Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet fejesa dy vjeçare e Bertines

2 posters

 :: Show Biz

Shko poshtë

Zbulohet fejesa dy vjeçare e Bertines Empty Zbulohet fejesa dy vjeçare e Bertines

Mesazh nga Geri Fri 2 Apr 2010 - 10:31

Zbulohet fejesa dy vjeçare e Bertines Bertina-300x226Flitet për një histori pasionate, që ka përfunduar vetëm një muaj para se Bertina Mehmeti të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”, “reality show-n” që po transmetohet në “Top Channel”.Fakti që tani Bertina ka krijuar intimitet me Erion Zeqirajn, banorin tjetër të BB3, ndoshta e ka penguar që ajo të tregohet e hapur në bisedat brenda shtëpisë për të rrëfyer detaje më shumë rrethtë kaluarës së saj në lidhje me djemtë që ka njohur në jetë.Flitet për një histori pasionate, që ka përfunduar vetëm një muaj para se Bertina Mehmeti të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”, “reality show-n”që po transmetohet në “Top Channel”. Fakti që tani Bertina ka krijuar intimitet me Erion Zeqirajn, banorin tjetër të BB3, ndoshta e ka penguarqë ajo të tregohet e hapur në bisedat brenda shtëpisë për të rrëfyer detaje më shumë rreth të kaluarës së saj në lidhje me djemtë që ka njohur në jetë.

Dhe historinë e saj të fundit të dashurisë që ka
zgjatur dy vjet, ajo e ka përmendur shumë pak, duke mos lënë aspak të
kuptohet nëse ishte një histori e bukur ose jo. Ndaj ka ngjallur interes
fakti se sa e rëndësishme ka qenë për të kjo histori dashurie, dhe cila
ishte arsyeja pse vajza 25 vjeçare i dha fund vetëm një muaj para se të
hynte në këtë garë “c”?!

Bertina kishte aplikuar në mënyrë të
fshehtë për të marrë pjesë në “Big Brother 3”, ndërsa e kishte ende të
freskët shkëputjen pas dy vjet lidhjeje me Kushtim Junikun, djalin 27
vjeçar nga Gjakova (Kosovë). Ndoshta pjesëmarrja në BB3 ka qenë një
arsye që Bertina t’i largohej realitetit për të nisur në jetë të re me
më shumë emocion, si për të harruar historinë e saj të dashurisë, që
kishte nisur po ashtu me shumë pasion. Por ajo i kishte dhënë fund kësaj
historie dhe bashkëjetese që zgjati dy vjet me Kushtrimin, djalin me
profesion dizajner, shumë simpatik dhe i njohur në Tiranë si
profesionist në fushën e tij.

Bertina dhe Kushtrimi ishin njohur
në mjediset e televizionit muzikor BBF, ku Kushtrimi punonte si dizajner
ndërsa Bertina ishte e punësuar si vajzë promocioni pranë kësaj
kompanie. Sipas rrëfimeve të miqve të tyre, ata kanë qenë një çift shumë
i lidhur me njëri-tjetrin, që kalonin mjaft kohë bashkë dhe
frekuentonin ambientet e argëtimit gjithnjë të dy. Madje njohja e tyre
ishte thelluar dhe më tej, pasi Bertina e cila në atë kohë jetonte në
konvikt vendosi të bashkëjetonte në shtëpinë e të dashurit të saj në
Tiranë.

Po ashtu Kushtrimi ishte prezantuar me të ëmën e
Bertinës, ndërsa Bertina kishte kaluar pushime në Kosovë pranë familjes
së Kushtrimit duke jetuar si dy të fejuar. Po pse lidhja e tyre mori
fund?! Sipas rrëfimeve të miqve të tyre ka qenë një lidhje që nuk ka
përfunduar mirë e në mënyrë shumë të paqtë. Arsyeja ishte pasi Bertina
kërkonte nga ish-i dashuri i saj më shumë liri dhe nuk e duronte
kontrollin prej tij. Gazeta “Panorama” kontaktoi me Kushtrimin për t’i
marrë një prononcim për lidhjen e tij, por ai nuk pranoi të jepte asnjë
detaj duke e konsideruar këtë lidhje një kapitull të mbyllur të jetës së
tij.

Gjithsesi nga miq të tyre të përbashkët thuhet se edhe pse
lidhja ishte bërë shumë e njohur dhe ishte thelluar mjaft, në fakt
Bertina që njihet për tip i vështirë kërkonte të bënte një jetë të
pavarur, dhe pa u kontrolluar nga askush. Kjo shpjegohet edhe me
pasionin e saj të fshehtë për t’u bërë pjesë e televizionit, duke gjetur
mundësinë që t’u afrohej gjithnjë e më shumë djemve të njohur të
ekranit për t’u përfshirë në të tjera rrethe miqësore. Pikërisht njëri
prej tyre ka qenë dhe Erioni, së fundi spiker lajmesh dhe drejtues i
emisionit “Kioska” në televizionin “Ora news”, me të cilin njihej para
se të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”. Thuhet se njohja e Erionit me
Bertinën kishte ndodhur pasi ishte gjendur rastësisht në një tavolinë
me miq të përbashkët.

Bertina, tip i mbyllur dhe E egër me
meshkujt
Pas ndarjes nga i dashuri, Bertina para se të hynte në
shtëpinë e “Big Brother”, jetonte në një apartament me qira me disa
shoqe. Nuk dihet se sa shumë e lidhur është me to pasi asnjëra prej tyre
nuk shkon në studion e “Top Channel” për ta mbështetur të shtunave të
spektaklit. Por sipas disa të njohurve të saj, Bertina konsiderohet një
vajzë shumë pak mëndjemadhe, tip i mistershëm, që nuk e jep veten lehtë
dhe për më tepër shumë e egër dhe e vështirë me meshkujt.


biseda tavolinash ajo mbahet për tipi që do të dominojë tavolinën dhe
nuk ngurron të tregohet edhe arrogante. Në fakt ndoshta kjo për faktin
se jashtë shtëpisë ka qenë një vajzë e pëlqyer për shkak të pamjes së
saj, pamje që e ka arritur vetëm pas fillimit të studimeve në Tiranë, në
degën e Inxhinierisë së Mjedisit. Më parë Bertina njihej si një vajzë e
zakonshme, e njohur për stilin e saj tejet sportiv dhe flokët e
shkurtra. Bertina nuk bën lehtë shoqe dhe pothuaj nuk ia rrëfen askujt
sekretet e jetës së saj.
Familjarët nuk ishin dakord që të hynte në
BB
Por në këtë garë, Bertina duket se nuk e ka me vete edhe familjen e
saj, pikërisht dy motrat Floridën e Danielën, dhe vëllain Elion të
cilët nuk kanë qenë aspak dakord që Bertina të hynte në një garë të
tillë “reallity show”. Dy motrat e saj dhe vëllai, të tre më të mëdhenj
në moshë se Bertina nuk kanë denjuar të jenë të pranishëm në studion e
“Big Brother” për ta përkrahur motrën e tyre. Nga Delvina për Bertinën
ka udhëtuar disa herë vetëm nëna e saj, e cila e ka pranuar këtë vendim
të vajzës së saj të vogël.

Bertina, e cila ka humbur babain që
kur ishte 9 vjeç, e mori krejtësisht e vetme vendimin për të hyrë në
këtë “reality show”, iniciativë që e mbajti të fshehtë deri në momentin e
fundit të fillimit të spektaklit. Nuk dihet se si do të jenë
marrëdhëniet e saj me dy motrat që jetojnë në Greqi, dhe vëllain në
Delvinë pasi ajo të dalë nga shtëpia e “Big Brother”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulohet fejesa dy vjeçare e Bertines Empty Re: Zbulohet fejesa dy vjeçare e Bertines

Mesazh nga Arla Sat 3 Apr 2010 - 10:53

Kam ngelur e habitur nga formimi i ulet i Bertines dhe fjalori i rruges , ne nje interviste ne nje nga televizionet.Kishte dhe momente qe dhe gazetarja e cila e intervistonte nuk ndihej rehat me pergjigjet e saj.Thjesht nuk ka ditur te punoje pak kjo vajze me veten e vet, ka marr ate qe i ka oferuar jeta pa qene e afte te kerkoje me te miren.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi