Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pushkini...

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 9:49

First topic message reminder :

OSTI GAZMORE

Naten e kam qef gostine,
Kryetar kur eshte gezimi,
Dhe ligjevenes tavoline
Eshte liria- idhull imi,
Kur nga fjala e bukur pi !
Kenget gjer ne agim shurdhohen,
Kur vershojne miqt te rinj,
Kurse shishet pakesohen.




* * *

Per ju s'trishtohem, vite te pranveres,
Qe ju rrembeu dashuri e kote,-
Per ju s'trishtohem, nete plot mistere,
Qe u percolli fyelli me lote.

Per ju s'trishtohem, miq, qe ne harrese
Me late pa gosti e pa kurore,-
Per ju s'trishtohem vajza te pabesa,-
Nga argetimet vet une po heq dore.

Por ku m'u zhduket, caste te gezimit,
Te shpresave, te kohes krahe-ere?
Ku jane lotet, zjarr' i frymezimit?..
M'u kthe, m'u kthe serishmi, o pranvere!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:05

ZOÇKA

Në vend të huaj unë ruaj,
zakonin e atdheut tim.
Kur vjen pranvera e uruar,
një zoçke unë i jap liri.

Përse të rroj unë pa shpresë,
Përse unë zotin ta qortoj.
Kur, qoftë edhe një krijese,
lirinë mundem t'ia dhuroj.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:05

I BURGOSURI

Në burgun e errët pas hekurash rri.
Me mua shqiponja këtu në qeli,
Ajo pikëlluar ngre krahët , përpjek,
Ushqimin e gjakosur me sqep e çuket.

Çuket dhe e flak, dritaren shikon,
Me mua të njëjtin mendim po mendon;
Këlthet edhe sytë nga unë i hedh,
"Të ikim, të ikim", sikur më thërret!

Ne jemi të lirë si zogjtë, vëlla!
Të shkojmë me retë në mal atje la,
Nga duket veç deti i kaltër me shkumë,
Ku bredhin tufanet, ku bredh vetëm unë!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:06

Mendoj, se zemra ka harruar
Se mund të vuash me lehtësi
Unë fola: se çfarë ishte,
Nuk është më! Nuk ka se si!
Shkuan gëzimet dhe hidhërimet,
Dhe ëndrrat që besohen me lehtësi…
Por janë ende drithërimat
Nën pushtetin e fuqishëm të bukurisë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:06

Delibashi

Të shtëna matanë kodrave;
Kampi ynë e i tyre shihen bash’;
Në një kodër para kozakëve
Hakërrohet i kuqi delibash.

Delibash! Në llavë mos u fut
Mëshiroje jetën;
Amin në çastin e zbavitjes trim i patut’:
Do të të ngjeshin heshtën.

Hej, kozak! Të ndeshesh mos u ngri:
Delibashi në të gjitha gjasat
Do të të presë me jataganin
Kokën e krisur nga shpatullat.

Turresh, sa i pari ka ushtuar.
Shikoni! Kë? ...
Delibashin e lënduar,
Dhe kozakun pa kokë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:07

Shalli i zi

Vështroj si i çmendur unë shallin e zi
dhe brenda më shpon porsi thikë në gji.

Kur isha i ri e kur isha çapkën,
një greke e re më pat lënë pa mend.

Më deshte ajo e me shpirt më gezoi,
por dita e zezë për mua s'mënoi.

Me miqt' e gëzuar ia shtrova një herë,
por erdhi çifut i mallkuar në derë.

"Po pi e po qesh ti me shokët e tu,
por greçka e jote po puthet diku".

I dhashë florinë edhe një mallkim
dhe thirra të vijë me shpejt skllavin tim.

U nisëm, mbi kalë u sula veri,
me dhimbjen e heshtur tulatur në gji.

Kur pragun e saj vështrova me sy,
m'u prenë fuqitë, vështrimi m'u ngrys.

U sula i vetëm në dhomën e fshehtë,
armeni po puthte atë të pabesë.

Nuk di si e nxora hanxharin e ftohtë
dhe puthjen në buzë ia ngriva te poshtrit.

Dhe trupin pa koke shkela me duf
dhe vajzën vështroja i mekur në sy.

Më lutej e qante me duart e shtrira,
mbaroi grekonja, mbaroi dashuria.

Nga qaf'e përgjakur un' shallin e mora,
hanxharin e ftohtë nga gjaku pastrova.

Dhe skllavi në mbrëmje, kur ish errësirë,
Danubit ia hodhi dy trupat e ngrirë.

Dhe unë s'kam puthur me sy asnjëherë,
gëzimn' e ahengut më kurrë s'kam ndjerë.

Vështroj si i çmendur un' shallin e zi
dhe brenda më shpon porsi thikë në gji
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:07

Nata

Zëri im për ty i butë dhe i dobët
Prish qetësinë e vonë të natës së errët.
Pranë arkës sime një qiri i pikëlluar
Digjet; vargjet e mia, shkrihen gurgulluar,
Rjedhin, &rcy;&ucy;&chcy;&softcy;&icy; (plot) dashuri, rrjedhin, të gjitha për ty.
Në terr shkëlqejnë para meje sytë e tu,
Më buzëqeshin, dhe unë dëgjoj zëra:
Miku im, miku im fisnik ... dua ... jotja ... jotja.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:08

Plaku

Nuk jam më dashnor i marrë,
Që bota kishte parë tek unë
Pranvera ime zjarr i parë,
Prej kohe ikën pa një gjurmë.

Amur! O zot i dashurisë së zjarrtë
Unë kam qënë shërbyesi jot
Po ta filloja jetën prapë
Ti prapë do ishe i imi zot
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:09

Digju prapë o llamp' e zjarrtë,
O mike e ditëve plot gëzim
Vezullo o gotë e artë,
O këngë e shenjtë e shpirtit tim
Ku jeni ju o miq të shtrenjtë,
O shokë të dashur të Kup(r)idit
Na thërret prapë or' e shenjtë,
Sërish po shkrin dëbor' e dimrit
Në ditët e zymta të syrgjynit
Shpirti plot plagë veç ndjen gaz,
Në orët e shtrenjta të kujtimit
Që ju o miq më latë pas
Përpapa meje ke qëndruar...
Ja ti o streh' e bujarisë,
Ti muz' e shpirtit të shqetësuar
Ku prehet zjarri i dashurisë
Atje ku kënga na bashkonte,
Ku të gjithë ishim betuar
Se shpirti ynë do jetonte,
Plot afsh e zjarr i dashuruar,
Se zemr' e lodhur s'do pushonte,
S'do prehej kurrë në kraharuar,
Atje ku ishim krejt të lirë
Dhe ngrinim gotat një nga një
Këndonim këngë që pa pirë,
Bërtisnim s'pyesnim për asgjë
Atje dëgjoj sërish një këngë,
Këngë poeti të pagjumë
Prandaj të lutem që pa brengë,
Mbushma gotën që dhe unë
Me ju prapë të qesh i lirë,
Të pi, të dehem kam dëshirë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:09

KENGETARI

A e dëgjuat, vallë, nëpër pyll
Djaloshin këngëtar të dashuruar?
Dhe fushës së braktisur , të shkretuar,
Kur dritën shojti dhe i fundit yll,
Ju fyellin e dëgjuat?

A e takuat, vallë, nëpër terr
Djaloshin këngëtar të dashuruar?
Me lot' e buzëqeshje të trazuar,
Vështrimn' e tij të mbushur helm e vrer,
Ju, vallë, e kuptuat?

A psherëtitët , vallë, për atë,
Djaloshin këngëtar të dashuruar?
Kur patë syt' e tij të shuar
Dhe kur dëgjuat pyllit atë zë,
Ju, vall' u ngashëruat?
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:09

Ti dhe ju

Të shkretën ju me të përzemërtën ti
Ajo, në të kundërt, e ndëroi
Dhe të gjitha ëndrrat e gëzuara
Në shpirtin e dashuruar zgjoi.
Para saj i përhumbur qëndroj,
Ti pulit sytë para saj s’kam fuqi;
I them asaj: sa e dashur jeni!
Dhe mendoj: sa të dashuroj!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:10

Me ler ne roberine time,
Me endrrat plot dhemshuri
Dhe ne te ngrysurat kujtime,
Qe te m'i zhdukesh s'mundesh ti.
Te thash cme kishte zemr' e nxire,
Me ndje....nem doren-lamtumire!
Pak kohe ndarj' e dashurise,
Te femres kraheror trishton
Se shpejt clirohet prej merzise
Edhe serishmi dashuron".

Me pikellim ne kraheror,
E shtangur vasheza qendronte,
Veshtrim' i saje mjegullor,
Qertim te heshtur i tregonte.
Dhe dor' dridheshme e zbehte,
Te dor' e robit mbeti shtrire,
E ftohte krejt edhe e ngrire;
Se fundi brenda, breng' e shkrete,
U derdh me fjalet gjith mynxyre

Ah, rus, o rus, pse vallle, pse,
Pa njohur zemren tende mire,
T'u dhash' e ngrata me deshire!
Ne gjoksin tend cekrezk' e re,
Pak caste ndejti ne harrim;
Pak nete plot me ngazellim,
I fali fat' i saj i zi!
Po a do kthehen perseri?
Perjete humbi gazi im?...
Ne kete moshe kaq mitare,
O rob, ti mundje shume mire
Te me genjeje per meshire,
Me perkedhelje genjeshtare!
Se do ta zbusja ndoshta une,
Me perkujdesjet, shortin tend,
A ndoshta per nje cast ne gjume
Ta vinja shpirtin qe te dhemb.
Ti sdeshe..... Po kush esht' ajo,
Qe ti me kaqe zjarr e do?
Ti dashurohesh? dashuron?...
T'i ndjej ty dhembjet plot trishtime
M'i fal pra shfrimet, pergjithmone,
E mos u tall me brengen time".

Pushoi. Lotet, shqetesimet,
I mbushen gjirin vasheror.
Ankim i shprehte buz' e heshtur.
Shtrengonte gjunjt' e tij pareshtur,
Dhe merrte fryme krejt me zor.
Ngadale robi atehere,
Te ngraten ngriti e i tha:
"Mos qaj; dhe une jam i mjere,
Trishtim dhe zemra ime pa.
S'gezova une dashuri:
U dogja, vojta, ne vetmi;
Po shuhem neper tym per jete.
Harruar te ky vis i shkrete;
Po vdes larg vendit tim amtar;
Kjo fushe do mee behet varr;
Ketu, mbi eshtrat, ne mergim,

Do ndryshket dhe vargoi im..."
Nje zhurme afer u degjua,
Nje vello vashe... kush te jete?
E pikelluar dhe e zbehte,
Ajo papritur iu afrua.
T'i fliste deshte perseri;
Veshtrimi i shprehte dhembshurine;
Dhe floku i saj i gjat' i zi,
I hijeshonte supet, gjine.
Ne njeren dore kish nje sharre.
Ne tjetren, kamen plot shkelqim,
Sikur kish ardhur per te marre,
Me duf ne shpirt, ndonje shpagim.
Ajo, te gjorin rob veshtroi
Edhe "Largohu shpejt, - i tha-
Gjekundi kendej cekreze s'ka.
Mos ler qe nata kot te shkoje;
Na kamen: gjurma te humbet,
Ne kete nate kaq te shkrete".

Dhe duke u dridhur, e zhuritur,
Perkulet, hekurin sharron;
Ne faqe loti i pikon;
Vargoi duke kerkellitur,
Se fundi robin e cliron.
"Vrapo tani, ti je i lire"!-
I thot' ajo: porse veshtrimi,
Atij iu ndez me zjarr te dlire.
Ajo po vuante. Thellimi,
I dridhte velin pa pushim.
"Mikesha ime- rusi thote-
Jam yti gjer ne fundin tim.
I leme keto vise tok,
Vrapo me mua..."- " Eshte vone!
Gezimi jetes, pergjithmone,
Me iku mua dhe me la,
Gjithcka kaloi, gjurma ska.
A mundet? ti ke dashuruar
Nje tjeter!...Gjeje pra ate;
E pse te jem e pikelluar?
Perse te ngasherohem me?
Te dashurise pergjerime,
T'i fala ty, me shpirt te dlire.
Tani harroje dhembjen time,
Me ndje....nem doren- lamtumire!"
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:10

Hena


Perse moj hene argjendore,
ti larg nga rete pa pushim,
permbi kanatet e dritores,
vershon te mekurin shkelqim?
Sa here qe me shfaqesh ti,
ne shpirt me zgjohen shqetesime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
deshire plot me flakerime.
Oh,ikni,ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O,le te mos me shfaqet me,
te perdja e erret ne dritore,
nen driten tende argjendore,
fytyr' e dashur si gjithnje,
fytyr' e embel engjellore
e vashes qe s'do ta shoh me.
O embelsi e dashurise,
plot ledhatime,plot me gaz,
plot me shkelqim te lumturise,
a mund te kthehesh rishmez pas?
I shpejte porsi nje vegim,
me ndrite ti ne fluturim;
U zhduken hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjehere,
dhe ti moj hen'e ndritur
ne qiell u mbyte atehere!
Agimi driten pse shperndau?
Nga vash' e shtrenjte pse me ndau
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:11

Deshire lavdie

Kur isha idehur krejt ne dhele dashurie,
Kur rrija heshtazi mbi gjunje e te veshtroja
Plot gaz e mall ne gji,-edashur,ti e dije
Qe une per lavdi ahere nuk mendoja;
Gjithmone qendroja larg prej zhurmes e remetit,
Merzi ndjeja ne gji nga titull’ ipoetiti,
Kapitur pa pushim nga shqota e shtrengata,
As qe i vija re qertimet e levdatat,
A mund te ndjeja ankth ne shpirt te perveluar,
kur ti me shihje drejt me sy te dhembsheruar,
kur floket mi lemoje embel e ngadale
e thoshje a me do a je i lumtur valle?
Nje tjeter ti keshtu a do dashurosh?
Me thuaj kurre ti o mik sdo me harrosh?
Aher i heshtur krejt e dashur te veshtroja
Aher te kisha ne shpirt e kurre nuk mendoja
Per brengen,pikellimin e per te renden ndarje…
Askurre nuk mendoja..Po cndodhi?Lote,fsharje
E shpifje,tradheti,me erdhen ne mend.
Papritur per nje cast..po cjam,ku jam ne cvend.
Qendroj si shtegtar i ndjekur nga rrufete
Qe nuk edi per ku e shpie rruga e shkrete
Tani ne zemer kam nje deshire te re
Lavdi,lavdi kerkoj qe ti atje ku je
Gjithmone ta degjosh e dashur emrin tim
Gjithmone te me kesh ne mendje pa pushim
E gjithshka perreth per mua tete flase
Qe ti te me kujtosh me dhembshuri cdo cast
Te gjitha pergjerimet e lutjet plot me lot
Ne kopesht,neper terr,kur u ndame nga mot
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:11

Detit

Stihi rebele lamtumire!
Ne çast te ndarjes perseri,
Ti dallget çon perpjet i lire
Dhe zjen,shkelqen me krenari.


Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe buçimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.


O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!


Jehona jote buçimtare,
Me mbushe plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli çamarok o det!


Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,ç'mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.



S'm'u dha prej brigjeve shkembore
Te ikja veç njehere,o det,
Te nisja rendjen,dallget prore;
Atje ku ti gjemon,buçet.


ne ç'vis,ne ç'vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det,nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.

.................................


O lamtumire!Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg,o det!



Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me çon tani,
Do marr me vete shkulmen,hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:12

LETRA E TATIANES DERDUAR ONJEGINIT
(shkeputur nga vepra)

Po marr guximin t'ju shkruaj ....
C'do deshnit me vec shpirtit tim ?
E di,se eshte e dreja juaj
Te me denoni me percmim.
Po ju qe shihni si po vuaj
me pak meshire , sado pak ,
Nuk do me sprapsni zemerak !
me pare desha te rri e qete ;
Per turpin tim , besomeni :
Ju s'do te dinit kurre se si,
Po te mund te shpresoja vete,
Qe kur e kur me plot hare
Te kem t'ju shoh ketu tek ne,
Qe t'ju degjoj si kuvendoni,
Tju them nje fjale dhe pastaj
Ne zemer vec nje mall te mbaj,
Vec gjer serisht te me takoni ..
Po thone se ju s'rrini dot :
Ne fshat te heshtur ju merziti ;
e ne .. ne rrojme me te kote ,
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthte vete ashtu ne fshat,
Na gjetet tek ky vend i qete?
T'ju njoh s'do kisha kurre fat,
S'do kisha turbullim' e shkrete.
Duk' u qetuar (kushedi ! )
Nje miku mund t'i behesha mike,
Dhe shoqe jetes dhe besnike
Dhe zonj' e ndershme per shtepi.
Nje tjeter ... Jo , askujt ne jete
Nuk do t'i falnja dashuri !
E ka vendosur Qielli vete,
Jam e jotja ne perjetesi !
Gjithe jeta ime me pat qene
Nje peng se ty do te takoj ;
Se Zoti jeten ma ka dhene
Gjer ne varr te t'adhuroj ...

Perhera te kam enderruar ;
Te ndjeja thelle mu ne gjit,
Me at veshtrim qe me trondit.
Ne zemer shpesh te kam degjuar
Ty zerin ... Jo s'ish enderrim !
Dhe sapo hyre te kuptova,
Me preke fort , u pervelova.
Thashe eshte ai thesari im !
S'eshte e vertete ? Po, te kam ndier ;
Me flisje; kur me dhembshuri
Ndihmoja njerezit e mjere,
A kur ne shpirtin tim te mjere
Me sillte lulja qetesi.
Edhe tani ndaj kesaj grime,
A nuk je ti,o endrra ime,
Qe n'erresire po ndricon
E vjen me prek me nur e hije ?
Kush je ti ? Engjelli me shprese,
Apo nje lajkatar pa bese ?
Ma hiq tani kete dyshim ;
Kjo mbase nje enderr mund te jete,
Per zemren time nej genjim,
E ndryshe krejt fat' i vertete ...
Po dhe keshtu. Jet' edhe fat
Vec ty, qe sot t'i kam besuar
Me qan me lote shpirti i ngrate
E mbrojtje vij per te kerkuar ...
Mendo : Jam vetem,s'kam ku flas ,
Askush nuk mund te me kuptoje
Mendja fillon te me leshoje,
Ne heshtje duhet te humbas.
Te pres : ti eja sic me k'enda
Dhe shpresat ngjallmi perseri,
A ma prish endrren tani
Me te qetuara te renda !
Mbarova !S'mund ta rilexoj ...
Po vdes nga frik'e turperuar ...
Po nderit tuaj i besoj,
Me plot guxim duke shpresuar .
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 10:13

Po ta dija

Po ta dija ne fillim,
Qe vargjet me gjak duhen ngjyer
I trembur, i lodhur, po pa pertim,
Zemren gjoksit do ta kisha shqyer.

Dhe nga kjo shaka e marre,
Nuk do kishte sot asgje.
Ndjenjat, fjalet do kisha vrare
Po poet s'do isha me.

Oh! Tani cdo gje ka shkuar,
Si ne Romen plot mistere
Mijra vargje pata shkruar
Qesha, qava, nxora vrere.

Po kur vargjet jane pa dhimbje,
Art per jeten me s'do kete.
S'do kete lule per poetet,
Do te vdese kenge e vertete.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkini... - Faqe 2 Empty Re: Pushkini...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi