Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Informacione Sportive

4 posters

Faqja 3 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 27 Apr 2009 - 5:55

First topic message reminder :

Ibrahimovic: Do të largohem nga Inter




Informacione Sportive - Faqe 3 F.0424170757801_m

Vetëm disa minuta pasi është larguar sulmuesi brazilian Adriano,
sulmuesi tjetër i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një deklaratë
bombastike duke
thënë se do të largohet nga zikaltrit për një aventurë në një ligë
tjetër.

“Kam një kontratë me Interin (deri në vitin 2013) dhe po ia kaloj mirë
këtu, mirëpo në të njëjtën kohë më pëlqen të provoj diçka të re, sepse
tashmë
qe pesë vite jam në Itali”.

“Kam fituar gjithçka në Itali dhe kam mësuar shumëçka nga ky vend.
Megjithatë, vjen një moment në jetë ku i thua vetes së duhet të provosh
diçka të
re”, ka thënë suedezi për “Eurosport”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 4 Aug 2010 - 10:44

Argjentina, në tetor pasardhësi i Maradona-s
04/08/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Argjentina-krize

Emri i pasardhësit të Diego Armando Maradona në drejtimin e kombëtares argjentinase nuk do të njihet përpara tetorit.
Përcaktimi, bën të ditur federata lokale e futbollit AFA, do të bëhet nga një komision i posacëm.


këtë mënyrë AFA synon t’u japë fund spekulimeve mbi pasuesin e
Maradona-s që shpërthyen pas eleminimit të Argjentinës në botërorin
Afrikë e Jugut 2010.

Ndërkohë, do të jetë Sergio Batista,
trajner i Under 21, ai që do të udhëheqë bardhekaltërit në miqësoret me
Irlandën dhe Spanjën.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 4 Aug 2010 - 10:44

Kontakt mes Berlusconit dhe Ibrahimoviç
04/08/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Ibrahimovic-zlatan

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Berlusconi ka kontaktuar në mënyrë sekrete me Ibrahimovic.

Në qëndër të një bisede telefonike është kalimi i tij tek klubi kuqezi.

Futbollisti,
sipas gazetës, “ka folur personalisht me Berlusconin për t’i shpjeguar
situatën dhe diskutoi mbi opsionet që do t’i jepnin mundësinë të
përfundonte me fanelën kuqezi sezonin e ri”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 4 Aug 2010 - 10:45

Rooney mërzit Ferguson
04/08/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Fergusonnn

Kjo fundjavë nuk
ishte shumë e këndshme për trajnerin e Mançester Junaitid, Sir Aleks
Ferguson. Përveç aksidentit të pësuar nga braziliani Anderson, trajneri i
Djajve të Kuq u desh të përballej edhe me aventurat e Uejn Runit.

Ditët e fundit sulmuesi anglez është pikasur nga mediat britanike në një klub nate duke festuar me vodka dhe duke pirë cigare.

Sigurisht një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga tekniku skocez, i cili ka vendosur të aplikojë një dënim për 24 vjeçarin.

Ndëshkimi për Runin, është aktivizimi i tij në ndeshjen e Superkupës së Anglisë ndaj Çelsit ditën e diel në Uembli të Londrës.


të vërtetë, Ferguson kishte vendosur që ta linte sulmuesin pushim për
këtë ndeshje duke parë se i mungonte përgatitja e duhur fizike.

Por pas asaj që pa në faqet e para të mediave britanike, skocezi vendosi që ta aktivizojë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 6 Aug 2010 - 5:54

Libertadores, Internacional në finale
06/08/2010 12:15

Informacione Sportive - Faqe 3 Libertadores-logo

Internacional i
Porto Alegre është kualifikuar për finalen e Kupës Libertadores ku do të
përballet me meksikanët e Chivas Guadalajara.

Nuk ka mjaftuar fitorja në San Paolo
2-1 në gjysmëfinalen e kthimit, pasi skuadra e Porto Alegre kishte
fituar 1-0 në takimin e parë.

Deçiziv për kualifikimin ka qenë goli i minutës së 52-të i Alecsandro.

Golat për skuadrën meksikane janë shënuar nga Alex Silva (30') dhe Oliveira (53').
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 6 Aug 2010 - 5:54

Juventus përmbush misionin
06/08/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Juve0608

Një gol i Del Pieros
në minutën e 74-ët përballë irlandezëve të Shamrok Rover i ka mjaftuar
Juventusit për të kaluar turin eleminator të Europa Ligë e për vazhduar
në fazën e grupeve.


Bardhezinjtë e Del Nerit vinin të
qetë në takimin e dytë ndaj irlandezëve modestë të Shamrok Rovers pasi
në takimin e parë të luajtur në Irlandë kishin fituar me rezultatin 2-0.


Ndeshja u kontrollua gjatë gjithë 90 minutëshit prej skuadrës
italiane e cila megjithatë arriti të gjejë rrjetën vetëm në të 74-ën me
Del Pieron i cili i futur në fillim të pjesës së dytë ekzekutoi
mjeshtërisht një goditje dënimi.

U kualifikuan për në fazën e mëtejshme edhe Liverpul, Gallatasarai, Shtutagart, Austria e Vienës dhe Alkmar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 6 Aug 2010 - 5:55

Operohet Kaka, nuk do të luajë për 2 muaj
06/08/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Kaka-konference

Ngjarje e rëndë në
shtëpinë e Real Madrid. Kaka është operuar në meniskun e gjurit të majtë
dhe tani rrezikon të mos luajë për 2 muaj.

Braziliani është operuar në Anversa,
ku kishte mbërritur mëngjesin e sotëm nga SHBA-të ku Reali ka filluar
dje turneun e tij amerikan duke mundur 3-2 meksikanët e Amerikës.

Kaka ishte operuar në menisk edhe në 2008-ën në Brazil.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 6 Aug 2010 - 5:55

Spanja kundër Meksikës pa Iniestën
06/08/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Iniestagoli

Nuk do të jetë
Iniesta në listën e futbollistëve të Spanjës në ndeshjen e parë si
kampion bote, të mërkurën në miqësoren me Meksikën.

Heroi i finales së Afrikës së Jugut kundër Holandës është lënë të pushojë nga Vicente Del Bosque.

Trajneri spanjoll nuk do të marrë edhe Fernando Torres, Pepe Reina e Bruno Albiol, që janë të dëmtuar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 16 Sep 2010 - 6:44

Totti nxehet me Romën: Luajtëm catenaccio
16/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Totti-roma
Tension në kampin e Romës ku ka ardhur humbja e dytë rresht, ajo ndaj Bayern Munchen në transfertën e vështirë të Champions League.
Kapiteni Totti nuk është aspak i kënaqur nga loja e skuadrës, duke ndezur ambientin verdhekuq. “Ndoqëm rregullin e futbollit 'catenaccio', gjithë ndeshjen duke u mbrojtur. Asnjë gjuajtje në portë. Nuk mund të luhet kështu pasi do jetë e vështirë t’i fitojmë ndeshjet”, shprehet sulmuesi italian.

Nga ana tjetër, trajneri Massimo Ranieri nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë deklaratë, duke thënë: “Nuk di asgjë dhe nuk komentoj”. Shoqëria ka zgjedhur heshtjen e shtypit të paktën deri në ndeshjen kundër Bolonjes. Përsa i përket ndeshjes së djeshme, Ranieri theksoi se Roma nuk e kërkoi topin dhe mendoi vetem per t’u kthyer pas.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 16 Sep 2010 - 6:44

Portugalia kërkon ndihmën e “Special One”
16/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Mourinho
Atdheu thërret për ndihmë trajnerin Jose Mourinho. Federata Portugeze e Futbollit kërkon që “Special One” të marrë drejtimin e kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme eleminatore të Euro 2012 pasi luzitanët rrezikojnë të ngelen jashtë këtij evenimenti. Danimarka dhe Islanda në 8 dhe 12 tetor do jenë kundërshtarët e radhës për Portugalinë ku luzitanëve u duhen 6 pikë për të vazhduar të qetë garën eleminatore. Madail do takohet me agjentin e teknikut, me shpresën që Mourinho të marrë drejtimin e kombëtares pas shkarkimit të Quieroz.

Ndërkohë, tekniku i Sportingut të Lisbonës, Paulo Bento ka deklaruar se nuk ka firmosur asnjë marrëveshje me federatën.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 16 Sep 2010 - 6:44

Arsenal, “pazar” në Gjermani
16/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Marin-marko
Arsenali është një nga skuadrat më spektakolare dhe me moshën më të re në Premier League, politikë kjo e ndjekur prej vitesh nga trajneri Arsene Wenger. Por tekniku francez kërkon ta vijojë këtë punë, duke menduar për të bashkuar me skuadrën e tij, një tjetër talent. Bëhet fjalë për gjermano-boshnjakun Marko Marin, aktualisht në radhët e Werder Bremen.

Një tjetër objektiv është portieri i Schalke 04, Manuel Neuer dhe mbrojtësi i ri Benedikt Howedes. Operacioni i dyfishtë mund t’i kushtojë Arsenalit 21.5 milionë euro. Të interesuar për Marin janë edhe Barcelona, Bayern Munchen e Manchester United.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 16 Sep 2010 - 6:44

Cana, në krizë te Gallatasarai
16/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Cana-galatasaray
27-vjeçari kuqezi u rrëfehet njerëzve të afërt për pakënaqësitë pas qëndrimit në stol. Lorik Cana është në krizë. Lojtari më i spikatur i përfaqësueses shqiptare është i pakënaqur me ecurinë e deritanishme të aventurës së tij te gjigandët turq të Gallatasarait. Kjo situatë është krijuar edhe prej faktit se mesfushori 27-vjeçar ka përfunduar në stolin e rezervave (ashtu si ndodhi në ndeshjen e fundit që skuadra e drejtuar nga Frenk Rajkard ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Gaziantepit), për shkak të rregullit për kufizimin e lojtarëve të huaj që luajnë në Superligë. Në kampionatin turk, çdo ekip ka të drejtë të aktivizojë vetëm gjashtë futbollistë të huaj njëkohësisht në formacionin titullar, ndërsa rregullorja parashikon që dy të tjerë të qëndrojnë në pankinë.

E përditshmja turke, “Fanatik”, ka theksuar se pikërisht kjo është arsyeja përse kuqeziu po përjeton një moment të vështirë te Gallatasarai. E njëjta gazetë ka theksuar gjithashtu se Cana u është rrëfyer disa të afërmve të tij, duke konfirmuar se nuk ndihet i lumtur me aventurën e tij në Stamboll. “Për Canën ekziston vetëm një opsion për t’u kthyer në formacionin titullar dhe ai është dëmtimi i kapitenit Arda Turan. Vetëm në një situatë të tillë, trajneri Frank Rijkard do ta aktivizojë shqiptarin nga minuta e parë e lojës, duke lënë jashtë 11-shit fillestar njërin prej dy futbollistëve të tjerë të huaj, Herri Kjuëll ose Pinon. Kjo është mënyra e vetme që Loriku të aktivizohet”, shkruante “Fanatik”. Zv.kapiteni i Kombëtares shqiptare u transferua te skuadra turke gjatë merkatos së verës, duke ndërprerë aventurën me Sandërlendin në Premier League, pavarësisht se tek anglezët ai ishte lojtari më i vlerësuar nga stafi teknik dhe tifozët e “maceve të zeza”. Fillimisht gjithçka dukej se po shkonte mirë, por pozicioni i Lorik Canës te Gallatasarai u vu në dyshim pas afrimit në skuadër të Insuas dhe Misimoviçit. Investimet e klubit shkaktuan në mënyrë direkte kufizimin e hapësirave të shqiptarit për të luajtur.

Mediat turke kanë folur edhe disa ditë më parë për pakënaqësitë e 27-vjeçarit, por lajme të tilla janë përgënjeshtruar nga vetë lojtari. Ndërkohë, së fundmi është spekuluar për rikthimin e Canës në Francë, ndoshta te PSG-ja, pasi mesfushori kishte deklaruar për sajtin e tifozëve parizienë, “psgteam.net”, se asnjëherë nuk i ka mohuar ndjenjat për këtë skuadër dhe se ndoshta një ditë do të rikthehej.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 16 Sep 2010 - 6:45

FSHF paralajmëron deputetin Sulaj
16/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 SULA-15_tn_11
Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe donatori i Shkumbinit, Dashnor Sulaj, do të duhet të matet mirë para se të ndërmarrë iniciativën për t’u përfshirë në incidente të dhunshme ose sharje e ofendime ndaj gjyqtarëve, lojtarëve apo aktorëve të tjerë të futbollit.
Kjo për faktin se dje, më në fund ka mbërritur edhe paralajmërimi i FSHF-së, e cila thekson se nëse një gjë e tillë do të përsëritet në të ardhmen, deputeti do të shpallet “i padëshirueshëm” në stadiumet shqiptare për një kohë të caktuar.

FSHF gjatë javëve të fundit ka theksuar vazhdimisht nevojën për ashpërsimin në lidhje me ligjet për dhunën në sport.

Prej kohësh, drejtuesit më të lartë të top-këmbës në vend kanë denoncuar dhunën që ushtrohet nga tribuna VIP, ose rastet kur shpeshherë njerëz të veshur me pushtet shërbejnë si katalizatorë për veprimet ekstremiste të tifozëve, apo në rastin më të keq bëhen vetë protagonistë të dhunës. Dhe për Dashnor Sulajn, ai të së dielës së fundit nuk është i pari.

Donatori i Shkumbinit, deputet i PD-së, i njohur si një nga tifozët fanatikë të skuadrës peqinase, është një nga shembujt më domethënës kur flitet për dhunën në futboll me prejardhje nga tribuna Vip. Rastet e përfshirjes së këtij personi në aktet e dhunës në stadiume kanë qenë të shumta, aq sa më 16 shkurt 2010 ai u detyrua të bënte publikisht një deklaratë pendese. Bëhet fjalë pas ndeshjes Shkumbini-Tirana, 1-0, e shoqëruar me shumë incidente, ku protagonist ishte donatori dhe deputeti i Peqinit. Vetëm 24 orë më pas do të reagonte.

Në një prononcim për “Top Channel”, Sulaj rrëfente aso kohe sipas mënyrës së tij gjithçka që ndodhi në këto skena jo normale për një ndeshje futbolli. “I vetmi moment i acaruar ishte dalja me të kuqe e Tafajit dhe gjykoj se ishte një moment i drejtë nga gjyqtari. Unë kam dashur të hyj për një moment për t’i qetësuar dhe nuk më kanë lënë forcat e rendit. Nuk është situatë normale, por ne prej mishi dhe gjaku jemi”, tha Sulaj.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 17 Sep 2010 - 8:07

Real Madrid, “jo” Portugalisë për Mourinho-n
17/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Mourinho-jose
Real Madrid nuk pranon huazimin e Jose Mourinho-s tek kombëtarja e Portugalisë për dy ndeshjet e ardhshme eleminatore me Islandën dhe Danimarkën.
Pas kërkesës së Federatës Portugeze të Futbollit, drejtuesit e klubit madrilen nuk kanë pranuar që tekniku të shpërqëndrohet duke marrë përsipër misionin për të shpëtuar Portugalinë nga eleminimi për në Euro 2012.

Sipas gazetës “Marca”, Reali nuk do ta lëjojë teknikun. Këtë e thotë edhe gazeta tjetër “Mundo Deportivo”. Klubi merengues nuk ka lëshuar ende asnjë deklaratë në lidhje me këtë cështje.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 17 Sep 2010 - 8:07

Neymar, djaloshi “rebel” i Santosit
17/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Neymar-santos
Sulmuesi brazilian i Santosit, Neymar arrin gjithmonë të tërheqë vëmendjen rreth vetes edhe pse këtë herë, jo për ndonjë ofertë nga Chelsea apo ndonjë skuadër e madhe europiane. 18 vjecari që zotëron një talent të padiskutueshëm dhe krahasohet me italianin Cassano. Eshtë pikërisht temperamenti i tij që po i shkaktoin probleme në fushë pasi adoleshenti është grindur me trajnerin Dorival Junior, pasi ky i fundit nuk e lejoi të godiste një 11 metërsh.

“Futbolli brazilian po rrit një monstër pasi nuk kam parë asnjëherë një gjë të tillë”, shprehet drejtori i Atletico, Rene Simoes. Por nga ana tjetër, i ati i futbollistit u përpoq ta justifikonte gjestin e tij duke thënë: “Imagjinoni si mund të jetë një 18 vjecar gjithmonë i tensionuar. Debatet ndodhin por ai gaboi”.

Në fund ka ardhur edhe kërkesa e faljes nga ana e lojtarit. “Ju kërkoj falje të gjithëve pasi ndaj Atletico-s patë një Neymar shumë të ndryshëm. Do rikthehem lojtari që kam qënë përherë”, thekson 18 vjecari.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 17 Sep 2010 - 8:07

Kaka-Inter, Oezil ndihmon Moratti-n
17/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Kaka-looser
Massimo Moratti thjesht e miratoi si mendim bashkimin e mundshëm të Kaka me Interin, por tashmë kjo ide merr rrugë. Në njëfarë mënyre, padroni zikaltër duhet të falenderojë gjermanin Mesut Oezil për paraqitjet e tij të shkëlqyera, cka kompromenton edhe më shumë të ardhmen e brazilianit te Real Madrid.

Me rikthimin nga dëmtimi, duket shumë e vështirë që Kaka të riveshë fanelën e titullarit në “Bernabeu”. Bisedimet mes Interit dhe Realit pritet që të nisin në muajin janar por pengesa më e madhe e Kaka në “San Siro” është refuzimi që mund të bëjë vetë braziliani, pasi ai konsiderohet si një ikonë tek rivalët e Milanit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 17 Sep 2010 - 8:08

Botërori 2022, Zidane promovon Katarin
17/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Zidane-serioz
Zinedine Zidane është promovuesi i kandidaturës së Katarit për të pritur botërorin e futbollit 2022. Lajmërimi është bërë në përfundim të një vizite të një delegacioni të FIFA-s në vendin e vogël arab.

“Futbolli është për të gjithë. Nëse mendoj për të rinjtë e Lindjes së Mesme, ajo që u mungon është një event si kupa e botës”, është shprehur ish-futbollisti i kombëtares franceze.

“E patëm në Afrikë, tani është momenti i Lindjes së Mesme”, ka shtuar ai.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 17 Sep 2010 - 8:08

Cana braktiset edhe nga presidenti Adnan Polat
17/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Cana-galatasaray
Vetëm 24 orë më parë kishte qenë trajneri Frenk Rajkard ai që kishte shpjeguar arsyet se përse Lorik Cana nuk po aktivizohet dot në formacion në radhët e skuadrës së tij të re, Gallatasarait. Por një ditë më vonë është presidenti i këtij klubi, Adnan Polat, ai që ka konfirmuar fjalët e trajnerit, duke cituar se vetëm rregulli për të mos aktivizuar më shumë se gjashtë lojtarë të huaj në fushë ia mohon Canës bluzën e titullarit.

Në fakt, në momentin kur foli Rajkard, ishin të shumtë ata që mendonin se marrëdhënia mes trajnerit holandez dhe shqiptarit ishte jo e mirë, madje në këtë mes kishte ndikuar pikërisht presidenti i skuadrës turke, Polat, i cili e kishte blerë Canën me “kokën” e tij, pa u këshilluar me teknikun. Kështu që mendohej se mosaktivizimi i Canës ishte thjesht shkak i përplasjes brenda klubit.

Por dje presidenti Polat ka mbrojtur vendimin e Rajkardit. “Cana nuk mund të luajë në 11-shen titullare për shkak të rregullit të gjashtë të huajve në fushë, u shpreh për mediat turke presidenti Polat. Gjithsesi kjo ka të bëjë me zgjedhjet teknike të trajnerit Rajkard, në të cilat ne nuk mund të ndërhyjmë, pasi e vetmja gjë që mund të bëjmë është t’i respektojmë ato”, përfundon drejtuesi i lartë i Gallatasarait.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 17 Sep 2010 - 8:08

Lazio, Zarate “fiton” stolin
17/09/2010

Informacione Sportive - Faqe 3 Zarate-lazio
Nga një prej lojtarëve më premtues dhe të kërkuar nga disa klube europiane, sulmuesi i Lazio-s, Mauro Zarate tashmë kthehet në një “gangrenë” për teknikun bardhekaltër, Edi Reja. Fundjavën e shkuar argjentinasi u aktivizua vetëm 45 minuta ndaj Bolonjës, ndërsa këtë fundjavë ai do ta nisë ndeshjen ndaj Fiorentinës, nga stoli. Rocchi do jetë i vetëm në sulmin e kryeqytetasve, i mbështetur nga braziliani Hernanes.

Pas një sezoni të parë shumë pozitiv tek Lazio, Zarate nuk arriti të vijonte rrugën e suksesshme si pasjojë e përplasjeve të vazhdueshme me trajnerët, për shkak të lojës së tij individuale.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Sep 2010 - 6:05

Nderkohe Borriello sulmon Russo .Informacione Sportive - Faqe 3 C_27_articolo_42714_grouparticolo_immagineprincipale_thumb307_
Qendroi ne fushe edhe pas incidenti ne kenbe qe e pa protagoniste , sepse trajnri i Romes Ranieri i kishte konsumuar 3 zevendesimet ne dispozicion . Julio Sergio ne keto caste po bene vizita mjekesore per te vendosur graden e incidentit . Portieri brasilian mund te kete pesuar nje thyerje ne kavilie gje qe mund ti sjelli mungesen per disa jave ne fushe per te mbrojtur porten e Rome-s. Ndekohe vjen dhe shfryrja e Borriello-s :"Russo tek Milan me kerkonte bluzen . Ato penallti atje do te mi jepte ... "Nderkaq nga Trigoria vijne lajmet e para te rendesishme dhe te mira per ndeshjen e te shtunes kunder Inter-it . Francesco Toti edhe pse mungonte ne Brescia eshte stervitur rregullishte me shoket dhe do te luaj ndeshjen e te shtunes . Me i veshtire duket kthemi i Daniele De Rossi-it
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Sep 2010 - 6:05

Informacione Sportive - Faqe 3 Adriano-galliani_thumb307_

Adriano Galliani ka filluar të shqetësohet shumë, pas rezultateve katastrofike të Milanit në Serie A.

Rossonerët lanë dy pikë të vlefshme në ndeshjen kundër Lazios të mërkurën mbrëma.

Ndërkaq Interi edhe pse gjatë afatit kalimtar nuk bëri ndonjë lëvizje të madhe, kanë pesë pikë më shumë se Milani, pas vetëm katër ndeshjeve.

“Kam shpresuar që gjatë kësaj faze do të kishim më shumë pikë,” ka thënë Galliani për La Gazzetta dello Sport.

“Por është herët për të dhënë gjykime. Ne po luajmë çdo tri ditë dhe vlerësimet ndikohen nga rezultatet,” ka shtuar Galliani.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Sep 2010 - 6:07

Bramble arrestohet me akuzën për dhunim

Informacione Sportive - Faqe 3 Mbramble_thumb307_

Mbrojtësi i skuadrës angleze Sunderland, Titus Bramble, është arrestuar të mërkurën në mëngjes me akuzën për dhunim, shkruajnë mediat angleze. Bramble 29-vjeçar është marrë në paraburgim, pasi ishte denoncuar nga një femër.

"Policia ka marrë një raport për dhunim të një femre në një hotel në qendër të qytetit në Newcastle", thuhet në deklaratën e policisë. Bramble nuk u paraqit fare në ndeshjen që Sunderlandi e humbi të martën në League Cup të Anglisë nga West Hami me rezultatin 2:1.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Sep 2010 - 6:07

Man. Utd po mendon ta rikthejë Ronaldon

Informacione Sportive - Faqe 3 C.ronaldo.m.u_thumb307_

Krerët e Manchester Unitedit po bëjnë gati ofertën për të rikthyer mesfushorin e Real Madridit, portugezin Cristiano Ronalo në Premier League, shkruajnë mediat angleze të martën.

Burimet bëjnë të ditur se trajneri i Manchesterit, sir Alex Ferguson, me çdo kusht dëshiron rikthimin e Ronaldos në "Old Trafford". Për transferimin e Ronaldos 25-vjeçar skuadra angleze ka përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh, disa milionë më shumë se që Reali pagoi për transferimin e tij verën e shkuar.

Mirëpo, klauzola e lirimit të Ronaldos te Real Madridi është dhjetëfish më e madhe sesa oferta e Manchester Unitedit. Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez është kundër largimit të portugezit nga "Santiago Bernabeu".

Megjithatë, spekulohet se Ronaldo nuk është i kënaqur në Madrid, pasi po fishkëllehet nga tifozët, që nuk janë të kënaqur me formën e tij aktuale. Në tri xhirot e para të La Ligas ai nuk ka shënuar gol.Ronaldo me Realin ka kontratë deri në qershorin e vitit 2015 dhe aktualisht është futbollisti më i shtrenjtë në botë, pasi madrilenët për shërbimet e tij kanë paguar një dëmshpërblim prej 94 milionë eurosh.hen kushte dinjitoze për anëtarësim.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Sep 2010 - 6:08

Van der Vart: Totenhemi është klub më i madh se Arsenali


Informacione Sportive - Faqe 3 Vander-vart_thumb307_

Holandezi ka pushtuar shumë shpejt zemrat e tifozëve në stadiumin “White Hart Lane”, kurse pas golit të parë të shënuar në fanellën e Totenhemit ai nuk ka asnjë dyshim mbi atë se kush e ka fjalën kryesore në Londrën perëndimore. Ish-futbollisti i Real Madridit me padurim e pret sfidën e radhës në ‘Carling Cup” ndaj rivalit më të madh lokal, Arsenalit.

“Robin van Persi më ka treguar gjatë grumbullimit me kombëtaren se sa i rëndësishëm është ai takim për të dyja skuadrat. Megjithatë mendoj se nuk ka asnjë dyshim për atë se cili klub është më i madh. Ai është Totenhemi”, ka theksuar Van der Vart.

“Më pëlqen mënyra se si luan Totenhemi. Gjuhën angleze e njoh mjaft mirë dhe kjo e ka lehtësuar dukshëm adaptimin tim këtu. Në Spanjë në vitin e parë nuk e kam kuptuar askënd dhe kjo i vështirësoi gjërat, kurse këtu jam me të gjithë në kontakt. Problemi i vetëm është ngasja e veturës në korsinë e majtë”, ka përfunduar Van der Vart.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Sep 2010 - 6:09

Informacione Sportive - Faqe 3 Mourinho_thumb307_



Stafi i Real Madridit ka nisur punën për të zëvendësuar fushën në stadiumin "Santiago Bernabeu" pas kërkesës që ka bërë trajneri portugez Jose Mourinho. Real Madrid të martën mbrëma e mposhti në "Santiago Bernabeu", Espanyolin me rezultatin 3:0.

"Në rrethanat që kemi luajtur jam i kënaqur me këtë rezultat. Nuk është e lehtë të luash në fushë të patateve. Po ashtu është e vështirë të luash kundër kundërshtarëve që nuk kanë asgjë për të humbur dhe orari është mjaft i ngjeshur", ka thënë Mourinho.

Punëtorët janë duke e shpejtuar punën që ta kenë fushën e gatshme deri më 3 tetor, kur Reali e zhvillon ndeshjen e ardhshme kampionale në "Santiago Bernabeu" kundër Deportivo La Corunas.
Fusha e Madridit ishte tharë në disa pjesë dhe ishte prekur nga tri lloje të ndryshme të kërpudhave. Fusha e re ka ardhur nga Sllovakia, ndërsa do të nevojiten së paku 30 orë punë për të zëvendësuar tapetin aktual.

Reali në katër ndeshjet e para në Primera Division ka tri fitore dhe ka barazuar në një ndeshje. Po ashtu skuadra shënoi fitore edhe në sfidën e saj të parë në Ligën e Kampionëve.

Mourinho në radhët e Realit erdhi këtë verë nga Interi. "Unë jam lindur në një shtet me 10 milionë trajnerë dhe jam duke punuar në një shtet me 40 milionë trajnerë. Por, realiteti është kështu: Madridi ka vetëm një trajner dhe vetëm një mund të vendos", ka thënë Mourinho, duke thënë se është i vetmi që vendos sa u përket ndërrimeve në skuadër.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Sep 2010 - 6:10

Informacione Sportive - Faqe 3 Ujfasi_thumb307_
Barcelona, Ujfalusi i kërkon falje Messi-t




Mbrojtësi i Atletico Madridit, Tomas Ujfalusi i ka kërkuar zyrtarisht falje Messi-t për faullin e rëndë që i shkaktoi dje.

“Dua t’i kërkoj falje publikisht sepse, sinqerisht, nuk e kisha ndërmend. Doja të merrja topin, por nuk ia dola dhe këmba ime përfundoi në kaviljen e tij”, është shprehur ish-futbollisti i Fiorentinës.

Në përfundim të ndeshjes Ujfalusi kishte provuar t’i kërkonte falje Messi-t, ndërkohë që mengjesin e sotëm i dërgoi edhe një sms.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 3 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi