Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUJESU PER BUZET E TUA!

2 posters

Shko poshtë

KUJESU PER BUZET E TUA! Empty KUJESU PER BUZET E TUA!

Mesazh nga lela Sun 26 Apr 2009 - 18:06

Të zgjedhësh ngjyrë:
Asnjëherë mos provo menjëherë në buzët e
tua testerin, atë që eshtë për mostër. Më
mirë ta provosh në pjesën e brëndëshme të
gishtit tënd, tek mollëzat e gishtit, sepse ngjyra dhe
ndjeshmëria aty ngjan shumë me atë të buzëve
të tua.

Ti japësh kohëzgjatje buzëkuqit tënd:
Përdor tek tek vija e formës së buzëve dhe në
gjithë sipërfaqen e tyre një laps në të
njëjtën ngjyrë me buzëkuqin, ose një në
një ngjyrë natyrale. Hap me një penel mjaft shtresa
të lehta buzëkuqi.

Buzët e tua të tregojnë mishtore:
Në asnjë mënyrë mos e bëj konturin, vizën
e buzëve me ngjyrë të errët. Përfundimi
është i egër dhe nuk të jep finecë. Nëse
dëshiron t’u japësh trashje ose fryrje buzëve
që të tregojnë të lëngshme, shtoju një
gloss të shkëlqyes vetëm në qëndër
të buzëve.

Të mos të ”rrjedhë” glossi:
Mundohu ti shmangesh përhapjes në të gjithë
sipërfaqen e buzëve dhe sidomos në cepat e jashtëm
dhe kaloje konturin e buzëve sipër glossit me një laps
buzësh në ngjyrë natyrale.
Për çdo formë të buzëve
ekziston një grim specifik, por edhe një trajtim specifik,
që u jep formën e dëshiruar dhe mbulon defektet. Ja se
ç’duhet të dish dhe bësh për buzët e
tua: Lyej buzët dhe “puth” një fletë të
bardhë për të lënë gjurmën. Duke
krahasuar gjurmën që kanë lënë buzët e
tua mbi fletën e bardhë, gjej atë që i
përafrohet më shumë në foto. Për secilën
prej tyre një specialist make up-i jep këshillat për
të mbajtur buzët të buta dhe të freskëta dhe
për t’i grimuar gjithmonë në mënyrën e
duhur, duke përdorur ngjyrat dhe grimin që i shkon më
për shtat

Buzë të holla dhe pa formë

Për
të përvijuar konturin e buzëve dhe për të
forcuar ngjyrën e mukozës së buzëve, provo trukun e
përkohshëm, në formë tatuazhi. Ky truk realizohet
në dy ose tre seanca në një qendër estetike të
specializuar. Specialisti injekton nëpërmjet një ageje
të vogël, që nuk shkakton dhembje, pigmente ngjyrash me
bazë uji ose mineralesh, të padëmshme,
përgjatë gjithë perimetrit të buzës. Në
fund buzët do të jenë më të formuara dhe
më të dukshme.

Ngjyrat e grimit: thekso buzët dhe
jepi ndriçim gjithë fytyrës, duke shfrytëzuar
gamën e rozës së ngrohtë, koralit,
portokallisë dhe okrës. Sa më shumë shkëlqim
dhe dritë për të theksuar në maksimum formën e
gojës. Për të forcuar edhe më shumë
ngjyrën e buzëve, para se të vendosësh
buzëkuqin, shpërnda një shtresë fondëtinte
ngjyrë bezhë.
Buzë të mëdha dhe pa kontur

Rreziku
është që me kalimin e kohës, lëkura e
hollë e buzëve të dhëmbëzohet pak. Dhe konturi
të jetë gjithmonë e më shumë i
papërkufizuar. Çdo 6-8 muaj, tek dermatologu, provo
veprimin e peeling-eve të kombinuar, që e gërryejnë
shtresën sipërfaqësore të lëkurës dhe
falë stimulimit të kolagjenit të ri, që del në
sipërfaqe të lëkurës, shenjat zhduken. Mbi
zonën e trajtuar aplikohen substanca delikate por efikase, që
veprojnë në dhjetë minuta. Nevojiten 4-5 seanca
afër njëra-tjetrës.

Ngjyrat e grimit: e
gjithë gama e së kuqes, që nga e kuqe gjak deri tek e
purpurta, tek ciklamini i errët e deri tek vjollca. Vetëm
nuanca mat, por që theksojnë pamjen. Apliko dy shtresa
buzëku*** duke filluar nga qendra e buzës drejt skajeve.

Buzë të zgjatura dhe të holla

Për
t’i zmadhuar, mund të vraposh për një trajtim me
“filler” (nga anglishtja, mbushës). Dermatologu
estetik, nëpërmjet mikroinjeksioneve në
nënlëkurë, pa dhembje, “mbush” buzët me
acido ialuronik absolutisht natyral, i cili nuk jep asnjë efekt
anësor. Duke qenë se me kalimin e kohës kjo
substancë përthithet, trajtimi duhet të
përsëritet çdo gjashtë muaj.

Ngjyrat e
grimit: alternohu me rozën, koralin dhe okrën. Sa më
të ngrohta dhe të shndritshme, sepse të japin efektin
optik të zmadhimit të buzëve. Një truk për
t’i bërë më mishtore? Pasi të kesh aplikuar
buzëkuqin, apliko një shtresë shkëlqyesi
transparent. Shmang tonet e së kuqes sepse tentojnë të
zvogëlojnë buzët.
Buzë mishtore dhe të zgjatura

Buzët
e tua, për të mbetur të buta dhe për të
shmangur shenjat e kohës, kanë nevojë për
shumë përkujdesje. Çdo mëngjes elimino
lëkurat e vogla me një furçë të burë
dhëmbësh të njomur. Pastaj, kundër rrudhave vendos
një shtresë kremi ushqyes. Prit që të thahet dhe
para buzëkuqit, apliko një shtresë gjalpi kakaoje,
që krijon një barrierë mbrojtëse.

Ngjyrat e
grimit: shkojnë shumë mirë të gjitha tonalitetet e
errëta. Mund të përdorësh të gjitha tonet e
kafes dhe tullës të ngrohta dhe me shkëlqim. Por mund
të zgjedhësh edhe ngjyrat bordeaux dhe kumbull, më
të ftohta në version mat. Për në mbrëmje do
të ishin perfekte e kuqërremta dhe bronzi, me efekt brilant.
Mos përdorni laps për kotur.

Buza e sipërme më e hollë

Për
të përvijuar linjat paksa të çrregullta të
buzëve, para se të vendosësh buzëkuqin, vizato
gjithmonë konturin e buzëve. Zgjidh një të
njëjtë ose pak më të errët sesa ngjyra e
buzëkuqit. Përvijo në fillim buzën e sipërme,
duke filluar nga qendra drejt cepave. Pastaj atë të poshtmen
nga njëri cep në tjetrin. Pasi të kesh vendosur
buzëkuqin, apliko një gloss të shndritshëm dhe
transparent vetëm mbi buzën e sipërme.

Ngjyrat e
grimit: do të ishte perfekte e gjithë gama e rozës
së ftohtë. Nga vjollca tek ciklamini. Duhet zgjedhur
gjithmonë një version perlë, sepse e nxjerrin buzën
edhe më në pah dhe rrinë mirë me konturin e lapsit.
Për një rast special, provo të kombinosh një
buzëkuq shumë të çelur dhe një laps
ngjyrë ciklamin.
Buzë të mëdha dhe me rrudha

Elimino
rrudhat dhe shenjat e shprehjes, që mund të zbehin
buzëqeshjen. Provo efikasitetin e lazerit, një trajtim pa
dhembje. DermaKleb quhet aparatura që vendos në zonat që
duhen trajtuar një sasi shumë të vogël oksid
alumini, në gjendje të gërryejë deri në fund
shtresat sipërfaqësore të lëkurës, duke
stimuluar prodhimin qelizave të reja. Rezultati? Lëkura
çlirohet, duket më e re, kompakte dhe uniforme.

Ngjyrat
e grimit: të gjitha tonet e rozës, si të ftohtat ashtu
edhe të ngrohtat. Por sa më shumë të qarta dhe
të shndritshme. Provo produktet e lëngshme, që japin
një efekt të shndritshëm dhe brilant.
Ndonjëherë, për të ndryshuar pak, mund të
evidentosh vetëm “zemrën” e buzës me
një laps të së njëjtës ngjyrë me të
buzëkuqit.

Buzë të vogla dhe me formë

Ajo
që duhet është një make up që t’i
vërë edhe më shumë në pah. Ja një truk
që luan me efektet optike: lag buzët, vendos një
shtresë fondëtinte të lëngshme bezhë të
qartë dhe tamponoji me pak pudër transparente dhe të
shndritshme. Më pas vizato me një laps ngjyrë mishi
konturin e brendshëm. Apliko buzëkuqin duke e tamponuar
në fillim në qendër pastaj drejt cepave. Fërko
buzët me njëra-tjetrën, kalo buzëkuqin sërish
dhe përfundo me një shkëlqyes buzësh transparent.

Ngjyrat
e grimit: shmang të gjitha tonet e së kuqes, që
tentojnë të zvogëlojnë buzët. Më
mirë syno koralin, bezhën dhe kafen e qartë.

Buzë në formë zemre

Mbrëmjeve,
kur heq grimin, pastro buzët me një qumësht detergjent
hidratues dhe shmang tonikun. Tamponoji me një pambuk të
mbytur në vaj bajamesh të ëmbla, që i bën
të buta dhe shmang tharjet. Në mëngjes, mos harro
të vendosësh pak produkt specifik anti-rrudhë. Në
fund, shmang buzëkuqët 24-orësh, që për
vetë formulën e tyre, tentojnë të thajnë
lëkurën.

Ngjyrat e grimit: në buzët e tua
shkojnë shumë mirë buzëkuqët e qartë me
tonalitete neutrale. Bezhë, ngjyrë rëre, ndoshta në
version të lëngshëm, kremoz dhe të shndritshëm
lela
lela
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 25
 <b>Piket</b> Piket : 46
Regjistruar : 26/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KUJESU PER BUZET E TUA! Empty Re: KUJESU PER BUZET E TUA!

Mesazh nga engjell a djall Wed 13 Oct 2010 - 9:17

Gisht më gisht ta puth un’ dorën tënde,Këmbën ty ta puth pra, gisht më gisht,Në çdo çast të mbaj në shpirt e mëndje,Si të jesh krijuar prej magjish. U bënë muaj, të humbur tej e tutje,Zot, rrethanat, si kështu na ndanë?Qajnë buzët tona për një puthje,Për një prekje, qajnë gishtat tanë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi