Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ëndrrat dhe domethëniet e tyre

2 posters

Shko poshtë

Ëndrrat dhe domethëniet e tyre Empty Ëndrrat dhe domethëniet e tyre

Mesazh nga Vizitor Sat 3 Apr 2010 - 0:24

Ëndrrat dhe domethëniet e tyre
Ëndrrat dhe domethëniet e tyre 1231-150x150“Ëndrrat janë ajo çfarë ne duam të na realizohet”. Kështu thoshte
“babai” i Psikanalizës, Zigmund Frojd. Por kur shohim një ëndërr të keqe, çfarë
përfaqëson ajo në ndërgjegjen tonë? Çfarë lidhje ka ajo me jetën reale? Dhe në
fund të fundit, çfarë domethënie ka? Prej kohësh njerëzit i ka shtyrë
kurioziteti dhe dëshira e madhe për të interpretuar ëndrrat dhe për të bërë një
lidhje mes tyre dhe asaj që pritet të ndodhë në jetën e vërtetë. Por në fakt,
përgjigjja vjen nga studimi më i madh, i bërë kohët e fundit mbi këtë argument
që mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë ankthet, të kuptojmë se çfarë
tregojnë ëndrrat tona, apo dëshirat tona të pandërgjegjshme. Për shembull, të
biesh në një hapësirë boshe nga një lartësi, në përgjithësi do të thotë se je
duke u dashuruar me dikë tjetër, ose e kundërta, që një dashuri është duke
përfunduar. Kjo e fundit është një ëndërr tipike që e shohin gjatë gjithë jetës
si burrat ashtu edhe gratë, ndoshta për të treguar se pa dashuri nuk mund të
jetohet. Të ëndërrosh sikur të bien flokët apo dhëmbët, që është një ëndërr që
kryesisht e shohin femrat jo shumë të reja në moshë, tregon për një gjendje
ankthi për plakjen, frika e të mos qenit më tërheqëse. Po ashtu, të ëndërrosh
sikur të përjashtojnë nga ndonjë provim, një ëndërr që e shohin zakonisht
adoleshentët, por edhe të rriturit, të jep mesazhin e mungesës së besimit në
vetvete, një ulje të vetëvlerësimit.
Studimi
Studimi i kryer nga
psikologët e “International Assocation for the Study of Dreams” dhe i publikuar
nga “European Archives of Psychiatry and Clinical Neurosciense Journal”, ka
marrë në shqyrtim një kampion prej 2 mijë burrash dhe grash. Sipas rezultatit,
ka dalë se 48 për qind nuk kanë pasur asnjëherë një ankth gjatë gjumit ose nuk e
kujtojnë sapo zgjohen për fatin e tyre të mirë. Rreth 10 për qind e të pyeturve
kanë thënë se shohin ëndrra të këqija me një periodicitet të caktuar, por jo
shumë shpesh. Kjo u ndodh vetëm disa herë të caktuara në vit. Ndërsa 5 për qind
kanë treguar se zgjohen të tmerruar nga frika, mesatarisht çdo 15 ditë, për
shkak të një ankthi, që gjithmonë është i njëjti. Domethënie të tjera që autorët
e studimit i atribuojnë interpretimit të ëndrrave kanë të bëjnë me: kur të
krijohet përshtypja se je i paralizuar apo nuk ke mundësi të lëvizesh do të
thotë se je në kurth në një lidhje apo një marrëdhënie. Të ëndërrosh sikur
gjendesh në një makinë, përfshihesh në një aksident, apo në një avion që bie,
aludon për një humbje kontrolli të jetës së vet.
Pesë ëndrrat
Pesë ëndrrat
më të këqija dhe më të shpeshta, sipas studimit janë: të biesh nga lartësi të
mëdha, të ndiqesh nga dikush, të ndihesh i paralizuar, përshtypja se je me
vonesë në një takim të rëndësishëm, vdekja e një njeriu të dashur. “Të ëndërrosh
sikur bie, ndiqesh nga dikush apo ndihesh i paralizuar, jo gjithmonë
korrespondojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me eksperiencat e provuara në jetën
reale. Por mund të kenë njëlloj domethënie, duke iu përgjigjur frikës së
trashëguar, dëshirave të pandërgjegjshme”,- thonë studiuesit. Një konfirmim, i
maksimës së vjetër të doktor Frojdit: “Burrat dhe gratë gjykohen më mirë nga ajo
që ëndërrojnë se sa nga ajo që mendojnë. Kjo sidomos, kur ëndrrat që bëjnë nuk
janë shumë të këndshme”. Sipas Frojdit, ëndrrat nuk janë një produkt i rastësisë
ose të pakuptimta. Më përpara thuhej se ëndrra është një gënjeshtër, një vegim,
që nuk ka kuptim dhe qëllim, kështu që njeriun nuk e lidh asgjë me ëndrrat. Për
ato janë ndërmjetëse midis botës së ndjenjave tona, të fshehura dhe asaj që i
nënshtrohet arsyetimit tonë. Çdo ëndërr ka një domethënie, e cila ka kuptimin e
saj, burimin e së cilës mund ta lidhim me ngjarjet e përjetuara me përpara. Ajo
është shprehje e një dëshire të fshehtë, të parealizuar, të paplotësuar, të
ndrydhur dhe përbëhet nga pjesa e dukshme dhe padukshme.

Ëndrrat erotike, shprehin dëshirat që shfaqen në mendje
Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike është një eksperiencë që herët
ose vonë u ndodh të gjithëve. Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te
njerëzit. Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një
partner/e të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur
të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht,
gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në
siklet ose të frikësohemi. Në fund të fundit, ëndrrat janë vetëm shprehje të
dëshirave që shfaqen në mendjen tonë, pa kaluar në ndërgjegje. Kështu, sipas
Frojdit, forca e natyrës sonë i detyrohet në radhë të parë libidos, dëshirës me
origjinë seksuale, që i përket të pandërgjegjshmes. Kështu, ata që nuk arrijnë
të shprehen në jetën e përditshme, shprehen përmes fantazive, ëndrrave dhe shumë
veprimeve të tjera të pandërgjegjshme. Në shumë ëndrra, Frojdi arrin të gjejë
simbole domethënëse seksuale. Kështu, pjesa më e madhe e ëndrrave ndodh gjatë
fazës së gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve) dhe pikërisht gjatë kësaj
periudhe humbet kontrolli muskulor i trupit nga qafa e poshtë dhe kjo shërben si
për të çlodhur muskulaturën, ashtu dhe për ndaluar personin që ëndërron të
lëvizë në një mënyrë të tillë sa të “përfaqësojë” atë që po ëndërron në
realitet, me rrezikun për t‘i bërë keq vetvetes dhe të tjerëve. Me pak fjalë,
është një lloj “paralize” që le tërësisht në gjendje aktive zonën gjenitale,
shpesh duke u dhënë shtysë edhe ereksioneve dhe orgazmave. Jo rastësisht flitet
edhe për “ëndrra të lagura”, pasi shumë persona, duke parë ëndrra erotike dhe
duke i përjetuar thellë ato, mund të arrijnë në orgazëm. Shumë shpesh ëndrrat
erotike ndodhin atëherë kur jeta seksuale aktive pëson rënie të dukshme, duke i
dhënë kështu një efekt kompesues “mungesës” në jetën reale. Gjithashtu, këto
ëndrra mund të përfaqësojnë një dëshirë për të pasur raporte fizike me dikë që
adhuron në jetën e përditshme. Ëndrra mund të jetë tërësisht seksuale, por që në
thelb mund të flasë për gjëra të tjera, që nuk kanë lidhje me seksin. Në fakt,
zgjedhja e aktorëve, sipas shpjegimeve të ndryshme psikologjike, mund të jetë e
rastësishme, por mund të jetë edhe treguese e dëshirës për lidhje të
pandërgjegjshme, për sa u përket këtyre personave. Në ëndrrat erotike, raporti
seksual ndodh me një person të njohur, me të cilin nuk ke shumë lidhje: një
fqinj, një i njohur, një i afërm ose ndonjë mik.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ëndrrat dhe domethëniet e tyre Empty Re: Ëndrrat dhe domethëniet e tyre

Mesazh nga Shpejtimi Thu 8 Jul 2010 - 1:00

Frojdi shume me pelqen edhe shume e lexoj edhe sa per orgazmin ne enderr edhe tek personat me madhore por zakonisht besoj se ju ndodh adoleshenteve si tek meshkujt edhe tek femrat po Frojdi e lexoj po jo edhe aq shume...ahahahahahahah....por une endrrave te mija nuk i besoj kurr po flas peronalisht endrave te mija personale se une rralle shof endra edhe ato pak endra qe i shof me dalin ne te kunderten d.m.th. qka shof ender e kunderta me ndodh ne jeten reale pas endrres....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ëndrrat dhe domethëniet e tyre Empty Re: Ëndrrat dhe domethëniet e tyre

Mesazh nga Hapësira Thu 8 Jul 2010 - 2:53

As qe u kushtoj vemendje,faktikisht shume pak i kujtoj pasiqe t'zgjohem!!
Hapësira
Hapësira
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 19
 <b>Piket</b> Piket : 21
Regjistruar : 07/07/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Kosovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ëndrrat dhe domethëniet e tyre Empty Re: Ëndrrat dhe domethëniet e tyre

Mesazh nga Shpejtimi Thu 8 Jul 2010 - 3:25

pak fare kan kuptim.....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ëndrrat dhe domethëniet e tyre Empty Re: Ëndrrat dhe domethëniet e tyre

Mesazh nga Vizitor Thu 8 Jul 2010 - 5:19

Asnjehere s'di te freskoj se cka kam pare enderr pasi te zgjohem ahhah
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ëndrrat dhe domethëniet e tyre Empty Re: Ëndrrat dhe domethëniet e tyre

Mesazh nga Shpejtimi Thu 8 Jul 2010 - 5:47

merzi i kam endrat gjithmon shof endra te keqija qe nuk me pelqein rralle shoh endra por te keqija i shof po kur zgjohem nuk i mbaj ne mend fort....edhe nese e mbaj ne mend nuk dua ti kujtoj......
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ëndrrat dhe domethëniet e tyre Empty Re: Ëndrrat dhe domethëniet e tyre

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi