Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Informacione Sportive

4 posters

Faqja 4 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 27 Apr 2009 - 5:55

First topic message reminder :

Ibrahimovic: Do të largohem nga Inter




Informacione Sportive - Faqe 4 F.0424170757801_m

Vetëm disa minuta pasi është larguar sulmuesi brazilian Adriano,
sulmuesi tjetër i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një deklaratë
bombastike duke
thënë se do të largohet nga zikaltrit për një aventurë në një ligë
tjetër.

“Kam një kontratë me Interin (deri në vitin 2013) dhe po ia kaloj mirë
këtu, mirëpo në të njëjtën kohë më pëlqen të provoj diçka të re, sepse
tashmë
qe pesë vite jam në Itali”.

“Kam fituar gjithçka në Itali dhe kam mësuar shumëçka nga ky vend.
Megjithatë, vjen një moment në jetë ku i thua vetes së duhet të provosh
diçka të
re”, ka thënë suedezi për “Eurosport”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Sep 2010 - 6:11

Informacione Sportive - Faqe 4 Ronaldo-_thumb307_
Ronaldon e ka "mallkuar" fanella e legjendarit Raul





Mesfushori portugez Cristiano Ronaldo, është në presion të madh nga tifozët e Real Madridit. Kjo pasi në katër ndeshjet e zhvilluara këtë edicion nuk ka shënuar asnjë gol, megjithëse shpresat për një gjë të tillë janë të varura më së shumti tek ai. Sipas gazetës spanjolle "Marca", Ronlado është futbollisti me më së shumti raste te Reali, ka pasur mbi 10 raste mesatarisht për ndeshje, por ka munguar goli dhe kjo ka bërë që tifozët madrilenë të mos kursejnë yllin e tyrë më të madh me fishkëllima.Mediat kanë nisur të tallën me të, duke thënë se portugezin e ka mallkuar fanella me numrin 7 që deri në sezonin e kaluar e mbante futbollisti legjendar Raul Gonzalez. Raul u largua këtë verë nga Reali dhe Ronaldo nxitoi të marrë numrin e tij.

Ndryshe, në sezonin e shkuar kur Ronaldo mbante fanellën me numrin 9, ishte gati i pandalshëm, shënoi 33 gola në 35 ndeshje.

Me gjithë presionin i vetmi që ka mbrojtur Ronaldon, është mesfushori Xabi Alonso. Ai thotë, se golat e Ronaldos do të vijnë shumë shpejt dhe tifozët duhet të kenë mirëkuptim ndaj tij.

"Ronaldo është futbollisti i njëjtë dhe në çdo ndeshje ka shumë raste, por fatkeqësisht deri më tani ende nuk e ka shijuar golin. Të gjithë sulmuesit kalojnë nëpër një fazë të tillë dhe tifozët nuk duhet t'i bëjnë presion", tha Alonso. "Me rëndësi është se Real Madridi po shënon fitore, ndërsa golat e Ronaldos do të vijnë për një kohë shumë të shkurtër".

Në fakt, Ronaldo 25-vjeçar ishte shumë afër golit në ndeshjen e fundit kundër Real Sociedadit, por gjuajtja e tij nga goditja e lirë u devijua nga mbrojtësi portugez Pepe dhe përfundoi në rrjetë. Me këtë gol Reali arriti të shënonte fitore minimale 2:1 në udhëtim ndaj Sociedadit. Ronaldo te Reali u transferua në verën e vitit të shkuar nga Manchester Unitedi për një dëmshpërblim rekord prej 94 milionë eurosh. Ai me ekipin madrilen ka kontratë deri në qershorin e vitit 2015.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 24 Sep 2010 - 9:05

Maradona: Biliardo tradhëtar
24/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 4 Maradona1
Diego Armando Maradona nuk njeh kufij. Pas hidhërimit që i la Kupa e Botës, ish trajneri i Argjentinës sulmon ashpër pasardhësin e tij Sergio Batista dhe menaxherin e selektimeve Calos Bilardo. “I pari nuk është një personazh i njohur, madje nuk e njohin as në Uruguaj, ndërsa Biliardo është një tradhëtar”, shprehet ish futbollisti në një intervistë.

Biliardo ka qënë trajner i Maradonës në Kupën e Botës 1998 kur Argjentina fitoi trofeun për herë të dytë. “El Pibe D’Ooro” e konsideron ish ndihmësin Biliardo si “përgjëgjës në komplotin” për largimin nga kombëtarja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 24 Sep 2010 - 9:05

City, 65 milionë për Pato ose Torres
24/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 4 Pato-alexandre
Manchester City është në gjueti për një sulmues të aftë të shënojë në vazhdimësi. Pas interesimit për Benzema, tashmë në listën e Mancinit qëndron edhe bomberi i Milanit, Alexandre Pato. Sipas faqes angleze, "Caughtoffside", Roberto Mancini ka marrë “ok”, duke ofruar plot 64.5 milionë euro.

Në rast se kuqezinjtë refuzojnë ofertën e manjatit Mansour, atëherë Fernando Torres është alternativa e brazilianit. Në garë për Paton është edhe Chelsea, por shuma marramendëse që City ofron, mund të rezultojë vendimtare në këtë garë.

Nga ana tjetër, edhe Liverpool nuk do mendohej dy herë për një ofertë të tillë, pasi me 65 milionë euro ka mundësi të dalë në merkato për rusin Roman Pavlyuchenko dhe talentin meksikan Giovani Dos Santos.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 24 Sep 2010 - 9:06

Polemika e Lorik Canës, kërkon 11-shen
24/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 4 Canaa
U transferua me shumë bujë nga Sandërlendi te Gallatasarai, por ky fillim sezoni shënon edhe një nga periudhat më të vështira për të si futbollist. Pas humbjes së peshës dhe kthimit të formës, mesfushori kuqezi tani kërkon nga tekniku holandez i kuqeverdhëve të Bosforit, Frenk Rajkard, një shans për të qenë pjesë e 11-shes titullare. Nga pesë ndeshjet e deritashme të kampionatit turk, Cana ka luajtur vetëm një herë si titullar (në ndeshjen e parë), në dy ndeshje nuk është aktivizuar fare dhe dy herë është futur në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë. Sipas gazetës së sportive turke, “Fotomac”, mesfushori i Shqipërisë ka kërkuar të luajë në ndeshjen e radhës kundër Istanbul BB. Madje kjo gazetë nënvizon se Cana ia ka shprehur zhgënjimin e tij babait, Agimit, që njëkohësisht është edhe menaxheri e këshilltari i tij i parë. “Unë jam duke bërë atë që duhet bërë, por nuk po shoh se po tregohet ndonjë interesim ndaj meje. Nuk kam ardhur në Stamboll vetëm për të jetuar”, u shpreh mesfushori shqiptar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Sun 26 Sep 2010 - 3:24

Barcelona të transferojë Rooneyn?
Informacione Sportive - Faqe 4 F.0926155029437_m

Barcelona është e gatshme që ta transferojë asin anglez tëManchester United, Wayne Rooney, në rast se ky i fundit dëshiron tëlargohet nga klubi anglez verën e ardhshme.


Emri i Rooneyt ugjend në kryetitujt e tabloideve angleze pas spekulimeve përmarrëdhënie me një prostitutë, duke tradhëtuar bashkëshorten e tij.Cënimi i jetës private, thuhet se mund ta detyrojë Rooneyn të ndërrojëambient.“Pozita e Rooneyt është me vlerë për t’u monitoruar nëse jeta e tijbëhet e vështirë në Angli. Nuk kemi bërë ndonjë ofertë konkrete, pornëse vështirësohet jeta e tij në Angli, ne natyrisht se do tatransferojmë atë”, theksoi një burim i afërt me klubin katalanas për The Mirror.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 27 Sep 2010 - 9:39

Shkumbini barazon 2-2 me Besën
27/09/2010


Informacione Sportive - Faqe 4 Besa-shkumbini
Ka përfunduar në barazim 2-2 ndeshja e fundit e javës së 5 në Superligë, ajo mes Shkumbinit dhe Besës.
Edhe pse kanë kaluar dy herë në avantazh, në fillim me Dervishin dhe më pas me Veliajn, peqinasit nuk kanë mundur të ruajnë fitoren.

Kavajasit e drejtuar nga Daiu, kanë barazuar dy herë rezultatin, me Mihanin në pjesën e parë dhe me Çikalleshin në të dytën.

Pas këtyre ndeshjeve, Shkumbini mbetet në vendin e 8 me 5 pikë, 7 më pak se Dinamo kryesuese, ndërkohë Besa në këto pesë javë të para ende nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje, duke mbetur në fundin e klasifikimit me 3 pikë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 27 Sep 2010 - 9:39

KKRT: Ligji me TVSH-në
27/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 4 Kombetarja-gezim
Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit ka nënvizuar edhe njëherë qëndrimin në lidhje me konfliktin për të drejtat televizive të ndeshjeve të kombëtares. Në komunikimin me mediat, KKRT-ja është shprehur kundër ankandit duke rikujtuar edhe njëherë nenin 77 të ligjit 8410 i cili parashikon ekskluzivitetin e RTSH-së për transmetimin e ndeshjeve të përfaqësueses për territorin e Shqipërisë.

“Në respekt të nenit 77 të ligjit 8410 për radiot dhe televizionet publike dhe private parashikohet se RTSH ka ekskluzivitetin e transmetimit të aktiviteteve publike në territorin e Republikës së Shqipërisë”, është shprehur drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në KKRT, Fatbardh Zenelaj.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë marrë dhe masa nga paralajmërimi në gjoba e deri me heqje të liçensave për një sërë televizionesh kabllorë për shkelje të të drejtave të transmetimit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 27 Sep 2010 - 9:40

Chelsea, Lampard nuk do të luajë ndaj Marsejës
27/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 4 Lampard
Chelsea do të luajë pa Frank Lampard edhe në garën e nesërme në Stamford Bridge kundër Marsejës. “Nuk do të jetë. Ka nevojë për më shumë kohë për të rimarrë veten. Do të kthehet në dispozicion pas pushimit për kombëtaren”, është shprehur Carlo Ancelotti.

Lampard është operuar për hernie diskale në fillim të muajit. Kthimi i tij në fushë është shtyrë disa herë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 27 Sep 2010 - 9:40

Champions, Barcellona rigjen Messi-n
27/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 4 Messibarca
Është edhe Messi mes 19 të mbledhurve nga Barcelona në ndeshjen e Champions kundër Rubin Kazan, e parashikuar të mërkurën.
Sulmuesi argjentinas ende nuk ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor, por është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të niset për në Rusi.

Messi nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë të dëmtuar më 19 shtator në ndeshjen kundër Atletico Madrid, pas një ndërhyrjeje të Ujfalusi.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 27 Sep 2010 - 9:40

Sevilla, shkarkohet trajneri Alvarez
27/09/2010 1

Informacione Sportive - Faqe 4 Alvarez-sevilla
Antonio Alvarez është shkarkuar nga detyra e drejtimit të skuadrës andaluziane të Sevilla-s. Humbja e djeshme në fushën e Hercule-s, 2-0 rezultoi fatale për teknikun spanjoll. Vendin e tij do ta zejë trajneri Gregorio Manzano që vitin e shkuar e coi Majorkën deri në vendin e pestë. Alvarez është trajneri i parë që shkarkohet gjatë këtij sezoni në La Liga.

Nën drejtimin e tij Sevilla humbi finalen e Superkupës së Spanjës si dhe u eleminua në fazën e tretë të Champions League nga Braga. Gjithashtu, Sevilla ka humbur edhe ndeshjen e parë në grupe te Europa League kundër PSG.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 29 Sep 2010 - 5:20

Futbollisti i Lillestroem, me tanga Razz Informacione Sportive - Faqe 4 418232 Informacione Sportive - Faqe 4 418232 Informacione Sportive - Faqe 4 418232
29/09/2010 17:30

Informacione Sportive - Faqe 4 Nsaliwa-tanga_4
Ka ngjallur diskutime veshja intime e Tam Nsaliwa, 28 vjeç, mbrojtësi kanadez me origjinë malawaiane.
Në një moment gjatë një ndeshjeje i ulen pantallonat dhe shfaqet një veshje aspak mashkullore: tangat.

Nsaliwa përpara Lillestroem, ka luajtur me AEK-un e Athinës.



Foto
Informacione Sportive - Faqe 4 Nsaliwa-tanga_1Informacione Sportive - Faqe 4 Nsaliwa-tanga_2Informacione Sportive - Faqe 4 Nsaliwa-tanga_3Informacione Sportive - Faqe 4 Nsaliwa-tanga_4Informacione Sportive - Faqe 4 Nsaliwa-tanga_5Informacione Sportive - Faqe 4 Nsaliwa-tanga_6
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Bani Wed 29 Sep 2010 - 5:22

apapapapap e ka myt nuci fare geroooooooooo po dreqin e gjete kte ere ajajajajjaj mos na fiku llaambat fare legeni mos
Bani
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 29 Sep 2010 - 5:23

Ka pas vap re c'te keqe ka Informacione Sportive - Faqe 4 418232 Informacione Sportive - Faqe 4 418232
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Bani Wed 29 Sep 2010 - 5:24

hahahah po po , ke te drejte , po nuk ja terhoqi naj njoni fort ate llastikun mrapa, ti digjte fort legeni dreqit lene mo
Bani
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Niku Wed 29 Sep 2010 - 9:29

ju ka ngjar ju dyve ky haha
Niku
Niku
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 945
 <b>Piket</b> Piket : 995
Regjistruar : 30/01/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : tirane

http://www.hapesirajone.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Thu 30 Sep 2010 - 5:57

Bayerni interesohet për Shaqirin

Informacione Sportive - Faqe 4 F.0930164011974_m

Supertalenti kosovar i cili po shkëlqen në futbollin evropian,Xherdan Shaqiri, ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdhaevropiane, ndërsa tani siç duket të mahnitur nga Shaqiri kanë mbeturedhe drejtuesit e Bayernit.


“Pas dy ndeshjeve mes Baselitdhe Bayernit, unë do të jem në gjendje të jap emrin e një lojtari të rinë të cilin Bayerni është i interesuar”, kishte thënë presidenti iBayernit, Uli Hoeness, i pyetur nëse bavarezët janë të interesuar përshërbimet e kosovarit.Nga ana tjetër, është vetë Shaqiri që në një intervistë për Sport 1, ka bërë të ditur dëshirën e tij për të luajtur te kampioni i Gjermanisë.“Bayerni do të ishte ëndërr për mua. Çdo futbollist do të dëshironte të luante atje”, theksoi Shaqiri.Blick në mëngjesin e të enjtës ka shkruajtur përinteresimin e gjigantëve gjermanë për Shaqirin, që pritet të përdoretsi zëvëndësim për të lënduarit Franck Ribery dhe Arjen Robben.Anësori kosovar i cili aktualisht luan për Baselin, ka kaluar nëpërakademinë e klubit të lartpërmendur zvicëran. 18 vjeçari tashmë ështëshndërruar në një prej lojtarëve kyç, ndërsa paraqitjet e tij përpërfaqësuesen e Zvicrës, nuk kanë shkuar pa u vërejtur.Shaqiri është lidhur me një transferim te klube të tilla si Arsenal,Liverpool, Juventus, PSV, Wolfsburg, Hamburg, Inter dhe Milan. Kontratae tij aktuale skadon në vitin 2014, ndërsa çmimi që ia ka vënë Baseliështë 10 milionë euro.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Fri 1 Oct 2010 - 4:01

MANCHESTER CITY NË MINUS PREJ 140 MLN EURO

Informacione Sportive - Faqe 4 Thumbnail.php?file=d8f718a2_7fb9_44e9_9e72_09dbaba6ef6f_689859472 Skuadra angleze e futbollit, Mançester Siti për vetëm 1 vit ka pësuarhumbje prej 140 milion euro. Skuadra e cila është në posedim të sheikutMansur vetëm në periudhën kohore maj 2009- maj 2010 për rroga tëfutbollistëve ka paguar rreth 153 milion euro.
Edhe krahasfinancimeve të shumta, skuadra e Sitit nuk arriti të kualifikohet nëLigën e Kampionëve ndërsa titullin e vetëm në historinë e tyre e kanënë vitin 1976 kur kanë triumfuar në Liga Kupën e Anglisë.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 6 Oct 2010 - 5:55

Shitet Liverpool, NESV merr drejtimin e “The Reds”
06/10/2010 10:15

Informacione Sportive - Faqe 4 Liverpool
Liverpool shikon dritë në fund të tunelit pasi pronarët e kontestuar Hicks dhe Gillet më në fund kanë vendosur të shesin aksionet e shoqërisë “The Reds” për shkak të situatës së rëndë financiare. Nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare thuhet se është gjetur marrëveshja me New England Sports Ventures (NESV), pronare e skuadrës amerikane të bejsbollit, Boston Red Sox.

“Arritëm të mbyllnim me sukses shitjen”, shprehet presidenti i Liverpool, Martin Broughton. Gjatë orëve të mbremjes së djeshme shoqëria njoftoi edhe ofertën e një konsorciumi aziatik, por mesa duket, Tom Hicks dhe George Gillett kanë preferuar bashkëkombasit amerikanë. Dy milionerët amerikanë e blenë klubin në vitin 2007 për 252 milionë euro.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 6 Oct 2010 - 5:55

Duro: Bosnja nuk na tremb
06/10/2010 11:20

Informacione Sportive - Faqe 4 Duro-klodjan-konference
Klodian Duro thekson se Shqipëria nuk është e trembur nga Bosnjë-Hercegovina përpara sfidës së 8 tetorit në “Qemal Stafa”. Mesfushori deklaron se kuqezinjtë duhet të vazhdojnë ecurinë pozitive, ndërsa thekson se përfaqësuesja duhet të shfrytëzojë faktorin fushë. Çfarë impakti patën problemet shëndetësore të trajnerit Kuzhe në Kombëtare?Është vërtet për të ardhur keq, sepse kjo ndodhi në mënyrë të papritur, mbi të gjitha në një moment kur ecuria e skuadrës ishte mjaft pozitive. Por, në radhë të parë jemi të interesuar për shëndetin e trajnerit tonë: shpresojmë që t’i rikthehet jetës profesionale. Urojmë që sa më shpejt të bëhet mirë, për veten dhe për familjen e tij. Ne do të japim maksimumin që çdo gjë të shkojë sa më mirë, të jemi të përqendruar, deri në ditën e premte kur do të luajmë me Bosnjën, e cila është sfida kryesore e këtij grumbullimi.


Bosnja është një kundërshtar mjaft i fortë, mbi të gjitha në fazën ofensive…
Përpara se të mendojmë për Bosnjën, duhet të përqendrohemi te ekipi jonë. I kemi nisur mirë kualifikueset dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë edhe kundër Bosnjës. Kundërshtarët kanë në ekipin e tyre lojtarë të cilët kanë peshë në skuadrat ku luajnë. Megjithatë, kjo nuk na tremb, sepse ne kemi ditur të luajmë mirë e të marrim rezultate pozitive edhe kundër ekipeve të mëdha në të kaluarën.


A do të hyjë Shqipëria në fushë vetëm për fitore?
Ne do të futemi në fushë të bëjmë lojën tonë. Në futboll të tre rezultatet janë të mundshme. Luajmë në shtëpi dhe nuk duhet të gabojmë: do të japim maksimumin dhe nëse na jepet mundësia do të fitojmë. Natyrisht që objektivi kryesor është të mos pësojmë humbje në këtë ndeshje, që të vazhdojmë ecurinë në grup. Siç e shihni edhe ju, si Franca, ashtu dhe Rumania kanë lënë pikë. Të gjitha ndeshjet duhet t’i marrim një nga një dhe do të jemi në rrugën e duhur.


Në vend të trajnerit Kuzhe, në stol do të qëndrojë Mustedanagiç…
Me Xhemon, si edhe me Kuzhenë, ne jemi përshtatur mirë. Ai ka një karrierë të gjatë. Ka një emër për t’u respektuar në Ballkan dhe Europë. Të gjithë djemtë e ekipit janë të kënaqur dhe ndihen mirë me të. Gjatë këtyre dy ditëve të grumbullimit mungesa e Kuzhesë nuk është ndier shumë, pasi gjithçka vazhdon si gjithmonë me Xhemon. Puna jonë është që të bëjmë një ndeshje të mirë. E mira ishte që të fitojmë për momentin që po kalojmë. I gjithë populli shqiptar do të ndihej mirë nëse fitojmë me Bosnjën, mbi të gjitha edhe për faktin se trajneri ynë ndodhet në spital.


A ka ardhur momenti që ta hedhim hapin e madh? Çfarë duhet të bëjë Kombëtarja më tepër?
Çdo ndeshje ka veçoritë e saj. Në këto momente nuk duhet të bëjmë asgjë më tepër, por të vazhdojmë me atë harmoni dhe kolektivitet që është krijuar. Kemi arritur të bashkohemi me njëri-tjetrin si futbollistët, ashtu edhe stafi. Në këtë ndeshje duhet të jemi të qetë dhe të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Sigurisht që në një ndeshje futbolli nevojitet edhe fat. Duke u shtuar të gjitha këtyre edhe mbështetjen e tifozëve tanë, besoj se do të arrijmë të marrim maksimumin.


Në Rumani keni luajtur në krahun e djathtë, ndërsa me Luksemburgun, kur kërkohej lojë sulmuese, u aktivizuat në qendër. Ku e shikoni veten në këtë ndeshje?
Do të jap maksimumin tim, pavarësisht rolit ku do të luaj. Çdo lojtar i Kombëtares është i nderuar që vesh këtë fanellë dhe duhet të japë maksimumin.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 6 Oct 2010 - 5:55

Kuzhe, sot vendoset për të ardhmen
06/10/2010 11:25

Informacione Sportive - Faqe 4 Kuzhe1008
E mërkura është një ditë mjaft e rëndësishme jo vetëm për trajnerin Josip Kuzhe, por edhe për Kombëtaren shqiptare të futbollit. Në fakt, sot do të zhvillohen ekzaminimet e fundit, të cilat do të vendosin të ardhmen si trajner të kroatit 57-vjeçar, pas hemorragjisë cerebrale që ai pësoi të enjten e kaluar. Ndërkohë, Kuzhe vazhdon të japë shenja përmirësimi, ndërsa të martën u vizitua në spital edhe nga ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri.

“Gjendja e trajnerit duket shumë e mirë. Ajo që ka kaluar ishte shumë e rëndë, por falë vullnetit të Zotit dhe përkushtimit e profesionalizmit të mjekëve, gjendja është përmirësuar. Profesionalizmi i Kuzhesë e marrëdhëniet njerëzore me lojtarët dhe tifozët që Kuzhe ka shfaqur, mendoj se do të jenë një motivim që Kombëtarja të japë maksimumin”, tha kreu i MTKRS-së.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 6 Oct 2010 - 5:55

Capello, trajneri më i pasur në Angli
06/10/2010 12:40

Informacione Sportive - Faqe 4 Capello-angli
Popullariteti në Britani po i bie por nuk po ndodh e njëjta gjë me llogarinë bankare të trajnerit të kombëtares së “Tre Luanëve”, Fabio Capello. Ai është trajneri më i pasur në ishull sepse pasuria e tij i kalon 40 milionë eurot. Pas teknikut italian renditet Roy Keane i Ipswich Town me 30 milionë që le pas Sir Alex Ferguson me 25 milionë.

Klasifikimin e ka publikuar faqja “FourFourTwo”. Një tjetër italian ndodhet mes të parëve. Bëhet fjalë për teknikun e Chelsea-t, Carlo Ancelotti, i cili lë pas trajnerin e Leicester Sven Goran Eriksson me 16,5 milionë dhe Arsene Wenger.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 6 Oct 2010 - 5:56

Kur shtanga të vë poshtë…
06/10/2010 14:10

Informacione Sportive - Faqe 4 Shtanga-ganezi
Shumëkujt mund t’i duket një sport pak i rrezikshëm, por nuk është kështu.
Peshëngritja mund t’i marrë jetën një sportisti që nuk është në gjendje të ngrejë peshën që pretendon. Ganezi Degbe Seth Fetrie ka rrezikuar jetën në lojrat e Komonuellthit.

Ai nuk ka arritur të ngrejë peshën 69 kg, duke u vënë poshtë nga shtanga. Eshtë dashur ndërhyrja e disa vullnetarëve që sportisti t’ia hedhë paq.



Foto
Informacione Sportive - Faqe 4 C_27_photogallery_3335_GroupPhotogallery_listphoto_itemPhoto_0_immagineInformacione Sportive - Faqe 4 C_27_photogallery_3335_GroupPhotogallery_listphoto_itemPhoto_1_immagineInformacione Sportive - Faqe 4 C_27_photogallery_3335_GroupPhotogallery_listphoto_itemPhoto_2_immagineInformacione Sportive - Faqe 4 C_27_photogallery_3335_GroupPhotogallery_listphoto_itemPhoto_3_immagine
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 6 Oct 2010 - 5:57

Ballack në fushë vetëm në 2011
06/10/2010 14:45

Informacione Sportive - Faqe 4 Ballack
Michael Ballack do të qendrojë jashtë fushe deri në përfundim të pushimit dimëror të Bundesligës. Lajmin e ka bërë të ditur Bajerni i Leverkusenit.

Mesfushori gjerman, i dëmtuar në shtator kundër Hanoverit, ka një problem në gjurin e majtë dhe koha e rekuperimit do të jenë më e gjatë se parashikimi.

Ballack, 34 vjeç, është kthyer këtë vit në Leverkusen duke ardhur nga Chelsea.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 6 Oct 2010 - 5:57

Argjentina, Batista: Messi kapiten? Ende shpejt
06/10/2010 16:45

Informacione Sportive - Faqe 4 Messi-argjentina
“Messi kapiten? Nuk është ende momenti. Ai po rritet dhe është i lumtur që luan, ndoshta nëse i vë këtë presion nuk do ishte i kënaqur”.
Kështu është shprehur Sergio Batista, trajneri i Argjentinës i cili nuk e konsideron Lionel Messi-n gati për të mbajtur fashon e kapitenit të kombëtares.

Deklaratat e tij janë bërë në të përditshmen sportive spanjolle “Marca”, ku shpjegon motivet e zgjedhjes së tij.

“Ka futbollistë që e ndjejnë shumë këtë rol, të tjerë jo. Nuk dua që t’i japë presione. Atij i pëlqen të jetë në fushë pa impenjime”, shton Batista i cili i ka lënë rolin e kapitenit Javier Mascherano, ashtu siç bëri edhe Diego Armando Maradona gjatë botërorit të Afrikës së Jugut.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Mon 11 Oct 2010 - 5:53

E pabesushme por e vertet qka ariti te humb David Villa?

Ylli i Barcelones dhe i futbollit Spanjol humbi nje super shans gjatndeshjes me Lituanin, edhe pse llogaitet si nje golashenus me i mir igjith kohrave por kohve te fundit nuk shkelqen ne fanelen e Barcelondhe te kombetares Spanjole.

https://www.youtube.com/watch?v=AQtmXKQgXqw&feature=player_embedded
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 4 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi