Enver Hoxhat e sotëm
Enver Hoxhat e sotëm
Ata nuk kane lidhje
me njëri-tjetrin. Aq më pak kanë lidhje me personazhin emrin e të cilit
mbajnë. Sipas regjistrit themeltar të gjendjes civile ata bëjnë gjithsej
84 persona. Janë shtetas shqiptarë dhe quhen të gjithë më të njëjtin
emër si të liderit komunist, Enver Hoxha.
Sot do të shkojmë të takojmë njërin
prej tyre. Do të mundohemi të kuptojmë se cfarë do të thotë sot në vitin
2010 të quhesh si një njeri që për të cilin ende ka diskutime të ashpra
për mënyrën se si udhëhoqi vendin nga viti 44 dhe deri në vdekjen e tij
në 1985.
“Unë kam lindur në vendin 1965 dhe e kam emrin Enver
Hoxha, të cilin ma ka vënë babai. Ashtu ka qënë sistemi në atë kohë, ka
pasur debulesë plaku për atë kohë atëherë, gjithashtu edhe për personin
Enver Hoxha”, shprehet Enveri.
Enver Hoxha i kohërave tona jeton
në qytetin e Cërrikut. Ai e pranon nën zë se emri e ka bërë të
privilegjuar përsa kohë që Shqipëria ende jetonte me imazhin e Enver
Hoxhës.
“Unë nuk kam aspak ndrojtje për emrin që kam”, thotë
Enveri.
Por jo vetëm kaq, të quheshe Enver Hoxha për të ishte një
bekim. Emri që gjyshi i vuri për nder të drejtuesit të lartë të
shtetit, e ndihmoi Enverin edhe në pëlqimin që dhanë prindërit e vajzës
që ai dashuronte. Askush nuk guxonte të refuzonte Enver Hoxhën.
Hurmaja,
bashkëshortja e tij thotë se emri ka qënë një faktor shumë i fortë në
lidhjen përfundimtare të tyre.
“Prindërit e mi kur dëgjuan emrin
Enver Hoxha thanë se ishin shumë dakord”, tregon Hurmaja.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Fëmijëria jonë dhe fëmijët e sotëm!!!
» A e shiti Enver Hoxha Kosoven?!!
» Fytyra e dytë e Enver Hoxhës
» Në Gjilan kërkohet e vërteta për vdekjen e Enver Ramadanit
» A e shiti Enver Hoxha Kosoven?!!
» Fytyra e dytë e Enver Hoxhës
» Në Gjilan kërkohet e vërteta për vdekjen e Enver Ramadanit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi