpërgjigjet iPad-it të Apple
» DY POEMA SOCIALE
» Nokia prezanton ekzemplarin N8
» ‘Mac OS X’ instalohet në ‘Nokia N900
» Nokia X3 ‘Touch & Type’
» DY POEMA SOCIALE
» Nokia prezanton ekzemplarin N8
» ‘Mac OS X’ instalohet në ‘Nokia N900
» Nokia X3 ‘Touch & Type’
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi